Pro dhe kundër vizitës së ministrit Makolli në Medvegjë!
Vështrime

Pro dhe kundër vizitës së ministrit Makolli në Medvegjë!

14.Aug.2013 08:55
0
Shoqata humanitare bamirëse “Medvegja”, Komuna e Medvegjës (pjesa shqiptare e saj, kuptohet) dhe një grup aktivistësh të kësaj ane u bënë shkas dhe pasojë që të vihet në sprovë politika serbe karshi marrëveshjeve dhe raporteve në relacionin Kosovë-Serbi  Shkruan: Jonuz Fetahu Jonuz Fetahu Java e dytë e gushtit shënoi një ngjarje, një aktivitet të rëndësishëm, jo vetëm për shqiptarët e Luginës, por edhe për mbarë opinionin shqiptar, në veçanti për politikën kosovare. Ndodhi vizita e parë e një ministri shtetëror të Kosovës, madje zyrtare, me tërë protokollin shtetëror, pavarësisht se i censuruar dhe i mbikëqyrur strikt, në pjesën që aktualisht është nën juridiksionin e Serbisë. Megjithëse shtypi dhe opinioni serb e kualifikuan si vizitë private të një qytetari të rëndomtë, e vërteta është krejt ndryshe. Ai hyri, u prit dhe u përcoll tamam siç i takon një ministri të cilitdo vend. Krejt kjo ka të bëjë me një aktivitet që këto subjekte e kishin menduar dhe filluar tre vjet më parë, e që mendohet të jetë tradicional çdo fillim-gusht, kushtuar mërgimtarëve, me titull “Takim me Diasporën”. Për këtë organizim përgatitjet kishin filluar javë më parë. Krejt kjo ishte bërë në mënyrë korrekte dhe të menduar mirë. Faktori shqiptar më unik se kurrë Faktori shqiptar ishte treguar më unik se kurrë. U tha qartë se organizimi nuk është qëllim personal i askujt, nuk ka synim poenët politikë, as promovimin e individëve. Ideja ishte një nderim dhe pritje për mërgimtarët, pse jo me praninë edhe të ministrit të Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Makolli. Iniciativa u përkrah nga të gjithë, edhe nga përfaqësuesit komunalë, z. Florim Sahiti dhe z. Ismet Zeqiri. U zgjodh Këshilli Organizativ dhe filluan përgatitjet sipas detyrave që duhej përmbushur. Promotor i të gjithave ishte kryetari i shoqatës humanitare bamirëse “Medvegja”, z. Zenel Neziri. Praninë e kishte konfirmuar edhe ministri, ardhja e të cilit u komentua dhe komentohet në mënyra të ndryshme. Kolona e pambarim në kufi Para dhe pas ardhjes së ministrit kosovar të Diasporës pati komente të ndryshme, prej atyre ‘shumë mirë që erdhi’ deri te ajo ‘nuk ka kurrfarë rëndësie që erdhi’. Por, dorën në zemër, për të mos e quajtur historike, kjo vizitë ishte një ngjarje, një aktivitet i rëndësishëm, jo vetëm për shqiptarët e Luginës, por edhe për mbarë opinionin shqiptar, në veçanti për politikën kosovare. Ndodhi vizita e parë e një ministri shtetëror të Kosovës, madje zyrtare, me tërë protokollin shtetëror, pavarësisht se i censuruar dhe i mbikëqyrur strikt, në pjesën që aktualisht është nën juridiksionin e Serbisë. Kjo dukej aq më madhështore, meqë pika kufitare, e cila rëndom ditëve tjera është ‘në gjumë’, atë ditë vlonte dhe për të kaluar duhej pritur së paku tri orë. Lajthitjet serbe dhe dilemat Qeveria serbe dhe pushteti lokal, bashkë me policinë i kishin marrë të gjitha masat për ta pritur dhe përcjellë ministrin me të gjitha rregullat e protokollit shtetëror. Dy vetura nga Beogradi kishin bërë shumë kilometra deri në këtë pikë kufitare për ta pritur ministrin, bashkë me përfaqësues të Unionit Evropian. Ndërkaq përfaqësuesja serbe, para takimit, me mirësjellje kërkon: “Mos e quani ministrin tuaj ministër!”. Çfarë ironie, vetë e quan ministër, ndërkaq kërkon që për hir të protokollit të mos e quajmë ashtu. Por, pak rëndësi ka kjo. Ai hyri, u prit dhe u përcoll tamam siç i takon një ministri të cilitdo vend. Ç’peshë kanë fjalët, në krahasim me veprat? Më kot edhe shtypi dhe opinioni serb e komentuan si vizitë të një qytetari të thjeshtë. Absurd i vërtetë, sepse sipas kësaj logjike çfarë duhej gjithë ai sigurim, ato vetura të zeza beogradase, ata përfaqësues të huaj e vendorë? Apo mos çdo qytetar i thjeshtë është bërë aq i rëndësishëm dhe i ‘rrezikshëm’ për regjimin serb? Për dhe kundër, dilema që nuk ekziston Dilema se ka qenë e dobishme apo jo vizita e ministrit të Diasporës në Luginë shtrohet veç nga ata që duan të flasin sa për të thënë diçka. Ata që e thonë të parën sigurisht se mendojnë racionalisht, sigurisht se e shohin një dritë në fund të tunelit dhe nisjen e proceseve pozitive edhe në këto troje tona etnike, ndërkaq të dytët pa dyshim se janë përçarës, janë të zhgënjyer në radhë të parë me vetveten, pastaj janë të dyshimtë për të kaluarën dhe të tashmen e tyre, prandaj gjithçka e shohin të errët dhe jetojnë në gëzhojën e vogëlsisë së tyre. Ata, si duket, e kanë humbur busullën e orientimit, prandaj në vend të kësaj u gëzohen ceremonive të priftërinjve nëpër kishat e qena e të paqena sllave kudo nëpër trojet tona etnike shqiptare. Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Vetëm mbulesa islame e drejtë ligjore në dorën e të padrejtëve
Gabimet e Sali Berishës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration