A jemi të pashpirtë?
Jemi dëshmitarë të luftës në Siri, dhe fluksin e madh të emigrantëve nga Siria dhe vendeve të tjera në Maqedoni, në Preshevë dhe Bujanoc dhe vuajtjeve të tyre,, të grave dhe fëmijëve gjatë rrugëtimit të gjatë. Ata kalojnë me dhjetëra kilometra në këmbë, në këto dita me vapë të madhe, pastaj nata e freskët që i gjen të shtrirë nëpër satcione të autobusëve, nëpër trotuare, nëpër kampe të hapura e shumë vuajtjeve të tjera. E tëra kjo; Ikje nga lufta dhe tmerri që e përjetuan në vendet e tyre.Shkruan: Ragmi Destani
Shumë organizata në Bujanoc dhe Preshevë u silodarizuan me ta duke u ndihmuar disa grupeve të tyre me ushqim dhe veshje, sidomos gjatë muajit të ramazanit.
Ky fluks i emigrantëve po vazhdon ende me intenzitet edhe më të madh,, Por ajo që po ndodh tani (sipas informacioneve ) është e kundërta me atë që u solidarizuam më herët, dhe është në kundërshtim me kulturën dhe traditën tonë me mysafirin, dhe poashtu në kundërshtim të madh me porositë fetare për njerëzin kur janë në zor dhe hall.
Emigrantët po mashtrohen me të madhe nga trafikantët shqiptarë (muslimanë) dhe serbë, pastaj nga shitësit e dyqaneve, nga taksistët, nga këmbimoret dhe shumë të tjerë.
Ky veprim i pashpirtë i këtyre kategorive, është një mëkat shumë i madh sipas Kuranit, dhe është një përfitim i haramit i cili jo që ata nuk do të shohin dobi prej atij fitimi, por edhe fëmijët dhe familjet e tyre do ti vuajnë këto pasoja.
Një hamburger, në vend të 1.20 euro, atyre iu shitet për 500 dinarë rreth 5 euro. Në disa këmbimore 100 euro ia ndërrojnë me 800 dinarë, në vend të 1200.
Një udhëtim nga Presheva në Bujanoc në 25 km atyre iu merren prej 30 euro e deri në 100 euro për person,,, e shpesh ia devijojnë rrugën dhe iu marrin para pa ua kryer shërbimin.
Allahu në Kuran ka thënë: “” Dënim me zjarr për ata që mashtrojnë në peshë (dhe matje). Ata kur masin për veten e tyre, e marrin masën e plotë. E kur masin për të tjerët me litër ose me kandar, ua pakësojnë.
A nuk mendojnë ata se do të ringjallen. Në një ditë të madhe. Në ditën kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve “”. (El mutafifin 1 – 5 ).
Frikësojuni Zotit dhe mos i mashtroni ata të cilën janë në hall të madh, sepse Zoti ju sheh dhe ju dënon ashpër juve, dhe do të pasojnë familjet dhe fëmijët tuaj.
Frikësojuni lutjes së të dëmtuarit kundër juve nëse ju i mashtroni ata,, sepse lutja e të dëmtuarit pranohet menjëherë te Zoti.
Kujtone se edhe ne ishim para rreth 15 viteve në gjendjen e tyre, e si do të ndiheshim nëse dikush do të na mashtronte në atë situatë !!!!!
Kujtone se ju jeni musliman, dhe islami na urdhëron ti ndihmojmë atyre, e jo ti mashtrojmë në këtë situatë.