Partia Demokratike formon degën e saj në Medvegjë (foto)
Lokale

Partia Demokratike formon degën e saj në Medvegjë (foto)

14.Jun.2014 14:07
0
Me moton “Ta shpëtojmë Medvegjën” sot në këtë pjesë të vendit të banuar me shqiptarë është themeluar edhe dega e subjektit më të ri në Luginë të Preshevës. Këshilli iniciues për themelimin e degës së Partisë Demokratike (PD) mbajti takim në të cilin u zgjodhën përfaqësuesit e organeve drejtuese të këtij subjekti politik shqiptar në Medvegjë, raporton Titulli. “Formimi i degës së Partisë Demokratike në Medvegjë nuk është për t’i dëmtuar shqiptarët por ka synim për t’i bashkuar ata”, tha para të pranishmëve kryetari i PD-së Nagip Arifi. pd medvegje-2 Degën e PD-së në Medvegjë do ta drejtojë kryetari i sapo zgjedhur Bajram Mustafa. Themelimi i kësaj dege do të jetë subjekti i tretë shqiptar që do të veprojë në Medvegjë, pas Partisë për Veprim Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar. Vlen theksuar se Partia Demokratike e cila drejton komunën e Bujanocit, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur edhe zgjedhjet në Forumin Rinor të këtij subjekti politik./Titulli.com/
BIPBM organizon manifestim për Muajin e Ramazanit
Detaje mbi vrasjen e bujanocasit Xhemsi Demiri (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration