Barazia thelb i zhvillimit të Bujanocit
Lokale

Barazia thelb i zhvillimit të Bujanocit

05.Jan.2016 15:17
0
Bujanoci si komunë në margjinat e rrjedhave rajonale nuk përbën ndonjë faktor të rëndësishëm. Por për vetë rrjedhat në Bujanoc apo në nivel të Luginës së Preshevës për shqiptarët është thelbi i qëndrushmërisë substanciale, është ruajtja e shtrirjes demografike.

Shkruan: Ragmi MUSTAFA ;

Si grup i këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik në vazhdimësi të seancave të Kuvendit Komunal në Bujanoc në pjesën e dytë të vitit 2015 kemi propozuar dy pika për rend dite. Propozim vendimi i Komunës së Bujanocit për tiu bashkuar Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) dhe Propozim Vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vendimi për emrimin e rrugëve dhe shesheve, përkatësisht ndryshimi i emrimit të sheshit në Komunën e Bujanocit nga sheshi Karagjorgje Petroviq në sheshin Skenderbej.

E para ka të bëj me parime politike. Ne nuk mund të sjellemi në Preshevë “Luan” që duam të imponojm reciprocitetin në raport me serbët në veri të Kosovës dhe si “Maca” në Bujanoc kur kemi të bëjmë edhe me serbë në kualicionin në pushtet (PD, Grupi Stojança Arsiq, SPS, SNS, Grupi Shën Apotoli dhe Pavle, dhe LPD).

Reciprociteti është kërkesë legjitime e dalë edhe nga Platforma e përbashkët politike e vitit 2006 që obligon të gjitha partitë politike, por jo në kushtet kur nuk ka mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës (e diskutim tjetër është se sa janë duke bërë këto Qeveri për shqiptarët e Luginës së Preshevës).

Megjithate, komunës së Bujanocit më shum se kurr i duhet bashkpunimi me komunën e Preshevës dhe Medvegjës, më shumë se kurr i duhet binjakëzimi me qytete, komuna të zhvilluar e jo me ato si Margegaj. Sepse ndërrmarja e veprimeve të përbashkëta mbrenda Luginës së Preshevës dhe shkëmbi i informatave dhe përvojave me komuna të përparuara është jo vetëm nevoj për edhe domosdoshmëri për zhvillim.

E dyta ka të bëjë me parimin e barazisë. Është e pakuptim kur një rrugë me emrin “Skenderbej” në Beograd nuk nxitë tensione ndëretnike e emri i sheshit në Bujanoc me këtë emër do të provokonte situatën politike ashtu siç është deklaruar nga disa në Kuvend.

Që nga hyrja në qytetin e Bujanocit, sheshin e Bujanocit e deri në dalje tek Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, përkatësisht në fillim të fshatit Rakovc mbanë emrin “Karagjorgje Petroviq” e deri më sot nuk ngjallur apo provokuar kurrfar tensioni ndëretnik.
Bujanoci nuk mund të ketë kurr far zhvillimi substancial pa pasur në themelet e tij konceptin e barazisë. Barazia është thelbi i zhvillimit dhe jo inferioriteti.

Tash e 15 vite pas zgjedhjeve të para vërtet demokratike shqiptarët e romët janë qytetar inferior edhe pse shqiptarët përbëjnë shumicë e banorëve në Komunën e Bujanocit.

Është më se nevojshme që barazia të theksohet si element i komunës së Bujanocit, në mënyrë që mos të jetë indiferente ndaj institucioneve tjera republikane e që veprimtarin e ushtrojnë në Komunën e Bujanocit.


Barazia do të mundësoj që më tej të ndërtohet fryma e zhvillimit. Zhvillimi është domosdoshmëri për Bujanocin.

Autori është shef i grupit të PVD-së në Kuvendin Komunal të Bujanocit dhe nënkryetar i degës së PVD-së në Bujanoc

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI   

 

Komandantët e policisë në Bujanoc e Preshevë ndërrojnë vendet, shqiptarët të nënpërfaqësuar
TV "Spektri": Kërcënimet e kryetarit Arifi i deklaruam në polici
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration