Lokale
Detaje mbi vrasjen e bujanocasit Xhemsi Demiri (foto)
Xhemsi Demiri 34 vjecari nga Bujanoci, trupi i të cilit është gjendur në lumin Sava, në këmbët e të cilit kanë qenë të vendosura dy tulla betoni, sipas asaj që shkruan “Kurir”, ka pasur një dosje të bujshme policore.
Demiri ka qenë i njohur për vjedhje, dhunime, dëmtim të makinave, ndarje të drogës, kërcënime të ndryshme si dhe bashkëpunim me njerëzit e nëntokës. Ai ka operuar në disa vende si Preshevë, Bujanoc, Vranje, Beograd, Novi Sad, Pançevë etj.
”Në këtë pjesë njihet për vjedhjen që ka bërë tek motel Ibro si dhe në pompën e benzinës Jezero, tregojnë banorët se si para disa vitesh menzi ka ikur i gjallë nga Prishtina pasi që në një hotel atje ka plaçkitur disa mysafir të pasur”, shkruan kjo gazetë Beogradase, transmeton Titulli.
Ndërkohë në Bujanoc aty ku edhe është lindur, thuhen tregime të ndryshme për Demirin e nacionalitetit romë. Derisa disa vërtetë theksojnë se ai ka qenë shumë i pasur, ka pasur gardërobë të shtrenjtë dhe se shpenzon shumë para, të tjerë theksojnë se ai ka jetuar në një varfëri të skajshme.
KA FJETUR GJITHANDEJ, NUK KA PASUR FAMILJARË
Hetimet akoma nuk kanë arritur të sigurojnë arsyet e këtij krimi
”Kemi biseduar me shumë njerëz që e kanë njohur, por në fakt ai nuk ka pasur familjarë, as një vendbanim të përhershëm ku ka qëndruar, madje as miq me të cilët të ketë qenë i afërt, ka operuar në Beograd, Novi Sad dhe Pancevë, madje edhe atje ku mbrinte. Ka fletur gjithandej, ndërsa i burëgosur ka qenë disa herë”.
KRIMI
Demiri është maltretuar rëndë dhe është hedhur i gjallë në lum; Tek këmbët ka pasur të lidhura dy tulla betoni; Në kokë ka pasur të lidhur një qese plastike; Në dy duart ka pasur dorëza; Trupi i tij në lum ka qëndruar më shumë se 10 ditë. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!