Kthehu ...

Opinione

Popull i dashur një mesazh për të gjithë ju: Vetëm votën mos e shitni...!

👤Redaksia 🕔21:08 20.04.2016

Mos e merrni në qafë veten dhe pjesën tjetër të popullit e sidomos "rinisë" të cilët e dëshirojnë më të mirën për ju, për vete dhe për gjithë vendin në radhë të parë...ja ku po jua them publikisht dhe personalisht se data e 24 Prillit (Ditës së votimeve) po afrohet dhe unë ende s'kam krijuar bindjen ose besimin e plotë se kujt duhet dhënë #votën (edhe pse mendjen e kam të ndarë) por do të pres denjësisht deri ditën kur do të shuhen të gjitha këto aktivitete e fushata të cilat i kam ndjekur pothuajse të gjitha në këndvështrimin e një qytetari të thjeshtë, neutral dhe të pavarur..dhe le të guxojë e të dalë ndokush personalisht t'më kërcnojë ose qoftë larg t'më shantazhojë me blerje të #votës !!!

Lexo Artikullin e plotë

Po Shqiptarë jemi

👤Redaksia 🕔15:48 25.03.2016

Shteti i Serbisë në vitin 2001 pati nënshkruar Kartën e Këshillit të Evropës për pakicat kombëtare me qëllim të rritjes dhe garantimit të të drejtave të pakicave kombëtare. Por sa po respektohen ato të drejta apo obligime që dalin nga ajo Kartë.

Lexo Artikullin e plotë

Librat shqip dhe pseudo-patriotizmi i politikanëve shqiptarë

👤Redaksia 🕔17:20 04.03.2016

Serbia pas një periudhe disa mujore të ngujimit të librave dedikuar nxënësve shqiptarë të Luginës së Preshevës, më në fund vendosi që t'i rikthej ato në Kosovë. Besoj se asnjë njeri me ndërgjegje, dinjitet e moral të pastër nuk mund të mos ndjehet i prekur nga ky veprim.

Lexo Artikullin e plotë

Udha e shkronjave në Luginë

👤Redaksia 🕔00:22 03.03.2016

Deri dje, patën kaluar 6 muaj që tekstet mësimore në gjuhën shqipe nga Republika e Kosovës që ishin destinuar për fëmijët shqiptarë që jetojnë në Luginë, dhe më në fund ato u kthyen mbrapshtë në Kosovë, pasi sipas autoriteteve serbe nuk i plotësonin kushtet të futen në territorin serb.

Lexo Artikullin e plotë

Duam libra shqip dhe protesta simbolike ne Preshevë

👤Redaksia 🕔23:00 18.02.2016

Me moton “ Duam libra shqip, në Preshevë u shënua protesta e radhës nga qytetarët kushtuar ndalimit të librave shqip, të cilët para pak muajve erdhën donacion nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës e të cilat nuk po lejohen që të përdoren nga Qeveria e Serbisë. Tashmë edhe pse Presheva ngadalë-ngadalë po hyn në fazën preliminare të zgjedhjeve lokale, është krijuar një gjurulldi e madhe lidhur edhe me lirimin e teksteve shqip.

Lexo Artikullin e plotë

FADIL SULEJMANI KY MISIONAR I MADH

👤Gzim 🕔00:57 13.02.2016

Në historinë e popullit shqiptar shquhen figura të mëdha historike, të cilët ditën ta shkruajnë me germa të arta atë. Të gjithë ata burra që punuan për të mirën e popullit e shqiptar, në fakt ata ishin ndriçues të përparimit dhe avancimit që ky popull një ditë të inkuadrohet aty ku e meriton.

Lexo Artikullin e plotë

Lugina e Preshevës, jo më një vend i harruar

👤Redaksia 🕔16:15 11.02.2016

Tri komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që përfshihen në territorin që njihen si Kosova Lindore apo Lugina e Preshevës, janë sot, territoret shqiptare me përkrahjen më të pakët politike, ekonomike dhe sociale në rajon.

Lexo Artikullin e plotë

Lugina e Preshevës: Aty ku po fyhen shqiptarët... po nga shqiptarët!

👤Redaksia 🕔16:33 06.02.2016

Shqiptarët e Luginës së Preshevës prej vitesh luftojnë diskriminimin e politikës serbe, e shumëkush, duke mos parë kurrfarë zgjidhjeje në horizont nuk ka pasur mundësi tjetër përpos largimit. Papunësia e lartë, mosintegrimi në shoqëri, burgosjet, zhdukjet, pengesat për të përdorur tekstet shkollore në shqip dhe flamurin kombëtar, janë vetëm pak nga problemet që hasin mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Lexo Artikullin e plotë

Ju udhëheqës të pozitës, opozitës dhe shoqërisë civile të Luginës!

👤Redaksia 🕔18:58 04.02.2016

Që nga ardhja e sistemin pluralist në këto anë, shqiptarët në përgjithësi, e ju liderë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në veçanti, jeni përçarë dhe e keni ndarë popullin e shkretë sa që ka ardhur një moment kur edhe simpatizantët e subjekteve tuaja nuk flasin në mes vete. Madje madje ka të tillë që edhe pse janë të së njëjtës familje, nuk flasin me njëri tjetrin. Kjo, krejt shkaku juaj!

Lexo Artikullin e plotë

Akademik Nexhat Daci kandidat ideal për President të Kosovës

👤Redaksia 🕔17:40 31.01.2016

Republika e Kosovës aktualisht gjendet pothuajse në ditët e fundit të zgjedhjes së Presidentit të ri, meqë Presidentes aktuale, zonjës Atifete Jahjaga i skadon mandati në javën e parë të muajit prill të këtij viti dhe ka mbetur vetëm një muaj kohë për zgjedhjen e shefit të shtetit altualisht më të ri të Europës.

Lexo Artikullin e plotë

Zgjedhje apo zgjidhje në Kosovë

👤Redaksia 🕔11:55 23.01.2016

Jeta na ka mësuar se si të sillemi në rrethana të caktuara. Tashmë të gjithë jemi futur në botën e hamletiane kushtuar zgjedhjeve apo zgjidhjeve.

Lexo Artikullin e plotë

Pse shqiptarët e Luginës të paguajnë taksë për televizionin kombëtar në Serbi...?

👤Redaksia 🕔14:06 21.01.2016

Kohë më parë në Kuvendin e Republikës së Serbisë u miratua ligji për funksionimin e mediumit publik RTS, ku një pjesë do të financohet nga buxheti i Republikës së Serbisë e pjesa tjetër nga taksapaguesit.

Lexo Artikullin e plotë

Skeçi i "Stupcave", gjenial për realitetin e politikbërjes së shqiptarve të Luginës

👤Redaksia 🕔16:06 05.01.2016

Lugina e Preshevës ndërrimin e motmoteve e shënoi në një atmosferë të qetë, gati të pahetueshme, madje edhe të zymtë, si asnjëherë më parë në dekadën e fundit.

Lexo Artikullin e plotë

Barazia thelb i zhvillimit të Bujanocit

👤Redaksia 🕔15:17 05.01.2016

Bujanoci si komunë në margjinat e rrjedhave rajonale nuk përbën ndonjë faktor të rëndësishëm. Por për vetë rrjedhat në Bujanoc apo në nivel të Luginës së Preshevës për shqiptarët është thelbi i qëndrushmërisë substanciale, është ruajtja e shtrirjes demografike.

Lexo Artikullin e plotë

Gjendje e mjerueshme e Muzeut të Tërnocit (foto)

👤Redaksia 🕔14:55 05.01.2016

“Ne do ta avancojmë kulturën dhe traditën tonë” ishte motoja e Nagip arifit dhe partisë së tij në zgjedhjet e fundit lokale, por, po shihet qartë se një pushtet që konsideron politikën si rrugë të pasurimit të bartësve të tij, nuk i intereson mbrojtja e kulturës dhe traditës kulturore në komunën tonë.

Lexo Artikullin e plotë

Baba dimri i korruptuar

👤Redaksia 🕔13:58 31.12.2015

Është bërë thuajse zakon që fundviti të shoqërohet me ceremoni festive kryesisht si një arsye për përmbledhjen e aktiviteteve për gjatë dymbëdhjetë muajve të vitit. Shpesh më shkon mendja të uroj ose të pyes veten heshtazi a thua pse nuk vjen më shpesh ky viti ri? Po, po më shpesh sepse mediat po na ofrojnë gjithë atë shkëlqim që po ndodh nëpër sallat dhe zyret e ngrohta ku po organizohen këto ngjarje.

Lexo Artikullin e plotë