Parku dhe pushteti korruptiv në Shtëpinë e Kulturës
Vështrime

Parku dhe pushteti korruptiv në Shtëpinë e Kulturës

17.Jul.2014 18:27
0
Ditë më parë, filloi "rregullimi" (shkatërrimi) i parkut të Shtëpisë së Kulturës "Abdulla Krashnica", në Preshevë, në kuadër të planit intensiv, korruptiv!

 

Shkruan: Kujtim Sadriu; 

 

Kohë më parë, po këtij pushteti lokal i hasi sharra në gozhdë, për shkak pengesave të lindura nga kualicioni dhe mjeteve financiare, në emër të padisë të ushtruar nga aktori Gani Veseli ,të cilin e larguan nga puna edhe pse i plotësuar kushtet për punësimi ku pas padisë gjyqësore fitoi dëmshpërblim mbi 2000000 dinarë. 

Pushteti lokal, gjendej në siklet për shkak padisë gjyqësore në favor të aktorit dhe lëkundjeve të shkaktuara të koalicionit dhe rrezikimi i kolltuqeve funksionare.

Për ta zbutur një siklet të tillë, pushtetit lokal i lindi ideja korruptive, që më 6 qershor për të rregulluar parkun e shtëpisë së kulturës, për t’ia rregulluar disi borxhin e dëmshpërblimit.

Pasi që në më 06 qershorë zyra e Universitetit Internacional dega në Preshevë në kërkesën e tij kishte cekur  se do ta marrë përsipër rregullim e oborrit të shtëpisë së kulturës pa kompensim dhe duke mos shkatërruar pemë dhe gjelbërimin e zbukuruar që u bë 2 vite më parë.

Pushteti lokal nuk ka marr  parasysh kërkesën e as akoma duke mos ja kthye përgjigje, por ka marrë parasysh idenë për të mbuluar gabimet në punësim, të cilët i bëjnë si klane mafioze.

Llogaria e parkut korruptiv është shumë e lehtë, duke u bazuar me projektin në fjalë. Marrim shembull sikurse të shtrohet e tërë sipërfaqja e oborrit të shtëpisë së kulturës me sipërfaqe (33 x 46m) 1518 m2 me pllaka betoni kushton 18,216 Euro e shumëzuar me 13 eu, për metër katrorë llogaritur me çmimin mesatar të tregut 2094840 din.

Siç shihet në foton e projektit hapësirat e konsiderueshme janë paraparë me gjelbërim atëherë projekti do të dal edhe më i lirë. Qytetarët le të vlerësojnë vetë se në çfarë niveli ka rënë ky pushtet pa dinjitet.

 

 

Sinqeriteti është burim gjenialiteti njerëzorë
Mjegulla e krijuar dhe dëshira për pushtet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration