Evropa në rrëmujë dhe në frenimi i agresionit të Rusisë
Vështrime

Evropa në rrëmujë dhe në frenimi i agresionit të Rusisë

19.Dec.2018 19:00
0

Evropa përfshin vendet më të gatshme që të punojnë me SHBA-në në frenimin e agresionit të Rusisë; integrimit të Kinës në tregtinë globale dhe kornizat e investimeve në pajtim me interesat perëndimore; që të zbusë dhe, kur të jetë nevoja, të përshtatet me ndryshimet klimatike, si dhe të vendosë rregulla për hapësirën kibernetike

 

Jo shumë kohë më parë, vetëm disa vjet, sado vështirë që mund të jetë për ta besuar, Evropa dukej të ishte pjesë e botës që më së shumti ngjante me idilin e përfundimit të historisë, të përshkruar nga Francis Fukuyama në fund të Luftës së Ftohtë. Aty mbizotëronte demokracia, begatia dhe paqja. Tani jo më. Pjesë të Parisit po digjen. Britania e Madhe po del nga Bashkimi Evropian dhe është e konsumuar. Italia udhëhiqet nga një koalicion i pamëshirshëm i majtë-i djathtë që po shkel rregullat e buxhetit të BE. Gjermania po lufton me një riorganizim politik dhe është në fazat e hershme të një tranzicioni drejt një udhëheqësi të ri. Hungaria dhe Polonia e kanë përqafuar jo-liberalizmin, që shuhet në pjesën më të madhe të botës. Spanja po përballet me nacionalizmin katalanas. Dhe Rusia po kryen akte të reja agresioni kundër Ukrainës. Marrëdhëniet e Britanisë me BE-në do të mbeten të tensionuara Tani për tani, e ardhmja e demokracisë, prosperitetit dhe paqes në Evropë është bërë e paqartë. Një pjesë e madhe e asaj që dukej se ishte rregulluar, del se nuk është. Demobilizimi i shpejtë i NATO-s pas Luftës së ftohtë duket tani i parakohshëm dhe i ngutshëm. Nuk ka asnjë shpjegim për këto ngjarje. Ajo që shohim në Francë është një populizëm i së majtës, pasojë e asaj që njerëzit nuk mund ta lidhin muajin me muaj dhe refuzojnë tatime të reja, pa marrë parasysh si mund të arsyetohen ato. Kjo dallon nga ajo që nxiti ngritjen e së djathtës ekstreme në Evropë: mbrojtja e kulturës lokale karshi sfidave lokale dhe globale, mbi të gjitha imigrantët. BE-ja, nga ana e saj, gradualisht kishte humbur rëndësinë në mendjet e njerëzve. Ajo dukej tepër e largët, tepër burokratike dhe tepër elitare. Në ndërkohë, ripërtëritja e agresionit të Rusisë mund ta reflektojë thjeshtë vlerësimin e presidentit Putin se, duke pasur parasysh përfitimet politike nga ‘investimet’ e tij të mëparshme ushtarake në Ukrainë dhe Siri, nuk kishte çka të humbte nga aksionet e mëtejme.

Dhe me SHBA nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump që i trajton aleatët e saj si armiq, kontinenti duhet të përballet me kërcënimet në rritje. Nuk ka asnjë shpjegim për këto zhvillime. Klasa politike e Evropës meriton pjesën e saj të përgjegjësisë për rrëmujën në Evropë. BE-ja doli me valutën e përbashkët pa një union fiskal, apo bankar, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një politike të qëndrueshme ekonomike. Vendimi për ta vënë anëtarësinë britanike në BE në referendum, duke lejuar një shumicë të vogël që të vendoste në këtë çështje, si dhe dështimi në përcaktimin e kushteve të daljes, ishin veprime jo të mençura. Po kështu, hapja e kufijve të Gjermanisë për refugjatët, pavarësisht motiveve të kancelares Angela Merkel, ishte e sigurt se do të shkaktonte një reagim të ashpër. Kohët e fundit, presidenti francez Emmanuel Macron nuk i bëri vetes asnjë favor kur vendosi të mbështeste protestuesit “jelekverdhë”, duke ofruar kompromise, por duke përkeqësuar situatën e buxhetit të vendit të tij. Nuk duhet të supozojmë se gjërat do të përmirësohen. Është vetëm një çështje kohe para se Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (ish Fronti Nacional) në Francë, si dhe ekstremet e djathta dhe partitë politike në të gjithë Evropën të kuptojnë se si të kombinojnë populizmin ekonomik dhe kulturor dhe të kërcënojnë rendin politik të pas Luftës së Dytë Botërore.

Qeveria populiste hibride e Italisë është një version i kësaj. Marrëdhëniet e Britanisë me BEnë do të mbeten të tensionuara, pa marrë parasysh se çka do të bëhet me Brexitin. Ka shumë mundësi që një Britani pas Brexitit të gjendet në telashe, për shkak të thirrjeve të përtëritura për unitet irlandez dhe pavarësi skoceze. Nuk ka asnjë formulë për ndarjen e pushtetit midis Brukselit dhe kryeqyteteve, që do të ishte e pranueshme si për BEnë, po ashtu edhe për qeveritë nacionale. Dhe ndërkohë, është shumë e qartë se Putini është i kënaqur me agresionin e tij ndaj Ukrainës dhe të tjerëve. Frenimi i agresionit rus Për më tepër, në një botë me pabarazi, dhunë brenda dhe midis vendeve, dhe me ndryshime të klimës, presionet nga imigracioni kanë më shumë gjasa të përkeqësohen se sa të zhduken. Dhe konkurrenca globale dhe teknologjitë e reja do të eliminojnë miliona vende pune ekzistuese. Pse kjo çështje ka rëndësi duhet të jetë e qartë. Evropa ende përfaqëson një të katërtën e ekonomisë botërore. Është konstelacioni më i madh i vendeve demokratike. Shekulli i kaluar tregoi më shumë se një herë koston e prishjes së rendit në këtë kontinent. Mjerisht, ashtu siç nuk ka asnjë shkak të vetëm që shpjegon situatën kaotike në Evropë, nuk ka as një zgjidhje të vetme.

Në fakt, nuk ka asnjë zgjidhje. Megjithatë, janë një sërë politikash që, nëse miratohen, do të ndihmonin udhëheqësit të menaxhojnë sfidat. Një strategji e tillë është një strategji gjithëpërfshirëse e emigracionit që balancon sigurinë, të drejtat e njeriut dhe konkurrencën ekonomike. Një pjesë e mirë të ardhurash duhet të përdoret për sigurinë e Evropës. Për më tepër, NATO duhet forcuar. Ndalja e vartësisë së Evropës nga gazi natyror rus po ashtu ka logjikë, gjë që kërkon ndaljen e tubacioneve “Nord Stream”, që duhej ta sillte gazin nga Rusia, drejt në Gjermani. Dhe programet shtesë të rikualifikimit nevojiten për punëtorët, puna e të cilëve do të zhduket si rezultat i globalizimit dhe automatizimit. Pjesa më e madhe e kësaj agjende do të përfitonte shumë nga përfshirja dhe mbështetja amerikane. Kjo do të ndihmonte nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta shihnin BE-në si armik dhe shtetet e NATO-s si shtete përfituese, parazite. Evropa përfshin vendet më të gatshme që të punojnë me SHBA-në në frenimin e agresionit të Rusisë; integrimit të Kinës në tregtinë globale dhe kornizat e investimeve në pajtim me interesat perëndimore; që të zbus dhe, kur të jetë nevoja, të përshtatet me ndryshimet klimatike, si dhe të vendosë rregulla për hapësirën kibernetike. Por, mjerisht, kjo nuk mund të pritet nga Donald Trump së shpejti. Kjo e lë Evropën pa ndonjë zgjidhje tjetër, pos të përballet vetë me rrëmujën që është krijuar.

Shkruar nga  Richard N. Haass

Elmaid Beqiri menaxher në kompani zvicerane, Bujanoci pa perspektivë për rininë e shkolluar
Haradinaj: Trepça dhe Ujmani nuk duhet të jepen për minare të xhamive në Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration