Vështrime
Për vijat e kuqe nuk ka dritë jeshile !!!
Konflikti në mes të NATO-së dhe Jugosllavisë së mbetur, në qershor të vitit 1999, nuk e kishte zgjidhur statusin final të Kosovës. Kjo çështje e kishte vërë në lëvizje faktorin ndërkombëtar për ta përshpejtuar diplomacinë e negocimit dhe zgjidhjes rreth statusit të Kosovës nga se nuk kishte kohë për të pritur më gjatë, por që tani e 14 vite kjo urgjencë ishte zvarritur deri në ditët e sotëm, dhe për të ardhur në një dialog-negociatë të drejtpërdrejtë shqiptaro-serbe.
Shkruan: Ylber Aliu;
Diskutimi përfshinte një spektër të gjerë të opsioneve të cilat do të hidheshin në tryezë të negociatave e të cilat tani vetëm se janë përfshirë për diskutim dhe tashmë kanë hyrë në fazën para-finalizimit. Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës dëshmoi se Kosova nuk din të bëjë dallimin e politikës së jashtme me atë të politikës së brendshme! Politikë e jashtme është kontrata-pakti ndërshtetëror në mes të dy shteteve sovrane me status të barabartë në tavolinë të negociatave. Politikë e brendshme është krijimi i asociacioneve të mundshme ndër komunale apo komunale të pjesëtarëve të komuniteteve si të përziera apo një nacionale në shtetin e Kosovës!
Nga tre opsionet e pasluftës të mundshëm apriori dy ishin eleminiuar si jo reale për atë kohë:
1.Pavarësi e menjëhershme dhe secesion vetëvendosës
2.Kthimi i Kosovës nën sundimin e Jugosllavisë (Unionit personal Serbi-Mali i Zi) gjegjësisht të Serbisë pas shpërbërjes së këtij të fundit.
Dhe opcioni i tretë duhej eleminuar si jo përkatës për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, pas realitetit të ri të krijuar, e ky ishte:
3. Ndërrimi regjional i kufijve, në përpjekje për të zgjidhur dallimet ndëretnike.
Këto ishin opinione-opsione të Institutit për Paqe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Raportin Special të përgatitur enkas për Statusin Përfundimtarë të Kosovës dhe marrëveshjet tej kufitare.( Gaz. Zëri; datë, 7. shkurt 2003)
Negociatat statusore shqiptaro-serbe
Një element i patejkalueshëm rreth negociatave për Statusin Final ishin diskutimet direke ndërmjet qeveritareve në Prishtinë (IPVQ-) dhe atyre në Beograd me ndërmjetësimin ndërkombëtar dhe për këtë Instituti Amerikan për Paqe kishte vlerësuar se lidershipi i Shteteve të Bashkuara dhe menaxhimi prej tyre është më se i nevojshëm për suksesin e negociatave dhe “përmbylljen e tyre”.
Instituti për Paqe kishte vlerësuar se për çfarëdo zgjidhje patjetër do të jenë të nevojshme angazhimet tej kufitare për të siguruar respektimin e interesave të Kosovës në radhë të parë, fqinjëve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtar. Përfaqësuesit e Evropës dhe SHBA-ve ishin pajtuar që pas përfundimit të konfliktit NATO-JUGOSLLAVI të shtyhet zgjidhja e Statusi Final i Kosovës nga dy arsye:
- pala e prekur serbe nuk ishte e sigurt se çfarë do të mund të fitojnë serbët në Kosovë;
- pala shqiptare e kishte vlerësuar se kjo periudhë mund të shfrytëzohet për ndërtimin e
strukturave të pushtetit nga të cilat pritej që do ta sjellin PAVARËSINË.
Opsionet për zgjidhjen e mundshme sipas Institutit për Paqe janë:
1. Kosova mbetet protektorat ndërkombëtar në kohë të pacaktuar;
2. Kantonizimi/Decentralizimi;
3. Federatë e lirshme;
4.Komonvelth/funksionimi si shtet i pavarur dhe me antarsim në KB/ si Kanadaja,
Australija/( as Tiroli, as Timori, Tibeti)
5.Vendim për panel ndërkombëtar me datë të caktuar;
6.Pavarësi e kushtëzuar;
7.Pavarësi në kufijtë ekzistues me datë të caktuar;
8.Pavarësi me ndarje.
Opsioni 2, kishte prekur edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve të Maqedonisë për të drejtën e tyre në Autonomi.
Po ashtu Opsioni 8, kishte paraparë që komunat ku dominojnë Shqiptarët në Jug të Serbisë do të bëheshin pjesë e Kosovës, por do ishte precedent ligjor-statusor për Bosnjën, Maqedoninë dhe Serbin.
Shqiptarët do të dëshironin edhe më tej Trepçën, kurse serbët do të dëshironin qytetet serbe në jug të Lumit Ibër dhe Luginën e Preshevës. Ky opsion vetëm se është në realizim, zbatim dhe përfundim në dëm të vetë Kosovës e bashkë me këtë edhe të shqiptarëve të Luginës. Marrëveshja eventuale për Luginën e Preshevës nuk do të ishte prioritet zbatimi për faktorin ndërkombëtar!
Negociatat Prishtinë-Beograd që janë në zhvillim e sipër gjithnjë e më shumë vënë në dukje
të gjitha çështjet duke e përfshirë edhe çështjen e Luginës së Preshevës për ardhmërinë e Kosovës dhe fqinjëve të saj duke i patur për bazë efektet dhe shtrirjen në baza më të gjëra. Kosova dhe shqiptarët e Luginës mund të jenë vërtetë të sigurt në një regjion të sigurt/të mbrojtur, mirëpo kjo gjendje dhe kjo situatë e krijuar tashmë është më e pasigurta në kontinentin e vjetër. Përfundimi i bisedimeve me siguri se do të prekë edhe çështje tjera të cilat do të ndikojnë në sigurinë rajonale, duke përfshirë edhe demilitarizimin e tërësishëm të zonës së banuar me shqiptar nga prezenca e tepruar e pjesëtarëve të xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe si njëri nga rajonet më të militarizuara në Evropë bile edhe nga ato rajone Aziatike e Afrikane të përfshira në konflikt, caktimin e nivelit të integrimit të Luginës sipas parimit RECIPROCITETIT në jetën politike serbe dhe ruajtjen e Maqedonisë si shtet unitar?!
Platforma politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës e viti 2006(madje kjo Platformë është tërësisht NUL) si dhe Plani i Çoviqit i nënshkruar nga pala shqiptare pa u debatuar dhe pa autorizimin e organeve përfaqësuese të Luginës nuk asocionjn me demokracinë përfaqësuese të popullit dhe nuk kanë vlerën ndonjë dokumenti valid apo edhe të zbatueshëm( edhe pse plani i Covicit në shumë pika është zbatua). Këto dokumente nuk kanë të paraparë shkallën e nivelit të integrimit të Luginës së Preshevës në jetën politike serbe .Këto dokumente duhet të rishqyrtohen me qëllim të caktimit të kritereve për përfshirjen e shqiptarëve të Luginës në jetën politike shtetërore sërbe.
Tani bisedimet Prishtinë-Beograd duhet të përfundojnë me rezultime:
- për mos cenim të kufijve;
- respektim të të drejtave për pakicat në nivel reciprociteti ;
-garantimi i të drejtës për kontakte mes Pakicës dhe vendit Amë ;
-ruajtjen e përmendoreve që kanë vlera universale.
- qarkullimin e lirë të informatave kulturore mes pjesëtarëve të Pakicave dhe shteteve amë.
Kërkesa për krijimin e Asociacionit të komunave me pjesëtar të caktuar të një komuniteti nuk është më “Asociacija” në Kosovë por Asocionë, Serbia në Kosovë, nuk është sinonim bashkpunimi por veprim sabotimi i shtetësisë së Kosovës, nuk është faktor stabiliteti dhe prosperiteti për Kosovën por sinonim i destabilitetit dhe jolojalitetit ndaj shtetit të sapo ndarë nga ajo.
Paradokset e jetës i krijon jeta vetë! Mirëpo, pse se Amerika të frikësohet nga ky sinonim e Kryeministri i Kosovës ta minimizojë këtë bile edhe ta kualifikojë si OJQ-ë? Kjo ashtë një recetë e mishmashit shqiptarë për krijimin e labirinteve nga të cilat nuk mund të dalë as vetë përpiluesi e lëre më zgjidhësi i këtij rebusi!
Të bërit e politikës pa kokë fare apo me kokë te poshtë është të bëhesh me dashje makush që nuk i vyen askujt!
Nuk e kishte thënë së koti Faik Konica i madh se nëse serbit ia hap kapixhikun/derën/ ai fiton të drejtë ta përvetësoj gjysmën e oborrit nga se e ka parë atë, e nëse e fton brenda dhe e gostit me kafe do e përvetësoj filxhanin nga se ka pirë kafe me te!!! Faiku nuk kishte jetuar kurrë me këta fqinjë, por i kishte kuptuar mirë e drejtë, një herë e përgjithmonë!
Dhe për fund, Platforma e shqiptarëve duhet të jetë kundër-arma për fqiun! E vërteta;
- Ne gënjejmë për ta lajthitur vetë veten, për ta ngushëlluar tjetrin,
- gënjejmë nga vetmëshira,
- gënjejmë nga turpi, të inkurajojmë,ta mshefim mjerimin tone;
- gënjejmë nga sinqeriteti,
- gënjejmë shkaku i lirisë,
- gënjeshtra është element i patriotizmit serbë dhe vërtetim i inteligjencës sonë të lindur,
- në Serbi çdo gënjeshtër në fund bëhet e vërtetë,
- gënjejmë krijueshëm, imagjinueshëm dhe ndërrueshëm
- gënjeshtra është interes shtetërorë serbë;
- gënjeshtra është në vetë qenien serbe;
- serbët gjatë historisë shumë herë i ka shpëtuar gënjeshtra (D. Qosiq; Deobe, lexo: Dyndjet)
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!