Foto nga arkivi- Bujanoc: Policia lokale
Lokale
Komandantët e policisë në Bujanoc e Preshevë ndërrojnë vendet, shqiptarët të nënpërfaqësuar
Pas riorganizimit të ri në policinë e Serbisë në Bujanoc e Preshevë janë bërë disa emërime të reja edhe atë në stacioni policorë Bujanoc për herë të parë është emëruar komandanti shqiptarë ndërsa në Preshevë një pjesëtarët i nacionalitetit serb.Deri sa në stacionin policorë në Preshevë komandant u emërua një serb në Bujanoc është emëruar Ekrem Krasniqi.
Sipas dhënësit të drejtorisë së policisë në Vranjë, Dragan Stamenkoviq në Preshevë si komandant në mandatin e ardhshëm do të jetë Goran Saviq.
Në raportin e fundit të Komisionit Evropian thuhet se shqiptarët janë të nënpërfaqësuar në institucionet shtetërore duke përfshi edhe drejtorin e policisë në Vranjë.
Komandantëve të ri në stacionet policore në Bujanoc dhe Preshevë mandati i ka filluar me 1 janar.