Shkijet dhe shkipëtarët- ose Zanafilla e fjalës shqip dhe Shqipëri
Vështrime

Shkijet dhe shkipëtarët- ose Zanafilla e fjalës shqip dhe Shqipëri

24.Feb.2013 14:25
0

Problemi se nga erdhi fjala shqiptar dhe Shqipëri,  dhe kur filluan banorët e trojeve të sotme si shqiptarë mbetet një problem i pazgjidhur mirë pavarësisht se gjuha e quajtur shqipe ka qënë  ruajtur dhe transmetuar brez pas brezi:  nga iliro-pellazgët tek arbërit dhe epirotët e deri tek shqiptarët dhe Shqipëria e sotme që  nga bota quhet Albania ( ose Arbëria në shqip).

Shkruan:Pirro Prifti; Pirro-PriftiBazuar në studimet e mia historiko-fetare   mendoj se mund të ketë një zhvillim të ri në kuptimin e fjalës shqiptar dhe Shqipëri. Problemi qëndron se kur filluan të quheshin banorët e trevave shqiptare me emrin shqiptar dhe zona e banuar si -Shqipëri.

i

Pak histori. Dihet që  deri në shekullin e XV kur luftoi Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, sipas Marin Barletit në librin e tij të famshëm  `Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principis`, banorët e atëhershëm quheshin epirotë dhe arbanas ose arbër. Në librin e përkthyer arbër quheshin dhe një pjesë e banorëve si dhe trojet përkatëse të Shqipërisë veri perëndimorë që i përket pjesës së Malit të Zi (e cila në atë kohë quhej Mbretëria e Zetës ose e Balshajve). Kjo vërtetohet  edhe nga Eposi i Kreshnikëve në të cilën banorët vendas quheshin nga sllavët si rabanë ose arbanë.  Arbanë ose arvanitas quhej dhe popullata e një pjesë  të  Toskërisë dhe Epirit të Jugut dhe pjesa e territoreve  të sotme greke përfshi dhe Peloponozin e sotëm (Morea e atëhershme). I gjithë  gadishulli Ilirik  ishte me fenë ortodokse të drejtuar nga Bizanti dhe nga kisha ortodokse sllave serbe, bullgare dhe rumune. Të kësaj feje ishin dhe arbanasit dhe epirotët. Me emigrimin masiv të këtyre banorëve në Itali ndikimi katolik mori përparësi sepse perëndimi evropian mbeti katolik me shtete të fuqishme si Franca, Spanja, Austro-Hungaria, Polonia. Pas vdekjes së Skënderbeut ndodhi eksodi masiv i banorëve të asaj kohë për në Italinë e Jugut dhe në Napoli, Venedik e Raguza, Spanjë, Rumani, Ukrainë, etj. Ikën rreth 250.000 banorë dhe sigurisht ikën shtresa e pasur dhe e mesme,  apo sic quhet kjo e fundit shtresa që mbart identitetin , traditën, zakonet, pra inteligjencia e asaj kohe. I vetmi fis që nuk u largua plotësisht mbeti ishte fisi i Dukagjinëve i cili më vonë ndërroi emrin me atë të Gjonmarkajve. Sipas Sulltan Mehmetit të II (1432-1481) i cili pushtoi Konstandinopojën dhe përfundoi pushtimin e trojeve Shqiptare më 1478, i cili u shpreh se `..nuk do të le gur mbi gur në trojet e arnautëve…` , në trojet shqiptare, edhe pas vdekjes së tij u shkatërruan të gjitha kështjellat dhe gjithçka Shkodra dhe Durrësi u shëndruan në fshatra të vegjel. Sulltanët e mëvonshëm ndoqën politikën e largimit të banorëve vëndës dhe islamizimin me dhunë të territoreve  plus,  sjelljen e banorëve të huaj jo ballkanas si persianë, turq, anadollakë, abhkazë, pra me fe jo të krishterë. Sipas Historisë së Shqipërisë, shekulli i XVI mbetet shekulli i `heshtjes`  në trojet e shqiptarëve (me pak kryengritje të vecuara), por turqit sollën banorë nga Persia, Abkazia, Anadolli në fushat e Shqipërise dhe të Kosovës të cilët ndërtuan banesa jashtë zonave të kështjellave. Vonë në fund të shekullit të XVI kur trysnia u dobësua dhe zonat e `Arnautistanit` humbën vëmëndjen e perandorisë turke filluan  dhe malësorët  të cilët vazhduan të zbresin në zonat fushore të Shkodrës, Kosovës, kryesisht në zonat e Gashit dhe më pak në Krasniqe;vazhduan të  bëjnë  tregëtinë në qytetet dhe fshatrat e mbetura si në Shkodër, Durrës, Janinë, Ohër, Prizren, etj,etj. Lindën vendbanime me emra të rinj, vendbanimet me emra të vjetër u shkatërruan dhe u harruan sepse banorët e rinj nuk i njihnin. Megjithatë përzjerja e banorëve të rinj me malësorët e zbritur (qoftë malësorët e veriut ashtu dhe të jugut) nga fundi i shekullit të  XVI  dhe në shekujt pasues krijuan një popullatë relativisht që fliste gjuhën e Arbërisë dhe të Epirit por që nuk e quanin vehten si të tillë. Është e vërtetë se edhe në zonat fushore patën mbetur banorë të varfër të cilët nuk patën mundësi të largohen nga frika e osmanlinjve dhe këta banorë mbetën pyjeve, kënetave dhe shqopishtave për tu fshehur si në Shqipërinë e mesme ashtu dhe në jug dhe në veri të tokave ku banonin shqiptarët. Në shekullin e XVI –XVII Territoret e Shqipërisë bënin pjesë në ejaletin e Rumelisë Ne fillimet e pushtimit shtresa e re sunduese perbehej ne shumicen e vet nga spahinj myslimane, kryesisht turq per nga kombesia, dhe nga feudale te islamizuar prej trevave te tjera ballkanike. Elementi shqiptar ne gjirin e saj, qe ishte i paket ne fillim, u shtua ne periudhen kalimtare nga shek. XV ne shek. XVI per te zene pak nga pak vendin kryesor. Ky fenomen u arrit nga elemente shqiptare, qe ishin vendas dhe jo nga elemente etnike serbe, sepse feudalet serbe ishin te ardhur dhe ndodheshin ne nje truall etnik te huaj. Pra, mbushja e klases feudale osmane me me shume elemente te dale nga gjiri i popullsise vendase shqiptare u krye ne trojet verilindore shqiptare, pikerisht ashtu sie u krye edhe ne rajonet e ish-principatave shqiptare. Edhe pushtuesit osmane ishin te interesuar per nje mbushje te tille nga elemente vendas, sepse keshtu siguronin nje mbeshtetje shoqerore vendase. Pjesa e siperme e piramides shoqerore, fisnikeria shqiptare, ishte e para qe provoi dukurine e kalimit ne islamizem, e për pasojë edhe shtresa e mesme dhe e varfër u islamizua. Gjatë këtyre dy shekujve u bë përzjerja e popullatave dhe deri në fillim të shekullit të XVIII këta banorë quheshen ende  banorët e Arbërit dhe kjo vërtetohet nga të dhënat e Kuvendit të Arbërit, apo Koncili Kishtar Kombëtar  në Mërqi  (Lezhe) më 14 e 15 janar të vitit 1703, në të cilën është shkruar në dokument fjala e Imzot Zmajevic (Katolik): “Urdhnove, o i Lumtuni Atë, me të vizituem Apostolik, të vërej mbi Kishat e Arbënisë së provinçës seme. Ju binda urdhënit; ju solla dheut; kërkova rruzullimin; pashë plagët e tij. Pashë, – uh, ç’dhimbje, – vu nën haraç atë që dikur kje despoti i Provincjave; (pashë) (Shypninë) Zonjën e gjindëve ndrydhë nën thember, me dhimbje të idhta; shqytin e trimave – shembë; murin e forcës sonë – rrenue! Pashë gjindt, hy në vend shenjt; kishat, të flligta; lterët përlye. Mezi pashë vend ku të mundej populli me u mbledhë në kuvend! Pashë pleqtë tue ulurue; Meshtarët, shërbëtorët e Hyjit, tue gjimue; çobantë, vra; dhentë tretë, tue u shpërnda dy udhëve; murtajën, që pa mëshirë i çoroditëte të gjithë; e plasjen e mortaisun, që trimnohej për të gjanë e për të gjatë….“  E ndërkaq unë, me vëllazën të mij të tjerë të Arbënisë… lusim Hyjin t’ju ruejë Ju, Papën Arbënesh Pretmadhin, për shumë mot në Kishë e edhe ne të na ruejë shëndosh pa kurrnjë të keqe…“ Pavarësisht kryengritjeve të herëpashershme, pavarëisht   islamizimit, pavarësisht sistemit të spahinjve dhe të timareve, përzjerja e popullsisë së ardhur me atë vendase vazhdoi dhe për dy-tre shekujt që vazhduan u krijuan elementë të një popullsie  fusharake dhe qytetare që fliste gjuhën arbërisht ose shqip por që kishte humbur  memorien kombëtare. Përjashtim bëri Malësia e e veriut (Veriperëndimore dhe veri lindore), dhe malësia e Jugut; këta  u konvertuan  pjesërisht në islam për të ruajtur gradat, tokat dhe për të përfituar faktikisht nga islamizimi, ose mbetën kripto-të krishterë (kryesisht katoliket). Eshte koha kur  “sulltani kishte urdheruar qe katoliket ose te turqizoheshin ose te transferoheshin”, si shkruan ne relacionin e 5 marsit te vitit 1702 V.Zmajevici dhe, pa kaluar dy muaj, ai realton se u be deshmitar i  nje fakti konkret te islamizimit masiv te shqiptareve: “pikerisht ate  dite (me 25 prill), kane kaluar ne fene islame 1000 katolike” .

ii

Kthimi nga fjala Arbëri dhe arbër në Shqipëri dhe shqiptarë. Por si quheshin këta banorë në shekujt e XVI dhe më vonë banorët? Nga turqit quheshin arnautë që rrjedh nga fjala Arbëri dhe arbanas por me kuptim përbuzës. Banorët e islamizuar të qyteteve dhe të vendeve të reja të banimit , kryesisht në zona fushore filluan të identifikojnë veten jo më me emrin arbër dhe epirotas por me një emër të ri tashmë që lindi si pasojë e konflikteve të reja fetare. Pa i hyrë historisë, prania deri në Kuvendin e Arbërit të fjalës Arbëri dhe tokat e Arbërit në dokumentet e të krishterëve katolikë,  tregon se deri nnga mesi i shek të XVII disa pjesë të Shqipërisë veri-perëndimore quheshin ende arbër. Fjalët shqip dhe shqiptarë duhet tëkenë filluar përdorimin e tyre në këtë kohë kryesisht në veri dhe veri lindje si dhe në lindje të Shqipërisë aty ku banorët e mbetur që flisnin arbërisht (pra shqip) por që ishin të krishterë ortodoksë  për të ruajtur fenë pranuan  edhe të futeshin nën suazën e krishterë  sllave të varur apo jo nga Porta e Shënjtë e Konstandinopojës (Stambolli) . Këta banorë u qujatën nga  banorët e islamizuar shkie  (në shumës). Fjala shkie (dhe shkja)  është përmëndur shpesh nga historianët të cilët shprehen dhe e derivojnë nga fjala `schizma` e cila dihet që ka të bëjë me ndarjen e kishës së krishterë në dy pjesë katolike-perëndim dhe ortodokse-lindje, që më 1092. Sipas (Fahri Xharra në shkrimin e tij të prillit 2012(  Kush janë shkijet ose pse Serbia duhet të heshtë?-24.04.2012, bazuar në të hdënat nga libri i bashkëautorve Milorad Boshnjaku dhe Sllobodan Jakovleviç viti 2007: `Karagjergjoviçët-Histori e mbuluar`) thuhet: `Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Vladimir Çoroviq, në historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushtonte Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë së kohës. Car dhe si i tillë, sundimtar i Ballkanit dhe i serbëve të tij (?) (në atë kohë serbët ishin në pakicë e Car Dushani- arbanas ortodoks.)”. Ndërsa studiuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij- në fakt mbiemrë shqip Nimani) kishin mundur të sundojnë Bizantin, por jo serbët” (Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe, flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe… me ardhjen e turkut u hapën dy dyer me të njëjtin drejtim atë të ikjes,  dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Sipas Fahri Xharrës të cilin dhe unë e përkrah: “ Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije! Falë shkizmës. Mirëpo, a e merituan ata këtë veçim? Kush ishte shkaku që ata mbetën të ndarë nga trungu shqiptar?“Shkaku ishte kundërshtimi fetar I fshehtë apo I hapur kundër islamizimit. Pra,  nocioni Shka/ Shqa/ Shkja/ Shkje/ Shkinë, – janë e njëjta gjë, të kuptosh shprehjen që shqiptarët e tjerë. kryesisht myslimanë, u thonë shqiptarve ortodosë. Me këtë rast shkiet pra, shqiptarët ortodoksë të futur nën mburojën sllavo-bizantinë i quajtën shqiptarët e islamizuar dhe ata të ardhur si –shkepetar ose shqiptar, duke përdorur  fjalën arbërisht `shkep` ose `shqep` në kuptimin që edhe këta ishin të `shkëputur` apo të `shqepur` nga identiteti fillestar. Ndoshta për t`ju kthyer në të njëjtën monedhë cilësimin e tyre  si  shkie apo shkja. Shkepetarët dhe vendi i tyre Shkeperia ose Shkiperia, si fjalë filloi të përhapej në veri dhe në lindje ku kontakti ishte kryesisht me sllavët. Kjo konfirmohet edhe nga sllavët të cilëte përdorin fjalën `shkiptarci` për shqiptarët myslimanë. Problemi i përhapjes së fjalës  shqiptar dhe shkip qoftë në zonat katolike në veri perëndim ishte i thjeshtë  për shkak të kontaktit  me kriptokristianët dhe fjala u përhap. Kështu ndodhi zëvënsimi i gjuhës arbërisht , fjalës Arbëri, dhe arbër, me shqip. Shqiptar dhe Shqipëri. Në jug, në tokat e Epirit dhe të Toskërisë, shkiptarë u quajtën shqiptarët e islamizuar, kurse të krishterët ortodoksë  mbajtën emrin arbër dhe arbanitas, në dallim nga turqit që i quanin të  tërë banorët e trevave arbërore dhe epirote si arnaute dhe Arnautistan, kurse perëndimi katolik vazhdoi Të na  quajë albanë në vend të arbanë, dhe Albani në vënd të Arbëri, në kujtim dhe respekt të asaj popullsie që luftoi kundër osmanlinjve dhe islamizmit.  Emri epirotas  dhe Epir u shkatërrua plotëisht nga sundimi i Ali Pashë Tepelenës i cili shkatërroi plotësisht në Toskëri dhe Epir të krishterët ortodoksë duke i shpërngulur për ne jugdhe duke zbrazur Shqipërinë e jugut. Ali Pasha mund të mbahet kampion i vrasjes së shqiptarëve të jugut edhe ne tokat greke të sotme. Islamizimi i jugut për pasojë të ikjes dhe vrasjeve të  ortodoksëve solli për pasojë përshpejtimin e përhapjes së fjalës shqip, shqiptar dhe Shqipëri. Mendoj se fjala shqiptar dhe shqipe apo shqiponjë nuk ka lidhje direkte me emërtimin e ri, por u përdor nga rilindësit për të ngritur moralin dhe forcën shpirtërore në luftën për pavarësi. Disa autoritete të albanologjisë, si Meyer, Miklosich, Hetzer dhe, mbi të gjithë, një studim i Bardhyl Demiraj, “Shqa in Albanischen – Sklavus”; megjithatë unë mendoj se këta albanologë gabohen kryekëput ashtu sikundër gabohet sot   historiani  i paguar  O.J.Schmitt kur flet për marrëzi të tilla sikundër i përmënd fjalën absurde  `arnautashë` ose sërbër e islamizuar të cilët qënkërkan bërë   shiqptarë pas 1389?!Gabimi qëndron tek mos kuptimi i fjlaëve shqip. Sepse nuk mund kursesi një albanolog të përkthjejë fjalën shkie ose shkja me fjalën skllav. Sllavët mund të përkthehen ashtu si e ka gjuha angleze  dhe gjuhët latine -`slave` ose skllav, por fjala shkie vjen detyrimisht nga fjala `schism` ose skizma. Mund të thuet përse shizma ndër shqiptarët  paska ndodhur kaq vonë gati 5 shekuj më vonë se sa ndarja e vërtetë e fesë kristiane. Mendoj se kjo ka një argument: banorët e trevave të Ilirikut apo të Ballkanit mbetën pas shizmës kristiane si të krishterë ortodoksë. Pas pushtimit turk mbështetja nga Kisha katolike u bë më e madhe se sa mbështetha ortodokse kështu që nëse katolikët ushtuan osë rezistuan ortodoksët e veriut u sllavizuan me dashje për të ruajtur fenë e tyre
Albanafobia e Berishës dhe islamofobia e Erdoganit
Marketingu shqiptar dhe diaspora
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration