Mediat botërore e disa shqiptare, për nder të vizitës së Papës zvogëlojnë numrin e muslimanëve në Shqipëri
Vështrime

Mediat botërore e disa shqiptare, për nder të vizitës së Papës zvogëlojnë numrin e muslimanëve në Shqipëri

21.Sep.2014 22:17
0
Të gjitha statistikat e deritanishme ato kombëtare dhe ato ndërkombëtare numrin e muslimanëve në Shqipëri e kanë publikur mes 65% e 80 dhe 90 %. Dhe asnjëherë nuk ka patur kontestime në këto të dhëna,, kurse në prag dhe gjatë vizitës së papës u shfaqën shifra krejtësisht të tjera të cilan thirren në të dhënat e fundit pa i cekur burimet.

Shkruan: Mr. Ragmi Destani

Edhe rrjeti satelitor euronews gjatë gjithë informacioneve për vizitën e Papës në Shqipëri informonte edhe për përqindjen e përkatësive fetare duke i paraqitur 15 % Katolik, 11 % ortodoks dhe 56 % mysliman.

Ardhja e Papës në Shqipëri është e mirëseardhur dhe e mirëpritur, dhe shpresojmë se jo vetëm që sjellë mesazhin e tolerancës fetare dhe të bashkëjetesës, por edhe të bindet dhe të marrë shembull për këtë tolerancë që e kanë kultivuar me shekuj prijësit fetar  dhe qytetarët shqiptar.

Mirëpo nuk do të ishte e ndershme që to mos ia themi të vërtetëm për numrin e banorëve të Shqipërisë dhe përqindjen e tyre në aspektin fetar. Pse këto shifra dalin pikërisht në këto momente,, a thua është një provokim për banorëte  shqipërisë,, apo ndonjë politikë tjetër që nuk i dimë pasojat e saj. 

Shpresojme që Vizita e Papës sigurisht se nuk ishte për të promovuar shifra të reja të përkatësisë fetare të shqiptarëve,  të cilat u ndryshuam me të madhe vetëm dy tre ditë para ardhjes së papës në Shqipëri,,, sigurisht se nuk do ishte një veprim për ti zënë mat shqiptarët që në këto momenete të mos kenë hapsire të diskutojnë për këtë çështje, por ti dorëzohen një akti të kryer në aspektin ndërkombëtar me këto shifra befasuese për ta,

Të gjithë Shqiptarët nga qiltërsia e tyre me mish e me shpirt dhanë maksimumin për të pritë Papën në mënyrën më të mirë të mundshmae,,, bënë një organizim që vëshirë se mund ta bëjnë edhe vendet e tjera më të pasura,,,,  

Me gjithë ekonominë e vështirë që ka Shqipëria,, u shpenzuan 2.6 milion dollarë , vetëm e vetëm që ti bëhet një pritje madhështore Papës dhe ti mbetet në kujtesë atij dhe stafit të Vatikanit, se shteti i Shqipërise , edhe me ato shifra të reja me 56 % myslimanë e pritën Papën me kënaqësi dhe me ghjithçka që patën , duke e ndier gjithkush si mysafir i i tij personal.

Është obligim i Komunitetit mysliman të Shqipëris, ti merr seriozisht këto shifra që të mos ndien të nënçmuar myslimanët e Shqipërisë duke iu ndryshuar (me tendencë) përqindja e tyre në aspektin fetar.

Shpresojmë se këtë pritje madhështore që ia bëmë Papës ne Shqiptarët , të na e kthejë me të mirë duke e llogaritur Shqipërinë dhe Shqiptarët si një vend me tolerancë të madhe feare dhe duke ndikuar që edhe Kosova të jetë vendi që do të jetë në një të afërme shumë të afërt në agjendën dhe tavolinen e diplomacisë së Vatikanit.

(Pa)Barazia Gjinore dhe Femra Shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration