Elmaid Beqiri menaxher në kompani zvicerane, Bujanoci pa perspektivë për rininë e shkolluar
Elmaid Beqiri, ka studiuar në drejtimin shkenca kompjuterike dhe inxhinieri profesion i cili i ka hap perspektivë për punë më Prishtinë. Ai tani punon në një kompani zvicerane dhe porositë rininë në komunë e Buanocit që ta ndjekin ëndrrën e tyre edhe pse vendi nuk ofron perspektivë.
"I lus të gjithë rininë e komunës së Bujanocit, të studiojnë në drejtime të ndryshme mos të dëshpërohen asnjëherë dhe ta ndjekin ëndrrën e tyre gjate gjithë jetës”, theksoi gjatë një bisede për Titulli.com.
Fillimisht na tregoni një biografi të juaj të shkurt?
Beqiri: Jam Elmaid Beqiri i lindur në Bujanoc. Shkollën fillore dhe të mesme e kam kryer ne Bujanoc, pastaj kam vazhduar studimet në Prishtinë në universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) drejtimi Shkenca Kompjuterike dhe inxhinieri.
Kur jeni angazhuar në kompaninë zviceran-kosovare në Prishtinë, cila është pozita juaj?
Beqiri: Jam duke punuar si menaxher dhe IT në një kompani gjigante nga Zvicra “ Swiss Marketing Group “ që nga viti 2013. Brenda kësaj kompanie janë shumë nën kompani tjera në drejtime të ndryshme teknologjike , ku kjo kompani shtrihet edhe në vende tjera të botës dhe shume bashkëpunime.
Çfarë roli ka kompania në të cilin ju punoni ?
Beqiri: Kompania jonë është një grup i kompanive në lëmi të ndryshme teknologjike, ku brenda kësaj kompanie janë qendra e thirrjeve, zyre e zhvillimit, zyra e BACKUP kompanive, etj.
Cila është perspektiva e profesionit që ju bëni dhe si mundë të inkurajohen të tjerët për këtë punë?
Beqiri: Isha student i vitit të dytë dhe shpreha interesimin për punësim dhe takova ketë kompani. Pastaj mu dha mundësia me u inkuadrua në këtë biznes dhe kisha dëshirë shumë të madhe për punë,falë angazhimit të palodhshëm nga ana ime arrita dhe fitova besimin e 100% nga ana e presidentit të kompanisë. Hap pas hapi arrita të marrë edhe pozitën e menaxherit, ku për gjithë këto vite kemi kaluar nëpër shumë punë dhe projekte të ndryshme. Gjatë periudhës së punës kemi arritur falë angazhimit të të gjithëve e arrijmë 100 punëtorë në degën e Prishtinës. Kompani kishte në të kallumen edhe shumë degë në qytete të ndryshme Gjilan ,Tetovë, Tiranë dhe Bujanoc dhe ne disa vende tjera të Evropës.
A mundë të na thani diçka për rininë, shkollimin dhe perspektivën në komunën e Bujanocit?
Beqiri: I lus të gjithë rininë e komunës së Bujanocit, të studiojnë në drejtime të ndryshme mos të dëshpërohen asnjëherë dhe ta ndjekin ëndrrën e tyre gjate gjithë jetës. Momentalisht po shihet që në komunën e Bujanocit nuk ka perspektivë dhe nuk po ofrohet mundësi punësimi, por besoj edhe uroj që të ardhmen të na ofrohet kjo mundësi në vendin tonë për mundësi zhvillimi.