Takimi i pestë i Lidhjes mbarëshqiptare të Forumeve Politike
Vështrime

Takimi i pestë i Lidhjes mbarëshqiptare të Forumeve Politike

03.Oct.2012 22:04
0
Me datë 30 të muajit të kaluar, pra të dielën Presheva ishte nikoqire e mikëpritjes së një organizimi të Forumeve Rinore të Partive Politike shqiptare, një asociacioni para-politik në të cilin aderojnë thuajse të gjitha Forumet Rinore të partive politike shqiptare?!  Shkodran Ismaili Nën organizimin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Shqiptare në Luginë të Preshevës e cila edhe ishte nikoqire dhe mikëpritëse e saj dhe në drejtimin e z. Ilir Sadriu e diela ishte një sesion miqësish dhe promovimi gjërë e gjatë në dhe për Preshevën. Kënaqësia ishte e jona si preshevar të kishim në mesin tonë  vëllezërit nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Tetova, Ulqini e gjetkë të cilët  e përfaqësonin diversitetin e përcaktimeve politike në hapësirën shqiptare. Duke përfituar nga ky takim, mund ta themi se më shumë ishte në frymën e një bashkëpunimi e shkëmbimi reciprok vëllazër të njohjes së ndërsjellë, se sa një takim agjendash formale institucionale, këtë e kishim të nevojshëm sepse kemi patur një histori zhvillimi shumë përcarëse e izoluese duke na bërë të huaj për njëri tjetrin! Sfidat e formësimit institucional?! Si një “asociacion vullnetarësh” e  themeluar më 12 qershorë të këtij viti në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare në vigjilie të 134 vjetorit të kësaj të fundit,  dhe e projektuar të ishte një trupë (para) politike e spektrit politik shqiptarë në të gjithë hapësirën tonë. Duke e vështruar nga kategorizimi socio-juridik e politik mund ta themi se ky asociacion trupe e Forumeve politike hyn në mes të një asociacioni të shoqërisë civile dhe të një trupe para-politike e cila është në konsolidim e sipër. Në vazhdën e punimeve të sesionit të Kuvendit të takimit të pestë të Lidhjes, përpos fjalës mikëritëse dhe përshëndetëse të nikoqirit organizator, kryetarit të Frumit Rinor të PDSH –së në Luginë të Preshevës z. Ilir Sadriu, një fjalë rasti dhe një leksion rezyme e zhvillimeve të historisë historike dhe politike e mbajti dhe kryetari i Komunës së Preshevës z. Ragmi Mustafa duke i dëshiruar cdo njërit mire se ardhje dhe një punë të mbarë e të suksesshme. Në panelin sesionar të punimeve të Kuvendit të takimit të pestë pati dhe diskutime tjera nga thuajse të gjithë të pranishmit, një mori e madhe e të cilave ishin në vazhdën e formësimit të këtij institucioni (para) politik. Në mes të tjerave u propozua takimi i rradhës në nëntorë në Tiranë, një konferencë shkencore me studime për këtë qindvjetor të Pavarësisë Kombëtare dhe një mori tjera të tilla. U pajtuam një zëri se në vazhdim Lidhja duhet të jetë afatgjate dhe e fomësuar në aspektin konstitucional e kadrovik dhe të themelohen disa organe të saj, të cilat u propozuan  si një spektër alternativash institucionale juridike si organe të konsolidimit të mëtutjshëm të  Lidhjes. Sfidat politike……… Nuk ka dyshim se ky asociacion nuk është i përkryer dhe cënueshmëria e tij nga (para) politika mund të jetë i përditshëm. Ky asociacion nuk përfaqëson zërin e fundit të spektrit politik të Forumeve Rinore, ama është thuajse më i miri në mesin e joekzistuesve pasi një i tillë na ka munguar dhe ka qenë domosdoshmëri e kohës, sidomos në këtë qindvjetshë të mëvetësisë kombëtare. Pa dyshim kjo trupë nuk përfaqëson tërë unitetin e politikës rinore gjithëshqiptare, mirëpo pa dyshimin as më të vogël duhet të jetë një KORPUS UNITETI I DIVERSITETEVE të politikave rinore! Në përpjekjet ballkanike drejt demokratizimit e rëndësishme është edhe dimensioni i demokraizimit të Forumeve Rinore të partive politike dhe kjo është imediate! Pikërisht demokratizimi i Forumeve Rinore dhe i kësaj Lidhje mendoj se duhet të jetë në shërbim të evropianizimit të ballkanit perëndimore ku jetojm në shqiptarët, të stabilizimit të vendeve tona, të maturië dhe integimeve panshqiptare duke u treguar se rreziku nga ne është i pamundur, duke relektuar në një stabilitetit politik dhe duke influencuar në politikën qendrore nga ajo perfierike. Mos të mendojm se jemi të parëndëishëm, këtë status vetëm ne që mudn ta hjekim dh eta vëndojm për veten tonë, duke e pasur parasyshë se zakon poltik i partive politike është që kryetari i Forumit Rinor të partisë të jetë edhe anëtarë i Kryesisë Qendore të saj dhe me këtë kemi një parapëgatitije për një influencë programore de jashtëprogramore në të mirë të inetgrimeve në rradhë të parë të kokave e mandej edhe të tokave ( Kim Mehmeti)  (Autori është nga Presheva)
Njazi Kadriu, shembull i qëndresës në burg dhe në liri
Çka do të bëj pushteti lokal me RTB-në në vitin 2013 ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration