Çështja Shqiptare pas profesor Stavilecit!!!
Vështrime

Çështja Shqiptare pas profesor Stavilecit!!!

01.Sep.2015 20:10
0
E pranuam me pikëllim lajmin për vdekjen e profesor Stavilecit!? Me të vërtetë një vigal i tillë, gardian i mendimit juridik dhe politik shqiptar është vështirë të përsëritet - dialektika e riciklimit të mendjeve të tilla është baraz me hiç!!! Duam e nuk duam ta pranojm ishte pararojë e çështjes shqiptare në përgjithësi, por në Kosovë e rrethinë në veçanti. Mendimi juridik e politik shqiptar dhe gjithë ajo supestrukturë institucionale e krijuar për shqiptarët dhe vetëdijen e tyre juridike-politike kanë humbur shumë - është krijuar një boshllëk aq i madh sa që, me ndrojtje mund të marrim guximin e të pyesim: çka më tutje me çështjen shqiptare?

Shkruan: Shkodran H. ISMAILI- Preshevë

Në të vërtetë, këtë pyetje-çështje duhet ta shtrojn për diskutim dy akademitë tona në një konferencë të përbashkët me titullin e këtij shkrimi: “Cështja shqiptare pas profesor Esat Stavilecit?” duke mbledhur rreth asaj tryeze mendjet që tani më kanë mbetur, e që konsiderohen si elitare!?

Mendoj se të tilla pyetje, mund të trajtohen dhe marrin përgjegjen e merituar vetëm nga elitat e atyre kombeve të cilat kanë arritur shkallë të tillë emancipimi filosofik-kulturor e juridik-shtetëror, apo ta quajm në gjuhën e filosofis - diskurs platonian apo gazalian të formimit dhe përceptimit për veten, rrethin dhe qenien në përgjithësi. Dhe ende mund të diskutojm se a kemi arritur këtë nivel apo jo? Fatkeqësisht jo, dhe madje jemi larg fare!!! 

Profesor Stavileci ka hyrë në rrethin e “klasikëve” të mendimit juridik-politik kosovar shqiptar, pas profesorit të tij të famshëm akademikut Gazmend Zajmi të cilin dhe e kishte shumë të përzemërt dhe pasues i të cilit ishte! Dikush mund të habitet dhe të thotë - klasik i mendimit juridik-politik shqiptar? Pse, si është e mundur një njeri i cili lindi në pjesën e dytë të jetës së shtetit shqiptar dhe i cili vdiq në cerekshekulllin e parë të shekullit të dytë të tij- të quhet klasik! A nuk quhen klasik vetëm ata, veprat dhe mendjet e të cilëve i vënë themelet e një projekti, lëvizje, monumenti apo kulture e civilizimi?!Po, tamam ashtu është dhe ashtu duhet të jetë, por profesori i kishte vënë themelet e mendimit juridik-kushtetues dhe politik për një të quajtur - etnometodologji juridike-politike të çështjes shqiptare të Kosovës dhe shqiptarëve të ish-Jugosllavisë! Të paktën kështu mendoj se mund dhe duhet të interpretohet vepra e tij kolosale - prandaj kam bindjen e thellë shkencore se ka qenë klasik-themeltar i saj në kuptimin juridik-institucional. Edhe për një gjë, ka qenë klasik i statologjis së Republikës së Kosovës dhe gardian i çështjes së shqiptarëve në ish - Jugosllavi së bashku me emra të mëdhenjë si Qosja, Zajmi, Hoti, dhe të tjera, e që ka hyrë me konsideratë në të. 

Ne konsiderojm se vepra e profesorit ka qenë edhe themelore-bazike edhe klasike, edhe për nga vlera akademike edhe shkencore, sidomos për cështjes e Kosovës dhe institucionalizimin, por dhe ndërkombëtarizimin si brenda jugosllav ashtu dhe në arenën ndërkombëtare. 

Vepra e tij, që në vitin 2013 Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosovës e botoi në tërësi, mund të shihet si tërësi e mendimit stavilecian juridik, duke trajtuar tematologji të llojllojshme, e duke dhënë për cdo disciplin mjaftueshëm, sepse e kishte parë me kohë natyrisht varfërin e një dimensioni të tillë në literaturën shqipe. Le të thotë sot dikush nga “elitat shtetërore” sidomos të Kosovës e Maqedonisë dhe por dhe të Shqipërisë, që nuk janë formuar nga literatura e profesorit, duke reflektuar kështu në formimin institucional shtetëror e politik anë e mbanë tokës shqiptare. 

Profesor Stavilecin klasik e ka bërë vepra e tij madhore, edhe pedagogjike arsimore edhe akademike shkencore për cështjen shqiptare dhe vetëdijen juridike-politike të saj, vetëdijen për konstitucionalizmin shtetëror dhe shtetin e së drejtës, parlamentarizmin, demokracinë, shtet-formimin-mbajtjen, dhe në përgjithësi kontributin e madh për vetëdijen statologjike shqiptare- apo më saktë të themi statologjin shqiptare jashtë Republikës së Shqipërisë dhe qenien e tij, të cilën ende se kemi rrumbullaksuar ne shqiptarët në ballkan! 

Veprën stavileciane nuk mund ta ndashë nga cështja shqiptare, cilën pjesë ta marrish është e ngjeshur mish e shpirtë me këtë të fundit, duke na lënë një pasuri “të patundshme” dhe trashëgimi e traditë të mendimit të tillë. Tani e tutje - çështja shqiptare është e varfur shumë pa një konstitucionalist të saj, sidomos statologjia e Kosovës të cilën gjithmonë e shihte unike e tw pandarw, e të cilës i kishte kushtuar një pjesë të rëndësishme të studimit në veprën e tij. 

Me formim arsimor-juridik ishte konstitucionalist, por kishte tejkaluar me kohë thuajse kufinjtë e një formimi të ngusht të fjalës dhe tanimë ishte një filosof i mendimit juridik-politik, duke dhënë nga vetja e tij për shumë disiplina siç janë, shkenca kushtetuese, ato administrative, terminoligjin dhe konceptologjin juridike, metodologjin e të menduarit dhe shkruarit juridik, madje dhe me nuanca të shkencave të së drejts ndërkombëtare publike që mund ti gjesh me bollëk në veprën e tij kolosale. 

Në publicistikën shqiptare nuk i është dhënë shumë hapësirë - madje as mediat më të mëdha dhe më të rëndësishme si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri. Kam bindjen se klasicizmi i tij dhe të menduarit për qenien unike të statologjis shqiptare nuk i ka shkuar për shtati prezencës ndërkombëtare në tokën shqiptare dhe sidomos në Kosovë duke e anashkluar për shumë arsye mendimin stavilecian në shumë procese. 

Vërejtjet dhe këshillat e tij por dhe rekomandimet profesionale nuk përkonin me realitetin e shumë proceseve politike në Kosovën e UNMIK-ut dhe të administrimit ndërkombëtar, prandaj me qëllim është anashkaluar!? E ka tërhequr verëjtjen shumë herët pas lufte për problemin ne veri të Kosovës, për çështje të rregullimit kushtetues dhe pavarësin dhe shumë e shumë tjera, por në përjashtime të disa mediave, shumë të tjera nuk i kanë bërë bujën publikimeve të tij, aq sa kanë qenë të zëshëm shumë kalemxhinjë të ri që kanë bërë oponencë destruktive me shkrime koti!

 

Opinioni i autorit është personal dhe nuk paraqet domosdoshmërisht edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI     

 

 
1 Shtatori, muaji i vështirë për nxënësit e shkollave shqipe në Luginë?
Bizneset e Kosovës mund ta krijojnë fondin gjerë në 4 milion në vit për Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration