Paratë e vjetra rikthehen në modë

Nga RedaksiaR 05.06.2017 09:53

Numizmatika, vlerësimi i monedhave të vjetra tejkalon investimet e tjera. Një treg dikur në hije po aspiron fuqishëm të dalë në krye

Pas derës së fortifikuar të Stack’s Bowers, një galeri me monedha të rralla në Nju Jork, shitësit e qeshur tregojnë me krenari produktet e tyre të çmuara të reklamuara me kujdes në vitrina qelqi, ku nuk mund të preken nga klientët. Për të gjithë ata që nuk marrin vesh nga kjo fushë, ato duken as më shumë e as më pak sesa thjesht disa monedha të thjeshta, shkruan The Economist.

Numizmatistët, të cilët studiojnë historinë dhe artin e parave të vjetra, i shohin monedhat e ruajtura si kryeveprat estetike me një vlerë tejet të lartë.

Në një ankand të organizuar më 31 mars, po nga galeria Stack’s Bowers, një cent amerikan i vitit 1793 (fotoja e ilustruar) u shit për 940,000 dollarë, duke u shndërruar në qindarkën më të kushtueshme.

Një indeks i klasave të mjeteve alternative të prekshme të hartuara nga Knight Frank, një firmë konsulence, tregon se fitimi nga monedhat e rralla në një periudhë dhjetëvjeçare deri në fund të 2016-s, ishte 195%, duke mundur me lehtësi artin (139%), pullat (133%) mobiliet (31%) dhe indeksin e S&P 500 (58%).

Monedhat janë lehtësisht më të manovrueshme sesa pikturat apo mobiliet, dhe mbi të gjitha kanë një vlerë më të lartë. Pullat postare mund të jenë më të lehta, por në fund të fundit, ato nuk mund të shkrihen si ç’ndodh me monedhat.

Megjithatë, tregu i monedhave të rralla nuk është se ka pasur një reputacion të mirë.

Ajo që dallon një monedhë të rrallë dhe që e bën atë shumë të vlefshme nga një tjetër, që nga shkëlqimi i saj, ngjyra, detajet e vogla apo thyerjet e ndryshme që mund të ketë, janë elemente pothuajse që nuk mund të vihen re nga një sy i pastërvitur.

Tregtarët e monedhave false për dekada me radhë kanë mashtruar me sukses investitorët e ndryshëm, të cilët kanë ofruar shuma të larta dollari për monedha, të cilat jo vetëm që nuk kishin atë vlerë për të cilin ishin shitur por edhe më keq, mund të ishin false.

Por ato morën fund në vitin 1986, kur certifikuesi i parë i pavarur i monedhës, Professional Coin Grading Service (PCGS), në Kaliforni u caktua si organi mbikëqyrës në lidhje me vërtetësinë, origjinalitetin dhe cilësinë e monedhave.

Duke vlerësuar secilën monedhë në shkallë nga 1 deri në 70, PCGS i dha tregut transparencën e shumëkërkuar, duke rritur besimin e investitorëve dhe vëllimet e shitjeve.

Sot, shitjet globale të monedhave të rralla vlerësohen nga 5 deri në 8 miliardë dollarë në vit, me 85% të tregut të përqendruar në Amerikë.

Pra, vlerësimi i palëve të treta është bërë aq i rëndësishëm sa pothuajse të gjitha monedhat e rralla të shitura në ankand këto ditë janë vlerësuar dhe janë vulosur duke u plastifikuar si nga PCGS, ashtu edhe nga rivali i tij kryesor i saj, Numismatic Guaranty Corporation (NGC), me bazë në Florida.

Disa fajësojnë vetë sistemin e vlerësimit për fitimet tejet të larta, sepse edhe rritja me një pikë të vetme në vlerësimin e monedhës mund të dyfishojë ose të trefishojë çmimin e saj të shitjes.

Një monedhë dollari prej argjendi e vitit 1884, pasi kaloi nga 62 pikë në 63 pikë, iu rrit vlera nga 19,500 në 65,000 dollarë. Procesi i vlerësimit është subjektiv, kriteret e vlerësimit përfshijnë “impaktin që ato të lënë me shikim të parë”. Scott Travers, një tregtar monedhash në Nju Jork, thotë se investitorët ndonjëherë e dërgojnë të njëjtën monedhë nga 10 deri në 20 herë në të njëjtën kompani, me shpresën që ajo të përmirësohet sa më shumë. E gjithë kjo çoi në një “rritje të vlerësimit” të monedhave, që padyshim shoqërohet edhe me gëzimin e investitorëve.

Por në një periudhë afatgjatë, një rritje e qëndrueshme vetëm nga një propozim i thjeshtë me siguri që do të ndikojë në uljen e çmimit të tyre. Tashmë ka lindur nevoja e domosdoshme për “vlerësues të “gradave” të monedhave, duke shpresuar se kjo gjë do të ndikojë në stabilizimin dhe vendosjen e një disipline në përcaktimin e vlerësimit të tyre. Në të ardhmen mbase do të duhen, vlerësues të vlerësueseve të vlerësuesve!

 

Nga RedaksiaR 05.06.2017 09:53
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.