Haradinaj: Trepça dhe Ujmani nuk duhet të jepen për minare të xhamive në Luginën e Preshevës
Lokale

Haradinaj: Trepça dhe Ujmani nuk duhet të jepen për minare të xhamive në Luginën e Preshevës

20.Dec.2018 00:52
0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka dhënë një intervistë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Haradinaj ka folur për Trepçën dhe Ujmanin, duke thënë se shteti ynë nuk duhet të heqë dorë nga këto pasuri.

Ai thotë se nuk i duhen askujt minare të xhamive, në këmbim të Trepçës dhe Ujmanit.

 "Është folur shpesh se në mund t’i marrim 13 fshatra në Luginë të Preshevës, të cilat mund të kalojnë në Kosovë. Pra, thuhet se ne mund t’i marrim 13 minare të xhamive në këmbim të Trepçës dhe Ujmanit”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk kam dëgjuar, as s’kam parë, që kanë qitur diçka në tavolinë.  Nëse flasin për minare të xhamive, se sa do të dalin kah Kosova, kjo është qesharake”.

Deputeti i AAK’së ka thënë se nuk mund të lëvizen kufijtë kurdo që duam ne.

“Nuk mund ta ndërrohen mexhat qysh të do“ “Nuk mund ta ndërrohen mexhat qysh të dojmë ne. Nuk mund të lëvizim kufijtë kur të dojmë ne”, ka thënë Haradinaj.

“ Nuk mund të flitet për 'sa metra ka hyrë Serbia kah ne apo ne kemi dalë andej'.  Në atë pjesë flitet për pasuri nëntokësore. Flitet për mushkritë e këtij shteti. Nuk mund të krahasohet Ujmani, me minare e gjëra të tilla.  Nuk ka mandat askush që të ndërrojë mexhat e të lëvizë kufij”.

 

 

 

 

Evropa në rrëmujë dhe në frenimi i agresionit të Rusisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration