Çfarë uji pimë?
''Edhe nëse çdo gjë në këtë planet do të digjej, uji do të mbetej, e në të një shkëndi për jetën e re''Shkruan: Mr. Agim Hasani
Uji është faktori kryesor për egzistimin e jetës në planetin e tonë. Eshtë substanc elementare e domosdoshme për egzistencën e botës së gjallë në tokë. Pa ujë mund të jetohet vetëm disa ditë.
Egzistojn mënyra të ndryshme që të plotsohen nevojat e organizmit me langje, por megjithate uji ende mbetet i pazëvendsueshëm. Hulumtimet jan të vazhdueshme nga ana e ekspertve për të dhënë vlersime , se cili ujë burimor është ma i përshtatshëm për të u përdor si ujë i pijshëm.Kjo bëhet nga fakti se sot në treg hasim, ujë prej prodhuesve të ndryshëm. Ujë natyror i pa gazë dhe i gazuar, ujë mineral me gazë, ujë me mineralizim të lart i pagazuar etj.Sasia e nevojshme e ujit variron te njeriu , ajo mvaret nga pesha e trupit , kushtet klimatike, puna fizike dhe ushtrimet trupore.Sasia e preferuar e ujit që i duhet organizmit mbrenda 24h është 1.5 litra e nëse uji përdoret si terapi për shërimin e smundjeve atëhere mjeku e dyfishon sasin e përmendur.Uji është tretës i mirë , shërben për eliminimin e substancave të padëshirueshme nga organizmi, rregullon temperaturën trupore etj. Nëse uji nuk konsumohet në sasi të mjaftuehsme , atëhere rrezikohet shëndeti i njeriut.Mungesa e ujit në organizëm shkakton çrregullime në siemin kardiovaskular, ndikon në formimin e gurve në veshka , damton lukthin, lëkura merr ngjyrë tjetër, tretjen e ujshqimit etj.
UJI I UJESJELLESIT
Që merret nga burimet nënëtoksore apo sipërfaqësore i nënshtrohet proçesit teknologjik të trajtimit ( ajrimi, paraklorimi, flokulimi, filtrimi dhe dezinfektimi), ndërsa aty ku uji merret nga nëntoka psh. Burimet në Bujanoc për arsye të filtrimit natyror të ujit , bëhet vetëm dezinfektimi. Te ne si mjet dezinfektues përdoret hipokloruri i natriumit ( uji i zhavellit) dhe klori në gjendje të gazt.Kto mjete dezinfektuese që ne i përdorim shtetet në zhvillim herërt i kan larguar nga përdorimi për dy arsye;
a) doza e tepruar ujit i jep erë të keqe dhe
b) me ujin krijohen komponime intermediare me veti toksike.
Por përkundër teknologjis së sofistikuar dhe kuptohet prodhimit të ujit që i plotëson direktivat në fuqi ( asaj të BE dhe të Kombeve të Bashkuar- departamenti për shëndetësi) shtetet e zhvilluara ujin e ujsjellësit nuk e përdorin si ujë i pijshëm por vetëm si ujë teknik.Ujësjellësit nuk marrin përgjegjësin gjatë transportit të ujit prej impiantit e deri te konsumatori që kjo rrug mund të jet e gjatë me qindra kilometra ( Los Angjelesi ujin e merr në largësi prej 200 km ) . Uji i ujësjellësit të Prishtinës nga burimi e deri te konsumatori bënë rrug të gjatë mbi 30 km te ne duhet parashikuar edhe ndotjet eventuale nga llojllojshmëria e rrjetit( azbest , metal, plastik ) dhe nga vjetërsia.E natyrshme është prezenca e një doze të frikës te ekspert e prodhimit dhe distribuimit të ujit të pijshëm se edhe përkundër ujit të mirë në burim ai gjatë rrugës mund të pëzihet me ujërat e ndotura në rrjetë apo amëvisëri dhe të ndot ujin në tërë sistemin.Uji i ujësjellësit të Bujanocit me burimet përskaj lumt morava sipas analizave deri tani konsiderohet ndër ujërat ma të mirë që i përgjigjet standardeve mbi ujërat e pijshëm si në aspektin organoleptik, fiziko kimik dhe bakteriologjik.Nëse arrim ti ruajm kto burime nëntokësore nga ndotja e ambientit për rreth duke i shpalluur zonat mbrojtse dhe duke i mbrojtur me ligj atëhere uji i ujësjellësit ton mundet gjatë të shfrytzohet si ujë i pijshëm pa i ndryshuar karakteristikat e përmenduar.
UJI I AMBALAZHUAR
Nëse dëshirojmë ujë të pijshëm kualitativ , atëhere duhet të përcaktohemi për ujin e ambalazhuar i cili është shum më i shtrenjt se i ujësjellësit.Mirpo edhe këtu duhet pasur kujdes sepse në treg ke prodhuaes të ndryshëm që ujin e marrin nga burimet nëntoksore dhe sipërfaqësore.
Burimet natyrore që përdoren për ambalazhimin e ujit të pijshëm klasifikohen në tre grupe;
- Uji natyror i burimit i pa gazë
- Uji natyror mineral që i shtohet CO2 ( Heba etj)
- Uji natyror mineral ku CO2 është me prejardhje natyrore ( uji i Klokotit)
Për ate para se të vendosim për të bler ujin e ambalazhuar është mirë të konsultohemi me ekspert ose të shikohet përmbajtja në etiket.Ujërat me mineralizim të lart jan përdorur shumë herët për arsie të sasis së mineraleve dhe jan përdorur për përmirsimin e shëndetit.Ambalazhimi i ujërave minerale ka filluar që në shekullin XVI kur uji nga Banja Spa në Belgjik është transportuar në vendet tjera të europës.Te ne janë mbi dhjetë prodhues të ujrave minerale të ambalazhuar duke përfshir edhe Hebën , Bivodën , Vrellën e Bujanocit.
Në botë dhe te ne, në kohën e fundit është rritur interesimi i eksploatimit të burimeve natyrore të ujërave minerale.Arsyeja e hulumtimit dhe e konsumimit të ujërave minerale qëndron në dyshimin e qytetarëve se uji nga rrjeti i ujësjellësit nuk i përgjigjet standardeve egzistuese. Ata, vazhdimish konsumojnë ujë mineral për pije edhe pse në asnjë direktiv të BE nuk thuhet se ato mund të përdoren si ujëra të pijshëm.
Sipas direktivave të BE 80/777/ EEC , organet kompetente të shtetit japin pëlqimin mbi përdorimine ujërave minerale dhe përshkrimin e të gjitha karakteristikave që vërrtetojn përshtatshmerin e përdorimit edhe nag aspekti shendertësor.E drejta e përdorimit - licenca ipet në periudh prej pes vitesh. Në kuader të unionit europian egziston lista e ujërave minerale që kan fituar licencën e përdorimit .Në list jan 1500 ujëra minerale të pranuara nga 15 vende. Ma tepër licencën e kan fituar ujërat minerale në Gjermani 720, në Itali 381 Spanja 124 , Austria 18.
Ujërat minerale të cilave i shtohet sasi e madhe e CO2 si mjet freskues fitojn në shije dhe njeriu i cili i përdor një kohë atëhere vështir e ka që të përdor ujin natyror pa CO2.Në familje duhet të kemi kujdes që fëmijët dhe të moshuarit mos ta përdorin nëse këte mjeku nuk e rekomandon. Sepse te ujërat minerale me shtes të CO2 sasia e nitriteve dhe nitrateve mund të jetë shumë ma e madhe se sa që e lejojn standardset.Sasia e azotit nitrat më e lart se 10 mg/l në ujin e pijshëm është shkaktare për methemoglobineminë e fëmijëve , një smundje që e karakterizon cianoza dhe ngjyra blu ( e kaltër) e lëkurës.
Nitratet dezaktivojnë hemoglobinën duke e shëndrruar në methemoglobinë, form e cila e pengon transportin e oksigjenit.Kjo smundje i godet në rradh të par foshnjat .
Kur jonet nitrite arri n në lukth, përqëndrimi i lart i acidit klorhidrik që ndodhet në lukth i shëshëndrron nitratet në acid nitror (HNO2) i cili reagon me aminet sekondare nga trakti digjestiv dhe formohen N- nitrozoaminat. N-nitrozoaminat janë të njohura si substanca kancerogjene.Për ate nëse jeni përcaktuar të shfrytëzoni ujin e ambalazhuar atëhere duhet ta merrni ujin natyror të pakarbonizuar në popull njihet si uji i thjesht.
UJI I FORT APO I BUTE
Fortësia e ujërave është nocion që përdoret për ti përshkruar vetit e disa kriprave të metaleve të tretura në ujë, të cilat shpiejnë në depozitimin e karbonateve të metaleve.Natyra dhe kualiteti i ujërave nëntokësore janë të varur kryesisht nga përbërja e shkëmbijve. Ujërat natyror, gjatë rrjedhjes së tyre nëpër shkëmbij të ndryshëm , tresin kryprat të kalciumit dhe magnezit ( sulfate, klorure, nitrate etj.)
Termi ujë mineral, është definuar në mënyra të ndryshme në disa shtete të europës.Shikuar nga aspekti i përgjithshëm , kto janë ujëra me përbërje të mineraleve , kripërave, oligoelementeve etj.Uji i cili përmbanë sasi më të madhe të kryprave të tretura të metaleve alkalino-tokësore quhet ujë i fortë për dallim prej ujit të butë te i cili sasia e kryprave është e vogël.Uji i fortë është më i shëndetshëm se uji i butë edhe pse vazhdimisht ka edhe mendime të kundërta.Studimet shkencore të bëra në shumë shtete ( SHBA, Japoni, Angli,Suedi dhe Finland) tregojnë se rreziku i vdekshmërisë nga smundjet kardiovaskulare është ma i madh për 10% ku popullata e përdorë ujin e butë, se në ato vende ku përdoret uji i fortë. Shkenctarët japonez kanë konstatuar se njerzit që vazhdimisht e konsumojnë ujin e butë preken ma shumë nga smundjet e ndryshme kardiovaskulare dhe rritja e shtypjes së gjakut.Këte e shpjegojnë duke u mbështetur në mungesën e kalciumit dhe të magnezit që është dukuri e ujërave të buta, të cilët pastaj pa penges bëjnë lidhjene elementeve toksike ; merkurit, plumbit, kadmiumit dhe metaleve tjera të rënda.Nëse vazhdimisht përdoret uji i butë, elementet toksike pa penges i sulmojnë organet vitale; trurin, zemrën dhe mëlçin.Edhe shkenctarët nga laboratori ''OAK RIDGE“ në SHBA kanë ardhur në përfundim se uji i fortë mbron nga sulmet në zemër dhe smundjet tjera kardiovaskulare.Analizat periodike të ujit të ujësjellësit tonë të bëra nga enti higjenk në Vranje tregojn për sasi normale të sasis së kalciumit dhe magnezit dhe për mineralizim mesatar dhe të pasur me oligoelemente në suaza të normave të lejuara sipas standardeve në fuqi.
UJI I AROMATIZUAR
Në treg e hasim ujin të cilit i shtohet ngjyrë aromë me shije të pemëve të ndryshme.Prodhuesit paraqiten me prodhime që garantojnë përqëndrimin e përbërsve natyral ( mollë , pjeshk dardhë, qershi etj) , bile edhe deri 100% natyral.Në këto raste duhet pasur kujdes sepse ky lloj i ujit nuk është kualitativ dhe nuk i përgjigjet të dhënave në ambalaszhet e prodhimit.Pastaj sot kemi prodhues nga ma të ndryshmit të palicencuar , pa laborator intern , pa ekipe profesionale të domosdoshme për prodhim të produkteve ushqimore që kërkohen sipas standardeve .Këto prodhime , ky lloj i ujit (langjet) përmbajnë të gjitha llojet e aditiveve( përbërsve kimik) , siç janë melmesat, konzervansat, ngjyra, aciditeti e në disa edhe 30-35 gram sheqer në 250 ml ujë më thjesht deri në pes lug të mbushura me sheqer. E për ti dhënë shije dhe për ta bërë langun e freskët i shtohet sasi e lart e gazit CO2 e në disa raste edhe me mija mg/l.Në disa ujëra të aromatizuar kemi vetëm koncentrat limoni por ekspertët preferojn ma mir të prehet një cop limoni natyral e ti shtohet ujit sesa të përdoret uji i aromatizuar me substanca kimike.
Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI