Marrëveshja e 23 qershorit për njohjen e polisave dhe efekti i sajë
Lokale

Marrëveshja e 23 qershorit për njohjen e polisave dhe efekti i sajë

24.Jun.2015 15:49
0

Dialogu dhe Iniciativat të cilat përfundoj në favor të lehtësimit të jetës së qytetarëve janë iniciativa që duhet përkrahur nga të gjithë, arritja e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellët të polisave të sigurimeve pa dyshim se është një marrëveshje që do të ketë efekte të drejtpërdrejt në lehtësimin e lëvizjes së shtetasve të dy vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshje.

Shkruan: Abduselami Shkodra

abduselami-shkodra

Që nga dje shtetasit e republikës së Kosovës respektivisht automjetet që kanë polisë valide të sigurimit të detyrueshëm sipas ligjit të autopërgjegjës ligji ky I cili identifikohet me NR. 04/L-018  i cili ka hyrë në fuqi nga   01.08.2011 nga dje datë 23.06.2015 kanë mundësin e lëvizjes me automjetet e tyre pa as një obligim shtesë në fushën e sigurimit në territorin e Serbisë. Arritja e kësaj marrëveshje është një arritje e jashtëzakonshme e cila është në funksion të lehtësimit të lirisë së lëvizjes për shtetasit e të dyja vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshje, delegacioni i Kosovës në negociata që kanë të bëjnë me segmentin e sigurimeve e ka bërë një  hapë  të madh dhe krejtësisht të favorshëm për qytetarët e të dyja vendeve.

Efekti politik

Marrëveshja e 23 qershorit ka efekte të drejtpërdrejtë politikë duke marrë parasysh që në përmbajtjen e kësaj marrëveshje ka vlejt parimi i reciprocitetit të palëve nënshkruese të marrëveshjes, fundamentale në përmbajtjen e marrëveshjes është  që të njihet parimi i reciprocitetit  sa i përket  polisave të sigurimeve të detyrueshme për automjete me targa nga dy shtet nënshkruese, duke marrë parasysh faktin që Serbia gjatë gjithë kohës në deklaratat dhe veprimet e veta politike konteston dhe kundërshton shtetësinë (pavarësinë) e Kosovës  me pranimin e përmbajtjes së marrëveshjes së 23 qershorit e cila në esencë e ka parimin e reciprociteti ka lëvizur nga qëndrimet e veta politike në raport me ekzistencën e shtetit të Kosovës, qartësia e marrëveshjes dhe mos dykuptimësia janë avantazh për herë të parë i ekipit negociator në dialogun që po zhvillohet në  Bruksel.

Pranimi i parimit të reciprocitetit ka krijuar realitet të ri edhe për vetë procesin e negociatave që po zhvillohen  që tash e disa vite në  fakt ka krijuar një precedent i cili do të jetë shumë i favorshme në pozicionimet  e ardhshme të ekipit negociator të Kosovës, andaj me këtë marrëveshje shteti dhe qytetaret e saj kanë fituar.

Efekti integrues

Me këtë marrëveshje mundësohet njohja e ndërsjellët e sigurimeve të automjeteve të të dyja vendeve, ku automjetet e regjistruara në Kosovë do të mund të kalojnë në territorin e Serbisë me sigurimin MTPL, kjo do të ketë efekte të drejtpërdrejt edhe në procesin integrues të  shtetit dhe qytetarëve të Kosovës duke marrë parasysh që EU  e ka themeltare  lirinë  e udhëtimit Lëvizja e lirë përfshihej në traktatet e UE, por u bë realitet praktik vetëm pas themelimit të ‘zonës së Shengen’. Kjo zonë pa kufij u emërtua sipas një qyteti të Luksemburgut, ku u nënshkrua marrëveshja origjinale, andaj  njohja reciproke e polisavë të sigurimit  lehtëson lëvizjen e lirë  të qytetarëve të Kosovës me marrëveshjen e 23 qershorit kompletohet edhe lëvizja e lirë në mbarë rajonin duke marrë parasysh që marrëveshje të tilla të MOU-së, Kosova ka edhe me vendet fqinje si Shqipëria dhe Maqedoni, për të gjithë shtetet mundësia   e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Asociacionit të Siguruesve të Serbisë. Është një  lehtësi  për rrugën e anëtarësimit  të Kosovës, në kartonin e gjelbër që është pjesë  e proceseve integruese e që ka efekte të drejtpërdrejtë te bashkatdhetarët tan që janë numër i konsiderueshëm, po ashtu popullatën shqiptare në luginën e Preshevës e nxjerrë nga getoizimi,  i lehtëson lirinë e lëvizjes  pa barrierë si  dhe ndihmon në integrimin e tyre në  lidhjet familjare dhe kombëtare.  Thënë ndryshe integrimet brenda rajonale shërbejnë edhe në rrugën për integrime Euro Atlantike.

 

Efekti Ekonomik

Kostoja e lartë e  tarifave (taksave) kufitare pa dyshim që ka qen barrierë  për qytetarët e të dy vendeve, po ashtu ka vështirësuar gjendjen financiare të komuniteteve pakicë të dy shteteve  respektivisht të shqiptarëve të  Luginës së Preshevës po ashtu edhe komunitetit serbe që jeton në Republikën e Kosovës, mos pasja tash e tutje e barrierës së pagesës së tarifës kufitare do të ndikoj drejtpërdrejtë  si në gjendjen financiare të këtyre komuniteteve po ashtu edhe të ekonomisë së dy  shteteve, pasi që njohja e polisave do të mundësoj qarkullimin e mallrave dhe rrjedhimisht do të ndikoj edhe në çmimet e tyre.

Thënë ndryshe shteti i Kosovës ka përfituar si në aspektin e brendshëm po ashtu edhe në politikën e jashtme si dhe në pozitën  ndërkombëtare duke marrë parasysh që përmes kësaj marrëveshje shteti serbe veç ka njohur legjislacionet e aplikueshme në Kosovë e duke njohur legjislacionin ka njohur edhe juridiksionin e këtij legjislacioni në territorin e Kosovës e që në fakt është njohje e shtetësisë defakto dhe dejure pasi që dihet se marrëveshje të tilla arrin vetëm shtete e pavarura dhe sovrane. 

 

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI     

 

Në Zarbincë shënohet dita e të dëbuarve nga Malësia e Bujanocit
Mustafa: Kosova ta kushtëzojë Serbinë me shqiptarët e Luginës! (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration