(Pa)Barazia Gjinore dhe Femra Shqiptare
Vështrime

(Pa)Barazia Gjinore dhe Femra Shqiptare

03.Oct.2014 15:40
0
Barazia gjinore nënkupton mundësi të barabarta si për meshkuj ashtu edhe për femra pa asnjë diskriminim, të drejta dhe obligime në ambientin e tyre familjar,profesional dhe shoqëror. Me një fjalë qasje dhe shfrytëzim të barabartë në burime, shërbime të ndryshme dhe prodhime të të mirave materiale.

Kur një shtet miraton aktet më të larta të OKB-ës  dhe KE-së për të drejtat e njeriut dhe barazisë gjinore, dhe me Kushtetutën e vet ia mundëson qytetarëve të drejtat e barabarta, atëherë për atë shtet themi se i ka vënë detyrë  vetës që të përmirësoj pozitën jo vetëm të meshkujve por edhe femrave në shoqëri.

Në Serbi me ndryshimin e fundit në pushtetin qendror republikan, me Ligjin e ri për ministritë, Drejtoria për Barazi Gjinore është shuar ashtu që në këtë shtet askush nuk merret me çështje gjinore në mënyre institucionale e që përbën shkelje të të drejtave të njeriut, edhe pse kjo është e paraparë në proceset integruese të Serbisë në BE e aq më shumë kur ajo pritet të kryesoj me OSBE-në vitin e ardhshëm.

Se sa kanë arrit shtetet t’i zbatojnë këto ligje në praktik më së miri e tregon mirëqenia e tyre, respektivisht sa më i zhvilluar që është një shtet aq më e barbarët është femra me meshkujt, për dallim nga shtet më pak të zhvilluara të cilat dukshëm mbeten prapa në këtë drejtim.

Kur flasim për pozitën e femrës shqiptare në përgjithësi në Ballkan dhe në veçanti në tri komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës duhet të kemi parasysh dy procese, atë të rënies së komunizmit dhe tri luftërat e  fundit që i bënë shqiptarët gjatë procesit të shpërbërjes së ish - Jugosllavisë.

Para këtyre proceseve  pozita e  femrës si kontribuese në proceset socio - ekonomike ishte shumë e ulët e në veçanti mbizotëronin paragjykime të tmerrshme ndaj saj. Pas proceseve të lartpërmendura ndodhi kthesa e madhe, ku roli i saj filloi të pranohet si afirmues në çdo aspekt shoqëror dhe mbi të gjitha u arrit një fitore shumë e madhe, ku paragjykimet ndaj saj më nuk ekzistojnë dhe atë e shohim në ballë të ecurive shoqërore dhe profesioneve të rëndësishme për mirëqenien e një shoqërie.  

Nuk duhet të harrojmë edhe faktorët tjerë që ia mundësuan femrës shqiptarë këtë përmirësim të pozitës së saj siç janë: arsimimi i shqiptarëve në vend dhe jashtë tij dhe pranimi i pikëpamjeve perëndimore ndaj botës, globalizimi, zhvillimi i teknologjisë informative, prania e faktorit ndërkombëtarë, synimet euroatlantike, shpërndarja e shqiptarëve nëpër botë sidomos Perëndim  dhe kontakti me vlerat e tyre dhe prania e OJQ-ve të ndryshme të cilat udhëhiqen nga vetë femrat dhe ngritën zërin për të drejtat e tyre. 

A duhet të jemi të kënaqur si shoqëri me këto të arritura është një përgjigje që vetë ato duhet ta japin për pozitën, rolin dhe mundësitë e tyre. Edhe pse janë të përfaqësuara në institucione të ndryshme për femrat mendohet se më shpesh shërbej si objekt zbukurimi për t’i plotësuar kuotat që kërkohen nga Kushtetuta dhe ligjet ndërkombëtare, se sa paraqesin vlerën reale të tyre për të bërë diçka për vetën dhe shoqërinë. Synim i saj duhet të mbetet pozita e vendimmarrjes aty ku punon dhe vepron. 

Në nivel të përgjithshëm kombëtar ajo duhet dhe ka rast që të mbetet shembull pozitiv për meshkujt shqiptarë duke i prirë proceseve demokratike, pasi që meshkujt shqiptar janë treguar si vizionar të dobët dhe të paaftë në ndërmarrjet integruese euro-atlantike duke i bërë shqiptarët si kombin më të varfër në Evropë dhe ndër 10 kombet më të varfër në botë.

Në Bujanoc,Preshevë dhe Medvegjë femrat shqiptare duhet të jenë sa më të pranishme në Këshillat e Bashkësive Lokale dhe nga aty të burojnë idetë se si duan ta shohin vendin e tyre, e jo të ua lënë vendimet meshkujve që nuk janë të aftë të kujdesën as për vendin e tyre e lërë më për afirmimin e saj në shoqëri. Një mundësi për ato aktualisht paraqet edhe angazhimi i tyre në Kryesinë e Këshillit Kombëtar të pakicës shqiptare në Serbi, Këshillë ky që së shpejti do të ndryshoj përbërjen me zgjedhjet e paralajmëruara të 26 Tetorit të këtij muaji.

Sot femra shqiptare në kontekstin global  është në vij të barabartë me femrat botërore e cila ka një sfidë të vetme para saj, rolit të saj biologjik të qenit nënë dhe amvise dhe rolit shoqëror ku është nën presion që të ndjek karrierën profesionale dhe të jetë sa më e pavarur. Balancimi në mes këtyre dy kërkesave parqet shqetësim të përhershëm për të. S’ka dyshim se ajo vet e di më së miri se kah duhet t’ia mbaj duke marr parasysh kontekstin socio- ekonomik, politik dhe teknologjik në vendin ku jeton.

Për të arritur barazinë me meshkujt varet nga vetë femrat dhe përkrahja e ndërsjellët që kanë ndaj njëra tjetrës. Vetëm një shoqëri e barabartë në mes meshkujve dhe femrave është parakusht për zhvillim, përparim, mirëqenie dhe demokraci, mësim ky i nxjerr nga shtetet më të zhvilluara të botës.

 

Shkruan:Fadil Isufi; Bujanoc

Mediat botërore e disa shqiptare, për nder të vizitës së Papës zvogëlojnë numrin e muslimanëve në Shqipëri
Politika (nët) e Luginës dhe "Meselaja e Qershive"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration