1 Shtatori, muaji i vështirë për nxënësit e shkollave shqipe në Luginë?
Vështrime

1 Shtatori, muaji i vështirë për nxënësit e shkollave shqipe në Luginë?

31.Aug.2015 15:12
0
Edhe nesër ,sikur viteve te kaluara edhe ata pak fëmijë që kanë mbetur po e fillojnë vitin e ri shkollor pa çanta ,ose ose te hutuar nga tre opsione : Një libër mbi bankë,një tjetër nën bankë dhe të tretën pa e nxjerrë nga çanta .

Çfarë është edhe më paradoksale ,në vend se nesër të shpërndahen libra nëpër shkolla për të cilat ata vetë premtuan ,institucionet tona komunale gjegjësisht udhëheqësit tanë iu ndajnë mirënjohje kryeministrit Aleksandër Vuçiq për diskriminimin që vazhdimisht po e ushtron ndaj shqiptarëve të Luginës e posaçërisht në arsim .

Përderisa tekstet shkollore me të cilat fëmijët tanë pasurohen me njohuri të reja dhe dije trajtohen sikur ushqim për stomak në stilin e kontrabandës e jo si ushqim i trurit ,ne në Luginë të Preshevës nuk shohim zgjidhje të problemit ,apo arsim më cilësor.
Sikur të ishin aq të interesuar për zgjidhjen e problemit të teksteve nëpër shkollat shqipe,ashtu sikur interesohen për të ardhur në pushtet, ky problem do të ishte zgjidhur shumë herët.
Nëse duhet të protestohet seriozisht për tekstet shkollore edhe për kaosin e krijuar nëpër shkolla, duhet të protestojnë prindërit e fëmijëve, e jo që këtyre të fundit t'ia lëmë në duar fëmijët tanë për të manipuluar me ta për interesat e ngushta .

Edhe pas 13 vjet qeverisje të shqiptarëve në komunat e Preshevës ,Bujanocit dhe Medvegjës këta politikan te pandryshuar deri më sot nuk arritën që çështjen e arsimit ta vënë në kategorinë e prioriteteve .
Unë që vazhdimisht kam shprehur pakënaqësinë time për kaosin e krijuar nëpër shkolla nga vete arsimtarët, profesorët dhe institucionet komunale të cilat e mbajnë barrën më të madhe për çrregullimin e shkollave shqipe, si në punësime pa kritere, ashtu edhe për ndikimin e politikës brenda institucioneve arsimore, gjithmonë kam pas presion nga po të njëjtit lider që sot janë dakorduar për një çështje për të cilën janë fajtor kryesor.
Kësaj here liderët e dakorduar nuk do ta kenë përkrahjen time që fëmijët i mi t’i përdorin si palaço, ndërsa vetë ta kryejnë punën e aktorit prapa skenës, duke lëshuar lloj lloj zërash dramatike gjoja se kësulëkuqen do ta kafshoj ujku.
Problemi i teksteve shkollore ekziston prej se janë themeluar institucionet arsimore në Luginë të Preshevës . Kështu që, deri më tash përveç iniciativës së KNSH-së nuk kemi parë nisma serioze për zgjidhjen e kësaj çështje , edhe pse kjo e fundit nuk i qëndroi besnike teksteve të unifikuara nga Shqipëria dhe Kosova, sidomos me masakrimin e Abetares duke zëvendësuar flamurin kuq e zi me fluturën shumëngjyrëshe.
Nëse ju Lider të nderuar me kërkesat e juaja për tekstet shkollore i drejtoheni Beogradit me zhargonin e rrugës ,, Unë i thash ,e ai m’tha ,, ,atëherë protesta ime edhe e gjithë prindërve duhet të drejtohet në adresë tuajën për gjendjen e krijuar nëpër shkolla.

Gjithmonë duke filluar nga moszgjidhja e problemit të teksteve shkollore e deri tek parregullsitë e panumërta që po trashëgohen nga një pushtet në tjetrin.


Shkruar nga : Nagip Taipi –prind nga komuna  e Bujanocit

 

A jemi të pashpirtë?
Çështja Shqiptare pas profesor Stavilecit!!!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration