Thomas W. Arnoldi dhe Shqiptarët
Vështrime

Thomas W. Arnoldi dhe Shqiptarët

18.May.2014 20:00
0
Këto dite mora librin: Thomas W. Arnold, HISTORIA E PËRHAPJES SË ISLAMIT, Rrjedhat historike të misionit, Përktheu:Nexhat S. Ibrahimi, Prishtinë, /Dituria Islame/, 2004, në Bibliotekën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë dhe lexova me vëmendje disa kaptina nga libri i përmendur. Shkruan : Xhemaledin Salihu Xhemaledin Salihu-konferenca Në këtë shkrim po shkëpusë disa mendimit që ishin me rëndësi dhe interesant për mua dhe dhe sigurisht do të jenë  edhe për lexuesin e nderuar shqiptar. Po citojmë: “Shqiptarët, përveç një pjesë që është në Greqi, banojnë në viset malore të bregut lindor të detit Adriatik që shtrihet ndërmjet Malit të Zi dhe gjirit të Nardës ose Prevezës. Ata i përkasin njërit  nga popujt më të vjetër të Evropës dhe llogaritet se prejardhjen e kanë nga fisi arianit, një degë e pellazgëve. Kjo tezë ishte shumë e përhapur në shek XIX, d.m.th.në kohën kur jetoi dhe veproi T.W.Arnoldi. Pastaj vazhdon: Sami Frashëri dhe gjithë shkrimtarët e Rilindjes sonë kombëtare e mbronin tezën se shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve. Për prejardhjen e shqiptarëve që nga viti 1774 e këndej, shkencëtarët kanë bërë shumë gjurmime dhe kanë shtruar shumë teza. I pari që ka shkruar për këtë është Johann Thunmanni, më 1774. Shumë shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë në shekullin tonë kanë ardhë në përfundim se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve. Shqiptarët janë popull autokton i Ballkanit. Që nga antika greko-romake dokumentohet se ilirët ishin fqinj të tyre dhe pos në Shqipërinë e sotme e në Kosovë ata shtriheshin në tërë Gadishullin Ballkanik. Në kohën parahistorike, sidomos në periodën e bronzit dalin si një nga popujt më të mëdhenj të Evropës, pra jo vetëm zotërinj të Ballkanit, po edhe si banorë të një pjese të Evropës Lindore e Qendrore, mbase edhe të disa viseve të Evropës Perëndimore.thomas Krenaria popullore e shqiptarit është mjaft e madhe. Kur dikush e pyet një shqiptar a është, para se ti përgjigjet se është mysliman a i krishter, ai do të thotë se është shqiptar. Kjo shprehje, duke e marrë parasysh kuptimin e saj, do të mund të shpjegohej se ai është banor i një vendi shkëmbor. Kjo mënyrë e manifestimit të individualitetit të tij është shkak i ndjenjave të veçanta nacionale, të cilat e mënjanojnë atë përçarjen e rreptë që mbretëron në viset e tjera të Perandorisë Osmane ndërmjet ithtarëve të këtyre dy feve.Shqiptarët, myslimanë dhe të krishterë, flasin një gjuhë, i kultivojnë traditat e njëjta, kanë qëndrimet dhe zakonet e njëjta. Mburrja e përbashkët kombëtare e tyre është aq e fortë sa që nuk i ka lënë vend përçarjeve religjioze, që i ka ndarë njerëzit e këtij populli”. Autori i veprës Tomas V. Arnold/1864-1939/ ishte orientalist dhe studiuesiI çmuar anglez. Ka qenë profesor në Universitetin Islam të Aligarhit në Indi, pastaj professor në Universitetin e Londrës. Ishte profesor i parë i gjuhës arabe në Shkollën për Gjuhë orientale në Londër dhe dekan i saj.
Çka shkruan lajmëtari i Stambollit në vitin 1899 për Kazanë e Preshevës
Lëvizja Vatra nuk është pronë private!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration