Lokale
Çka do të bëj pushteti lokal me RTB-në në vitin 2013 ?
A duhet rënduar taksapaguesit me rreth 30 milionë dinarë edhe vitin e ardhshëm?
A ka nevoj vërtetë RTB për 40 të punësuar?
Përgjigjen në këto dhe shumë pyetje tjera rreth N.P. “ Rtv Bujanoci “ pushteti lokal i’a ka borxh taksapaguesve.
Jeton Ismaili
Është folur e përfolur për ndërmarrjet publike në komunë të Bujanocit e që për themelues kanë Kuvendin Komunal. Disa nga to kanë qenë të dalluara për menaxhim solid e disa tjera për keq menaxhim deri në skajshmëri.
Nga të gjitha pronat publike Rtv Bujanoci ka qenë padyshim më i përfoluri. Ai po vazhdon të jetë pre i akuzave nga opozita për njëanshmëri, kurse deri dje ka qenë objekt i sulmeve të pozitës së tanishme.
Kur disa vite më herët Rtv Spektri nisi t’i shpalos mangësitë e RTB-së, të gjithë i’u hodhën në qafë duke e akuzuar për konflikt interesi.Madje, pushteti i atëhershëm lokal, ( kryetari i komunës ishte Nagip Arifi ) pas kritikave për këtë ndërmarrje publike, duke larguar vëmendjen nga problematika e RTB-së filloi të sulmoj Spektrin në kahje të ndryshme, madje edhe në nxitje indirekte të popullatës për të rrëzuar pushtetin.
Edhe në periudhën e mandatit paraprak të vetqeverisjes lokale ( kryetar i komunës ishte Shaip kamberi ) çdo kritike të Rtv Spektrit për mënyrën e funksionuarit të N.P. Rtv Bujanoci i’u është dhënë kahje tjetër, duke e cilësuar si fushatë të egër ndaj pushtetit.
Megjithatë, faktori kohë ka dëshmuar më së miri se kjo ndërmarrje publike ka vazhduar të jetë barrë e tepërt për pushtetin lokal e mbi të gjitha për xhepin e qytetarëve, të cilët me taksat e tyre finansojnë këtë institucion.
Gjithmonë është shtruar pyetja se a ja vlenë të shpenzohen rreth 30 milionë dinarë në vit për diçka që as për së afërmi s’mund të quhet medium publik.
Çfarë përmbajtje programore finansojmë ? Cilit kuadër “ profesional “ i japim paga ? A janë të nevojshëm 40 të punësuar ?...etj,etj.
Në të trija këto pyetje përgjigja mund të jetë fare e thjeshtë. Nuk i’a vlenë as 40-të të punësuar e as 30 milionë dinarë për gjendjen momentale të RTB-së.
Madje edhe nëse dëshirohet të përmirësohet diçka në këtë ndërmarrje, duke patur parasysh kuadrin profesional një gjë e tillë është e pamundur të bëhet.
Edhe ata pak profesionistë të cilët janë pjesë e RTB-së nuk mund t’i vënë në dispozicion aftësitë e tyre kreative për shkak të politikës redaktuese e cila kontrollohet nga politika ditore.
Dhe për fat të keq, gjithnjë në pozita kyçe redaktuese emërohen njerëz të cilët nuk i plotësojnë kriteret profesionale.
Si rezultat pastaj vihet në situatë që shikushmëria apo audienca rekorde e mediumit mos t’i kalojë as njëqindë persona. Kur është në pyetje RTB është interesant fakti se gati gjysma e popullatës së komunës së Bujanocit as që e dinë që ekziston një medium i tillë. E për atë se a mundet RTB të krijoj opinion publik në rrjedhat politike as që i’a vlen të flitet.
Andaj, është momenti i fundit që pushteti lokal t’ia sqaroj taksapaguesve arsyet e një finansimi enorm të një ndërmarrje publike ? Nëse janë në pyetje kuadrot e të punësuarve, atëherë më mirë t’i ndryshohet veprimtaria kësaj ndërmarrje dhe të shndërrohet në ent social, por barra prap mbetet e njejt për taksapaguesit.
Por mesiguri taksapaguesit nuk do të kishin vërejtje nëse me kaq mjete në dispozicion shtrohen disa kilometra rrugë, përmirësohet furnizimi me ujë të pijshëm apo me rrymë, ndërtohet një rrjet kanalizimi, përmirësohen kushtet në ndonjë institucion shëndetësorë, meremetohet ndonjë objekt shkollor apo pajiset me mjete teknologjike dhe kabinetike, subvensionohen me mjete shtesë bujqit, etj, etj.
Ditë më parë drejtori i RTB-së si një i gëzuar pa pasë dha një lajm se Agjencioni për Privatizim ka stopuar edhe për pak kohë privatizimin e RTB-së. Por drejtori duhet qenë në dijeni se ekziston Strategjia Mediale e cila parasheh privatizimin e mediave në tërësi. Deri në fund të vitit do të harmonizohen të gjitha Ligjet në Parlament në mënyrë që t’i hapet rruga tërheqjes së shtetit nga mediat.
Në këtë drejtim, si stafi udhëheqës i RTB-së, si themeluesi, është mirë të përgatitë në radhë të parë kuadrin brenda institucionit për procesin i cili është i pashmangshëm..
Nëse edhe në vitin e ardhshëm RTB-së i parashihen po kaq mjete buxhetore me një numër ka të lartë të të punësuarve, atëherë procesi i transformimit do të jetë mëse i dhimbshëm ngase do të ndodhë përnjëherë.
Andaj, Pushteti lokal duhet që medoemos deri në fund të këtij viti të krijoj një Strategji vetanake të veprimtarisë së mëtejme të RTB-së.
( Autoi është drejtor i Rtv Spektri në Bujanoc dhe pjesëmarrës i Forumeve punuese në hartimin e Strategjisë mediale në R. e Serbisë. )
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!