Gabimet e Sali Berishës
Vështrime

Gabimet e Sali Berishës

07.Aug.2013 11:19
0
E quajtën kryeministër të të gjithë shqiptarëve, duke i dhënë epitetin më të lartë të politikanit shqiptar në rajon. Madje thuhej shpesh, ndoshta edhe me të drejtë, se po të kishte mundësi Sali Berisha të merrte pjesë në zgjedhje në Kosovë, Hashim Thaçi, i cili pavarësisht se udhëhoqi luftën e UÇK-së kundër Serbisë, kurrën e kurrës s’do të bëhej politikani më i votuar në vend. Shkruan: Lavdim Hamidi Lavdim Hamidi Për përkrahjen e madhe që kishte lideri i demokratëve shqiptarë në Kosovë ishte i vetëdijshëm edhe vetë Thaçi. Kjo u pa nga numri i madh i qytetarëve që dolën ta prisnin në rrugët e Gjakovës, Prizrenit, Prishtinës, kur Berisha vizitoi Kosovën gjatë mandatit të fundit si kryeministër. Shumëkush në Kosovë i ka ende të freskëta lidhjet dhe bashkëpunimin e ngushtë të tij gjatë viteve të 90-ta me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, pavarësisht se më vonë thuhet se ky i fundit kishte “çuar duart” nga Berisha. Askush në Kosovë nuk e mohon se gjatë mandatit të tij si kryeministër, pas humbjes së pushtetit të Fatos Nanos, ishte Sali Berisha, i cili e ndërtoi “Rrugën e Kombit”, apo siç thuhej nga kosovarët, “po të mos e kishte fituar edhe mandatin e dytë si kryeministër i Shqipërisë, Sali Berisha, autostrada e cila kishte filluar të ndërtohej nuk do të përfundohej kurrë dhe tuneli i Kalimashit do të ishte shfrytëzuar nga banorët e zonës vetëm për ruajtjen e turshive gjatë dimrit, sepse veturat nga të dy anët e kufirit nuk do të mund të qarkullonin”. Personalisht asnjëherë nuk e kam besuar këtë version, duke e ditur kontributin e socialistëve gjatë luftës në Kosovë, mirëpo ja që ka ende shumë të atillë në Kosovë që i shohin me skepticizëm veprimet e tyre në të mirë të Kombit, të cilin imazh do të duhej ta përmirësonte udhëheqja e re e partisë. Përpos që ndërtoi rrugën e cila lidhi Kosovën me Shqipërinë, Sali Berisha nuk bëri shumë gjatë dy mandateve të fundit si kryeministër në aspektin ekonomik, apo thënë më saktë nuk punoi aspak në përkrahjen dhe fuqizimin e bizneseve kosovare në Shqipëri. Shumëkush me të drejtë në Kosovë shpreh habinë se si është e mundur që asnjë biznes i vetëm i fuqishëm nga Kosova nuk është prezent në tregun shqiptar, përpos disa gjellëtoreve me emrin “Kosova” rreth Plazhit të Durrësit. Nuk është se kanë munguar iniciativat nga disa biznese kosovare për të operuar në tregun shqiptar, madje disa kanë qenë të pranishme atje edhe para luftës në Kosovë, por janë tërhequr gradualisht nga kërcënimet që kanë marrë nga konkurrentët, ndërsa shteti në krye të të cilit ka qenë kryeministri Sali Berisha me bashkëpartiakët e tij nuk ka reaguar fare. Në Kosovë është një situatë pak më ndryshme në këtë drejtim, ndoshta jo edhe në një nivel të dëshiruar, por këtu operojnë biznese të fuqishme nga Shqipëria në fushën e sigurimeve, bankave, teknologjisë informative, transportit, mediave etj. Pavarësisht kësaj, liderët kosovarë do të duhej t’i përkrahnin edhe më shumë bizneset nga Shqipëria, e jo të na përsëritet historia si rasti i embargos së çimentos, e cila ndodhi vitin e kaluar, apo pengesa e eksportit të patateve nga Kosova. Shikuar nga ky aspekt shumë më shumë kanë qenë të përkrahura bizneset nga shtetet tjera të rajonit në Shqipëri se sa ato kosovare dhe anasjelltas. Ta zëmë shumë më shumë favore Berisha i krijoi në Shqipëri biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazliq se sa një biznesi nga Kosova. Njashtu veproi edhe Hashim Thaçi në Kosovë. Realisht apokalipsi në Shqipëri për bizneset kosovare nuk ka ndodhur vetëm gjatë mandatit të demokratëve në krye të ekzekutivit, mirëpo e njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë mandatit të socialistit, Fatos Nano me shokë. Në kohën kur Berisha tashmë po i numëron ditët e fundit në Qeveri, kryeministri i ri i zgjedhur Edi Rama do të duhej të mësonte nga gabimet e paraardhësit dhe të krijonte kushte që biznesi kosovarë të Rilindë në Shqipëri!. Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Pro dhe kundër vizitës së ministrit Makolli në Medvegjë!
Rrenat si "Hurmet", a ujë nuk ka
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration