Po Shqiptarë jemi
Vështrime

Po Shqiptarë jemi

25.Mar.2016 15:48
0
Shteti i Serbisë në vitin 2001 pati nënshkruar Kartën e Këshillit të Evropës për pakicat kombëtare me qëllim të rritjes dhe garantimit të të drejtave të pakicave kombëtare. Por sa po respektohen ato të drejta apo obligime që dalin nga ajo Kartë.

Shkruan: Gani Rashiti

      Çështja e pakicave imponohet edhe sot për shkak se nuk kemi një popullatë të pastër në pikëpamje etnike. Si në të gjitha vendet ashtu edhe në shtetin e Serbisë jetojnë shtetas të komuniteteve të ndryshme. Një analizë e bërë më 1971 tregonte se nga 132 shtetet e botës, vetëm 12 apo 9.1%  të tyre kanë mundur të konsiderohen si shtete “etnikisht të pastra”. Përpjekjet për përmirësimin e pozitës së pakicave janë të vjetra, që lidhen më shek. XVII dhe me Traktatin e Osanbrykut (Vestfalisë,1948),në këtë traktat qëllimi ishte të sigurohet mbrojtja e pakicave fetare.   Në fillim të shek. XIX bëhen ndryshimet e konsiderueshme për sa i përket numrit të subjekteve të mbrojtur; a) Mbrojtja e pakicave bëhet lëndë e traktateve shumëpalëshe, b) masat mbrojtëse zgjerohen edhe për grupe të tjera etnike dhe gjuhësore; c)paraqiten tendenca për sigurimin e barazisë në të drejta civile dhe politike .

 Jemi dëshmitarë të një përpjekjeje të hershëm të shteteve të cilat kanë bërë të pamundurën për t’i siguruar të drejtën qytetarëve të vet brenda territorit të tyre.

 Sot si qytetarë të Republikës së Serbisë hasim në problematika të vjetra, e në forma të moderuara me qëllim të arritjes së qëllimeve tashmë të njohura. Shteti i Serbisë në vitin 2001 pati nënshkruar Kartën e Këshillit të Evropës për pakicat kombëtare me qëllim të rritjes dhe garantimit të të drejtave të pakicave kombëtare. Por sa po respektohen ato të drejta apo obligime që dalin nga ajo Kartë. Pra si pakicë kombëtare edhe pse i kemi të garantuara  shumë të drejta, prapë se prapë ato po mbeten  disa shkronja të zeza në një letër të bardh. Duke pasur parasysh se Serbia është nënshkruese e këtyre konventave për të drejtat e pakicave ajo dhe në Kushtetutën e vet ka përcaktuar me nen të veçantë të drejtat e pakicave kombëtare.

Një politikë e tillë po vazhdon edhe më tutje me risi te reja thuajse çdo dit. Para disa ditëve ishim dëshmitarë të pasivizimit të qytetarëve tanë në komunën e Bujanocit, komunë kjo e banuar me një numër të madh të nacionalitetit shqiptar cila udhëhiqet me në krye të komunës z.Nagip Arifi. Me rastin e pasivizimit qytetari nuk ka të drejtë të jetë pjesëmarrës në proceset zgjedhore dhe të vendos për të ardhmen e vet. Me këto politika të moderuara të largimit të shqiptarëve prej trevave të tyre, Serbia përpiqet që të zvogëloj numrin e shqiptarëve dhe të rikthej komunën e Bujanocit nën udhëheqjen e serbëve.

Shënimi i ditës së Pavarësisë së Shqipërisë për ne si Shqiptarë të cilët jetojmë në tri komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është e vetmja festë e cila na bënë të ndihemi më të afërt me shtetin të cilit i përkasim. Kjo festë apo ky përvjetorë çdo herë po na sjell probleme të njëpasnjëshme, prej dënimeve kolektive me të holla e deri te ato me burg.

 

Sipas Kushtetutës të Republikës së Serbisë në nenin 79 përveç që u jepe të drejta pakicave kombëtare të zhvillojnë shprehjen publike,të arsimohen në gjuhën e tyre kombëtare; të festojnë dhe ti përdorin simbolet e tyre në hapësirat publike, ajo u garanton mundësinë e nxjerrjes së ligjeve dhe rregulloreve provinciale për krijimin e të drejtave shtesë që i përkasin pakicave kombëtare të cilat do të jenë në përputhje me kushtetutën.

Derisa Kushtetuta e Shteti si akti me i lartë juridik u garanton të drejta pakicave kombëtare, në çfar logjike institucionet e vendit nxjerrin akte ligjore që nuk janë në harmonizim me aktin më të lart juridik të këtij shteti. Pra qytetari në njërën anë nuk duhet të brengoset për efektet ligjore duke pasur parasysh se këto akte janë në kundërshtim apo në shpërputhje me aktet më të larta kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Mendoj që Serbia si shtet kandidat për Anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të merret më seriozisht më çështjen e pakicave kombëtare pasi që Bashkësia Evropiane në legjislaturën e vet ka kapituj të veçantë për pakica kombëtare. Në këtë rast Shteti i Serbisë më shumë duhet të merret me përmbushjen e kushteve të ofruara nga Unioni Evropian se më çështjen kush dhe si i feston festat kombëtare. Shteti duhet që gjithë qytetarët e vet ti trajtojë njëjtë para drejtësisë. Vetëm duke respektuar të drejtën e qytetarit dhe duke garantuar procese të njëjta për gjithë qytetarët e vet, dhe duke respektuar  të drejtat e pakicave kombëtare mundemi të shpresojmë për një të ardhme më të mirë dhe për një afrim sa më të shpejt në familjen e madhe Evropiane.

Në nenin 59 pika 7 të Kushtetutës së R. së Kosovës thuhet: Të përdorin dhe të shfaqin simbolet e komunitetit, në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare. Në nenin 6 pika 2 të ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare të R. së Kosovës thuhet: Qytetarët e të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës kanë të drejtë, në mënyrë individuale apo si komunitet ti përdorin flamujt kombëtarë në pajtim me këtë ligj dhe me standardet ndërkombëtare.  

Ne si qytetarë kërkojmë nga Shteti i Shqipërisë i cili ka obligim moral e kushtetues që të merret më shumë me çështjen e shqiptareve në Luginë të Preshevës dhe ta respektojë obligimet që dalin nga neni 8-të  i kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Nga ana tjetër përderisa në Kosovë u lejohen të gjitha të drejtat qytetarëve jo shumicë, cila kish pas me qenë logjika që ne si pakicë në Serbi që mos ti gëzojmë ato të drejta.        

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës z.Robert Bosch i cili në një deklaratë dhënë ditë më parë thotë: Qytetarët Serb në Kosovë gëzojnë të drejta më shumë se çdo minoritet tjetër në botë.

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

Duam libra shqip dhe protesta simbolike ne Preshevë
Për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration