Grafikat e Adem Dërmakut, pjesë e ekspozitës prestigjioze MAD, në Paris

Nga Redaksia 01.10.2016 12:38

Multiple Art Days Paris (MAD) bën pjesë në mesin e organizimeve më të mëdha të kësaj natyre në Evropë. Janë 70 galeri dhe edicione që ekspozojnë thesarin e tyre artistik nëpër pavijone të veçanta në këtë panair - ekspozitë që zgjat tri dit

Grafisti ynë i njohur me qëndrim në Cyrih, Adem Dërmaku, i cili po bën emër me praninë e tij artistike në shumë ekspozita në Zvicër dhe jashtë saj, na vjen edhe me një befasi. Ai është duke marrë pjesë në panairin e madh e prestigjioz të arteve në Paris, MAD.

Multiple Art Days Paris (MAD) bën pjesë në mesin e  organizimeve më të mëdha të kësaj natyre në Evropë. Janë 70 galeri dhe edicione që ekspozojnë thesarin e tyre artistik nëpër pavijone të veçanta në këtë panair – ekspozitë që zgjat tri ditë.

“Ky prezantim është shumë i rëndësishëm për mua, duke pasur parasysh vendin ku realizohet kjo ekspozitë ndërkombëtare, Parisin pra dhe adresën e njohur botërisht “MAD”, shprehet Dërmaku për albinfo.ch.

Specifikë për këtë lloj ekspozite është se nuk marrin pjesë artistët individualisht por galeritë përkatëse të arteve dhe kuratorët e tyre përzgjedhin punimet e artistëve që do t`i ekspozojnë në pavijonet e tyre, brenda panairit ose ekspozitës së madhe.

Në rastin tonë, Adem Dërmaku është përzgjedhur dhe prezantohet nga Galeria & Edicioni Wolfsberg, Zürich.

“Ndjehem jashtëzakonisht i privilegjuar dhe i nderuar me rastin që më është dhënë për t`u prezantuar me dy punime të mia në mesin e artistëve të njohur botërorë”, thotë për albinfo.ch artisti i grafikës

I pyetur për teknikën dhe tematikën e punimeve të tij, artisti nga Cyrihu thotë për albinfo.ch se bëhet fjalë për dy punime të punuara në teknikën e grafikës me temë politike-sociale. Valixhja, vetura dhe aeroplani janë marrë si tri elemente që simbolizojnë emigrimin.

Krahas Dërmakut, në pavijonin e njëjtë prezantohen edhe artistët zviceranë e të tjerë, të përzgjedhur nga Galeria & Edicioni Wolfsberg: Douglas Gordon, Nic Hess, Marco Ganz, Michael Günzburger, Vera Rothamel, Domenik Stauch, Robert Honegger.

Nga Redaksia 01.10.2016 12:38
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.