Marketingu shqiptar dhe diaspora
Vështrime

Marketingu shqiptar dhe diaspora

23.Feb.2013 22:24
0
A ka ndërlidhshmëri marketingu i kompanive shqiptare me diasporën shqiptare në botë? A marrin familjet shqiptare në diasporë referenca nga marketingu që shohin, për të shpenzuar kur vizitojnë atdheun? A i japin rëndësi bizneset shqiptare qasjes në marketing për diasporën shqiptare?   Shkruan: Edmond Pruthi;   Edmond-PruthiPo e marr si një ilustrim që bugjeti i Kosovës është rreth 1.4 miliardë euro. Por gjithashtu po e marr si ilustrim që për një vit të hyrat e diasporës në Kosovë (remetancat) janë rreth 500 milion euro. Nëse shtjellohet bugjeti vjetor shihet që shumica e të ardhurave janë nga doganat (mallrat që hyjnë për t’u shitur në Kosovë) dhe mbi 30% të të hyrave në Kosovë janë nga diaspora shqiptare në përgjithësi që jetojnë nëpër botë. Është një pasqyrë e ngjajshme edhe në Shqipëri dhe në trojet tjera shqiptare. Kompanitë dhe veprimtaritë e ndryshme për klientë në trojet shqiptare nuk e përdorin mundësinë e reklamës që i dedikohet diasporës, ose kjo bëhet minimalisht. Më duket e kam hetuar kompaninë IPKO që ofron roaming më të lirë në tre muajt e verës dhe ndonjë bankë aty këtu me ndonjë reklamë për transfer mjetesh. Diaspora shqiptare ka lidhshmëri me atdheun, kryesisht përmes internetit. Kurse veprimtaritë biznesore paguajne shuma shumë të larta për një sekondazhë të shkurtër televizive në RTK apo në kanalet tjera, që reklama e tyre të ju shfaqet para lajemve qendrore. Kjo ‘modë’ e reklamës ka pas euforinë e saj në fillim të viteve 2000 por çdo ditë e më shumë është duke u zbehur suksesi i reklamës së tillë. Zbehja e reklamës në TV kanale dhe në gazeta të shtypura është për arsyje të çmimit të lartë, derisa në internet arrihet sukses shumë më i lartë me një çmim shumë më të volitshëm dhe më real. Familjet shqiptare në diasporë janë vizitorë të përhershëm të internetit dhe informacionin në të shumtën e rasteve e marrin në internet. Është mirë të thuhet se ka familja shqiptare në diasporë që nuk e ka shtypin ditor shqiptar në shtëpi apo që nuk ka TV kanale shqiptare në shtëpi, por është vështirë të gjendet një rast kur ndonjë familje shqiptare në diasporë nuk ka konekcion të internetit në shtëpi, kështu që informimi i diasporës shqiptare me ofertat e veprimtarive të ndryshme të bizneseve në trojet shqiptare është më se i nevojshmëm të bëhet sa më shumë përmes internetit. Me këtë shkrim dëshiroj të inkurajojë bizneset dhe veprimtaritë ekonomike në trojet shqiptare që të japin rëndësi të veçantë marketingut për diasporën. Unë si udheheqës marketingu në Gazetën Ditore, dhe si i autorizuar për marketing në rrjete sociale, ju preferojë veprimtarive shqiptare të vendosin reklamën e tyre në portalin shumë të vizituar  Gazeta Ditore, e poashtu të përdorin ofertën e Gazetës Ditore per marketing në rrjete social, si në Facebook për shebull..
Shkijet dhe shkipëtarët- ose Zanafilla e fjalës shqip dhe Shqipëri
Kosova "Made in Albania"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration