Duam libra shqip dhe protesta simbolike ne Preshevë
Vështrime

Duam libra shqip dhe protesta simbolike ne Preshevë

18.Feb.2016 23:00
0
Me moton " Duam libra shqip, në Preshevë u shënua protesta e radhës nga qytetarët kushtuar ndalimit të librave shqip, të cilët para pak muajve erdhën donacion nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës e të cilat nuk po lejohen që të përdoren nga Qeveria e Serbisë. Tashmë edhe pse Presheva ngadalë-ngadalë po hyn në fazën preliminare të zgjedhjeve lokale, është krijuar një gjurulldi e madhe lidhur edhe me lirimin e teksteve shqip.

Shkruar nga: Shefat Ademi-Preshevë;

Një protestë sa madhështore, aq e vlefshme sidokudo për syrin e gjithë atyre që protestuan pa dallime partiake. Sheti serb, çdoherë me mekanizmat e vet, pa marrë parasysh se cila qeveri ka ardhur në pushtet, e para pikë ka qenë cenzurimi dhe mosnjohja e shqiptarëve si komb, dhe mosrealizim të drejtave që u takojnë me ligj.

Është për të ardhur keq, nga kjo situatë që ndodhemi para një katastrofe që po bën ky shtet me të ardhmen e shqiptarëve të Luginës.

Ideologu i çështjes kombëtare Sami Frashëri thotë“ Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s´ka liri mendja dhe shpirtin thahen si bima pa ujë, dhe vërtetë ky shtet po na thanë neve shqiptarëve të këtushëm, duke na ndaluar librin si burim i dritës dhe diturisë.

Çdoherë mundohemi ti hedhim faj njëri tjetrit duke krijuar thashetheme, se ata ose ato kanë faj që sot tekstet ndodhen në Terminalin doganor në Preshevë dhe për hiçgjë, është krijuar panik se fajtor jemi vetëm ne që dimë të arsyetohemi. Edhe pse kjo protestë ishte sa vlefshme dhe simbolike i dha idetë e qarta se, shqiptarët kur është puna për kauza kombëtare sakrifikojnë gjithçka.

Pjesëmarrja masive tregoi edhe njëherë idetë e qarta se pa lirimin e teksteve shqip nuk mund të ketë hyrje të Serbisë në UE, Evropa tashmë ka hequr syzet e errëta kundrejt shqiptarëve të këtushëm, duke i treguar edhe njëherë se nuk mund të ketë hyrje në këtë institucion pa u realizuar të drejtat legjitmite që u takojnë shqiptarëve të Luginës.

Faktori politik në Luginë thuajse është ndarë në dysh rreth kësaj problematike, ata që janë në pushtet mundohen të bëjnë diçka pozitive, kurse këta në opozitë as që duan të merren me këtë problematikë, ne vazhdojmë t´ia hedhim fajin njëri tjetrit po një faj që do stagnon edhe më mbrapa në krahasim me shqiptarët e tjerë kudo që jetojnë.

Dy qeveritë shqiptare ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës sidokudo po mundohen të gjejnë një zgjidhje, me palën serbe duke marrë premtime se në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit do të trajnohet edhe kjo çështje por prapë nuk po arrihet diçka pozitive në këtë aspekt.

Një shtet siç është Serbia, sidokudo që ka pushtuar shumë troje ish- jugosllave prapë me klikën e vet uzurpatore po bën çmos që edhe këtu të bëjë shfarosjen e kësaj etnie, anti-shqiptari më i madh serb Dobrica Qosiq thotë: “Në qoftë se donë ta shkatrosh një popull, ndaloja kulturën edhe gjuhën, çka në të vërtetë ashtu po vepron ky shtet dhe kjo qeveri.

Andaj të gjithë të bashkuar, të punojmë dhe veprojmë, që ti kërkojë të drejtat tona, sepse jo vetëm me libra por edhe me unifikim si politik ashtu edhe popullor, do arrimë instancat më të larta për tu lavdëruar me punë dhe sakrificë, kjo tekefundit asocon se nëse kërkon dhe vetëm kërkon e pamundura bëhet e mundur..!

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

FADIL SULEJMANI KY MISIONAR I MADH
Po Shqiptarë jemi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration