Lëvizja Vatra nuk është  pronë private!
Vështrime

Lëvizja Vatra nuk është pronë private!

16.May.2014 12:59
0
Vatra fillimisht u themelua si shoqatë e të shpërngulurve te Kosovës Lindore, u themelua nga veprimtari Njazi Kadriu I cili ishte edhe kryetar I sajë derisa vdekja e ndau. Pozitën e tij e ,,trashëgoi”  Sejdulla Kadriu. Gjate ekzistencës së sajë Vatra kishte një aktivitet solid kryesisht në Gjilan. [caption id="attachment_113788" align="alignleft" width="175"]Shkruan: Naim Ramizi Shkruan: Naim Ramizi[/caption] Në zgjedhjet e fundit lokale të zhvilluara në Republikën e Kosovës  Vatra mori pjesë si iniciativë qytetare dhe siguroi një mandat në kuvendin Komunal të Gjilanit. Sherri plasi pas zgjedhjeve kur kryetari I saje Sejdulla Kadriu ne mënyrë tinëzare dhe pa konsultimin e kryesisë vendos të hyjë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës fituese e zgjedhjeve. Kushtet e këtij koalicioni ishin:  Sigurimi I kontratave të punës për familjarët e tij edhe atë për vetë Kryetarin Sejdulla Kadriun, mbesën e tij Sarandën nipin Kushtrimin dhe nusen e djalit Qëndresën. Kjo qasje e paskrupullt e kryetarit i cili e konsideronte Lëvizjen Vatra si pronën e tij nxiti reagim te një pjesë e kryesisë, me këtë qëndrim Sejdulla Kadriu tregoi se nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve të shpërngulur por ai duke shfrytëzuar ndjenjat e tyre përfiton për vete dhe për familjarët e tij por një gjë të tillë vështir se do ta lejonin kryesia dhe anëtarësia e gjerë gjë që edhe u dëshmua në kuvendin e dytë zgjedhor ani pse Sejdullahu dhe shokët  e ,,Gurit” (Goran Radosavleviqit)   nuk e njohin rezultatin. Si çdo subjekt  tjetër edhe Lëvizja Vatra para disa muajve i kishte hyrë procesit të zgjedhjeve të brendshme të Kuvendit të përgjithshëm nga i cili do të vlerësohej ose do të ndëshkohej veprimi I kryetarit të sajë. Në këto zgjedhje po merrnin pjesë  148  anëtarë të cilët me votë kanë zgjedhur 51 anëtarët e këshillit drejtues, dhe 51 anëtarët e këshillit drejtues kanë zgjedhur 21 anëtarët e kryesisë së re. Ky proces kishte qenë i drejtë, transparent dhe demokratik mirëpo dikujt nuk I shkonte për shtati dhe ne momentin e fundit 6 orë para se të mbahej mbledhja ku do të zgjidheshin organet drejtuese në mes të cilave edhe kryetari I sajë, kryetari në largim Sejdulla Kadriu mbanë mbledhjen 6 orë para afatit të caktuar edhe atë me disa anëtarë të vatrës jo me kryesinë dhe deklaron se nuk e njeh kryesinë e re të dalë nga kuvendi I dytë zgjedhor. Pas kësaj ai mbyll  derën e zyrës duke mos lejuar që kryesia të futët në selinë e Vatrës në mënyrë që të pengoj mbajtjen e mbledhjes nga e cila pritej te dilnin organet drejtuese. Veprimet e këtilla anit demokratike nuk i bëjnë nderë as lëvizjes Vatra e as familjes Kadriu. Mbledhja u mbajt në një ambient tjetër ku edhe u zgjodhën edhe organet drejtuese ku Fatmir Arifi u zgjodh kryetar.  Me ose pa dashje Sejdulla Kadriu dhe shokët e  ,,Gurit”(Goran Radosavleviqit)  që po I bëjnë rojën e nderit kryetarit të shkarkuar duhet të pranojnë se vota është e shenjtë e shtrenjtë dhe vendimtare.   Naim Namiz, anëtar i Lëvizjes Vatra. 
Thomas W. Arnoldi dhe Shqiptarët
Reagim në letrën e Bajram Dalipit «Kah po shkon Fondi Humanitar i Kosovës Lindore?»
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration