Rrenat si "Hurmet", a ujë nuk ka
Vështrime

Rrenat si "Hurmet", a ujë nuk ka

07.Aug.2013 11:10
0
Një pjesë e politikanëve “që ia donë të mirën popullit” mbahen për besimtar dhe nuk agjërojnë. Por bëjnë sikur agjërojnë, kështu që nuk lënë as një iftar nëpër "restorante" pa shkuar. A ka ftesa, janë bërë si ftesat e dasmave!!! Shkruan: Ragmi Mustafa Ragmi Mustafa, shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së Tregojnë me krenari se sa të rëndësishëm janë dhe sa të devotshëm ndaj fesë e ndaj popullit - votës - edhe pas punës shumë të madhe (se zorë është me pas punë me milet) dhe nxehtit tropikal janë të vendosur në kryerjet e obligimeve ndaj Zotit. Shyqyr Zotit, taravijat janë menjëherë pas iftarit e shpesh nuk po i bie edhe me tregu "muhabet (rrena)". Por ajo çka më bëri përshtypje kur një "intelektual" i profilizuar politikisht rrëfente për ujin me një mishliz. Shkurt tha kështu "Pleqtë kanë ngrënë ushqime shumë më biologjike, kanë konsumu thekrën, misrin etj, etj, por edhe ujin e shëndetshëm sepse kanë qelë bunarët dhe kanë konsumuar ujin më të shëndetshëm të mundshëm. Kanë qenë më fortë e kanë jetua ma gjatë. Sot, janë fëmijët e marmelatës, pimë ujë të "dërzhavës" i cili sjellet me pompa thithëse e këto me ujin po sjellin edhe gurtë e padukshëm. Ku sot ma shumë se kurrë, çdo i dyti apo i treti vuan nga gurtë në bubrek, por bartë edhe sëmundje tjera që ne nuk i dimë." Shkurt e shqip nënvizonte: "Mos pini ujë të "dërzhaves" se ju shpejdahen gurtë në bubrek" Posaçërisht, mos boni iftar me të, se drejt në fshikëz ju bëhet guri nga etja. Pas kaq vitesh kuptova, uji që ishte proklamuar si më i miri në Ballkan (i dalë nga Enti për Ujëra) përnjëherë ishte bërë më i pa pastri. Uji që kishte dalë nga laboratorët si kimikisht dhe bakterisht i pastër tashmë është bërë i padëshirueshëm edhe për larje. Megjithatë, jam i bindur që për këto arsye, nuk është se çeshmet tona nuk kanë ujë, por nga se nuk ka mjaftueshëm ujë. Nëse do të ishte e kundërta del që “komuna po na mbron nga gurtë në bubrek". Përsëri po thonë "Ujë ka, por po e keqpërdorin. Po i vadisin bahçet, po i lajnë kerret e po e derdhin pa e kursi.” Leje sa Hoxhallarët por edhe priftërinjtë ortodoks sikur në xhamia ashtu edhe në kisha apelonin për “Apelin e Komunalisë” – “Mos i keqpërdorni të mirat e Zotit që po i sjell komuna”. Më thanë “Çka mos me keqpërdor bre, kur as ai “tipi cullakuar” në qendër të qytet, tanë verën në gurë u djeg duke e prit ujin e ujë nuk ka” Nga ana tjetër nëse e vështron qytetarët e etur e paguajnë për sa ujë që shfrytëzojnë. Dhe këtu është njëjtë sikur në shitore kur blen bukën. Se çfarë ndodhë: A ia qetë qenit, a shkon me peshku me të, a e lenë të myket, a e han për iftar??? Bukëshitësit nuk i intereson. Njëjtë do duhej edhe me ujin, vetëm se me post-paid e ke tek uji i çashmes, e jo me pre-paid sikur tek buka. Ujë-sjellësit Tërnocit ia konstruktuan edhe një By-pass si ideja më markante e menduar ndonjëherë në komunë dhe sikur do të shpëtonin njerëzimin deklaruan “Uji më nuk është problem për Bujanoc dhe Tërnoc edhe ato mahallat që me vite nuk e kanë kërkuar “ujin e dërzhaves” (si ajo e Strukarëve) do të kenë. Në mbrëmje “filhall tu ngajt” lajmet e RTB Bujanocit: “një plak nga po kjo mahall duke e falënderuar me zemër e më shpirt Komunën për këtë mrekulli” Të nesërmen as në qytet nuk ka ujë. Shkojnë 1,2,3 e tashmë me muaj e muaj të tërë nuk ka ujë. Paria e komunës e bërë një “komision ekspertësh” për ta ekzaminuar gjendjen në Komunali, por prapë ujë nuk ka. Mërgimtarët erdhën e po shkojnë, nuk ka ujë! Syfiret erdhën e po shkojnë, nuk ka ujë! Iftaret erdhën e po shkojnë, nuk ka ujë! Ramazani erdh e po shkon, nuk ka ujë! Vera erdh e po shkon nuk ka ujë! I pari komunës “E di shumë mirë këtë problem...”, “Haptas” fletë për titullin.com “...qytetarët duhet të jenë paksa më racional në përdorimin apo thënë më mirë në moskeqpërdorimin e ujit të pijshëm.. “ Komuna jonë duhet urgjentisht të bëjë një plan sa i përket ujit të pishëm. Në mënyrë që së paku gjatë dimrit të kemi ujë. Një plak mu drejtua, “Agës edhe Ramazan edhe me rrejt nuk shkon... e aq ma keq me pritë Fiter Bajramin duke rrejt - rrenat po servohen si "hurmet" për iftar dhe si duket nuk do te mbetemi me kaq as pas Bajramit, janë bërë gati për me na servu si "bakllava" nëpër internet, a unë po i ha në Zvicër”. P.S. gjuha e till eshte qe ta kuptojnë dhe ata që nuk kanë knu edhe ata ma pleq, se kanë bo imajla. Autori është shef i Grupit të Këshilltarëve të PVD-së në KK të Bujanocit. Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Gabimet e Sali Berishës
Sa afër dhe sa të panjohur ndërmjet veti
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration