titulli.com
Vështrime

Opinion: “Shteti jam unë”

29.Feb.2012 13:20
0
          Teuta Fazliu;   Luigji i XVI thoshte “Shteti jam unë”. Fillimisht ishte shumë i dashur nga populli i tij, në të cilin shihnin një shpresë më të mirë për të ardhmen e tyre, gjatë gjithë kohës së sundimit të tij hasi në shumë probleme mesituatën ekonomike që kishte trashëguar nga Monarkia e mëparshme, kjo situatë u rëndua edhe më shumë në momentin kur filloi luftën e kushtueshme në Amerikë. Pa-vendosmëria e tij në fushën politike dhe administrative çuan (e bënë) vetë popullin e tij ta urrente, sepse përfaqësonte simbolin e monarkisë absolute, e cila kishte çuar të gjithë Evropën në një gjendje të rënde sociale dhe politike. Në Kosovë në 2007-në u mbajtën zgjedhjet parlamentare një përqindje e popullit besoi në ndryshimet , si në skenën politike, ekonomike, për një zhvillim më të mirë, një shëndetësi të suksesshme që aktualisht është në gjendje të mjerueshme. Shumë shpejtë arritëm me një pik të zhgënjimit në disa marrëveshje të ndryshme në negociata në gjithçka , a thua vallë jemi duke ardhur në një pik që populli duhet të vendos apo vendosmërinë dhe përgjegjësinë ta marr vet Udhëheqësi ? Apo sa përgjegjësi morale do të ketë ai ? Gjithmonë duhet të negociohet për diçka më të mirë dhe kjo është alternativa jonë më e mirë e cila mund të dalë nga një marrëveshje e negociuar , para negocimit duhet ta kemi të qartë aftësinë për t’i arritur objektivat në raport me veten dhe në raport me të tjerët dhe në raport me popullin ! Cilat janë ato burime të cilat mund t’i kontrollosh apo tek të cilat mund t’a ushtrosh ndikimin tënd? Cilat burime mund t’i sjellin mbi tavolinë palët e tjera? Në artin e të kuptuarit sa më të mirë të negocimit, rëndësi vendimtare ka aftësia për ta dalluar vijën ndarëse në mes të interesave tona nga njëra anë dhe të pozitës në të cilën ndodhemi nga ana tjetër. Pozita është ajo çfarë dëshirojmë, ndërsa interesi është arsyeja pse duam atë që dëshirojmë. Për këtë arsye, duhet t’iu përgjigjeni pyetjeve të tilla sikur kjo “Në çfarë mënyre ajo qasje do t’ju sjellë atë çfarë dëshironi?” apo “Në qoftë se pajtoheni me këtë, çfarë qëllimi do të arrini?” “Asnjëherë mos negocio nga frika, por asnjëherë mos u frikëso nga negocimi” një aforizëm i qëlluar, e kam lexuar para disa ditëve me një shkrimin, negocimi ka sukses atëherë kur palët të arrijnë një marrëveshje për të cilën ata ndjehen të përkushtuar në mënyrë të ndërsjellë se do ta përmbushin. Për një negocim efektiv rëndësi vendimtare  ka paanësia, sepse pala e cila e ka ndjenjën se nuk është trajtuar në mënyrë të paanshme dhe i është bërë padrejtësi, mund të mos jetë e interesuar t’i përmbahet kësaj marrëveshjeje. Ata njerëz të cilët përpiqen të përfitojnë duke i shfrytëzuar të tjerët, në të vërtetë vetëm se janë duke rriskuar. Negocimi kërkon dhënien e kontributit nga të gjitha palët në atë mënyrë që marrëveshje të vlejë për të gjithë ata dhe të jetë e qëndrueshme, e jo të dëshpërohet e gjithë populli më vonë. Por populli është lodhur më ! Nuk është ndalur askush në negociata që të bëjë një listë të gjerë për ti detajuar nevojat që Kosova i ka dhe të cilat do të mund të adresoheshin si rezultat i “vendimit të vështir” për fusnotën. Jo pak njerëz janë konfuz me fusnotën, shumë nga ata janë edhe të pakënaqur madje disa edhe të hidhëruar, tashmë dikush edhe nuk po i’u beson veshëve të vet, jo pse veshët e kanë tradhtua por janë shurdhuar nga “ daullet “ patriotike. Të gjithë neve na rastis më shpesh sesa mendojmë që të bëjmë pazarllëqe dhe të arrijmë marrëveshje me njerëzit përreth nesh. Për këtë qëllim të gjithë ne kemi nevojë për shkathtësi të mira për të negociuar me të tjerët gjatë kryerjes së aktiviteteve tona të përditshme. Para disa ditesh hasa ne nje shkrim ku tekst shkruesi lavdron Qeverin dhe permend dy variante politike ideale dhe reale “ pa e përmendur që kemi edhe politikën morale apo vallë ndoshta nuk kemi politik morale ?! Ku mbeti sot politika morale e politikanëve tanë, a kemi nevojë NE qytetarët për një sqarim më të hollësishëm rreth fusnotës dhe gjitha çështjeve tjera që dalin nga ekzekutivi ??!!! A është e drejtë etike moral që kjo marrëveshje është dashur që të bëhet në konsultim me opozitën gjë që përgjegjësia deri më tani mbetet vetëm e kreut të Ekzekutivit. Opozita është shumë e matur këtë rast më pëlqen maturia e tyre sepse e gjithë fajin po ia hedh vendimmarrësve besa edhe kreu i Parlamentit po e mbështet moralisht opozitën në bazë të prononcimeve të dhëna deri më tani nëpër media tona televizive. Gjithmonë në negociata të këtilla kërkohet më shumë në mënyrë që të arrihet konsensus i plotë me popullin dhe dëshirat e tija dhe të marr atë për të cilën synon. Pse në fusnotë nuk janë kërkuar të gjitha elementet ? A thua cili do të jetë rezultati i fusnotës në çështjen e aviacionit civil? mund të ma shpjegon dikush këtë çështje, a do të ndikoj kjo që hapësira ajrore e Serbisë mund të përdoret tashmë për aviacioni civil dhe në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, a nënkupton që fusnota do të mundësoj ekipeve të sportit dhe sportisteve Kosovarë të përfaqësojnë Kosovën në gara të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare, a është bindur BE dhe vendet tjera se përfaqësimi në këto gara tashmë mund të bëhet edhe me fusnotë? atëherë pse nuk është negociuar për çështje të tilla. Askush nuk e ka menduar se cilat janë nevojat e Kosovës për të përfituar nga kjo situatat tashmë , a do të kemi kodin telefonik të Kosovës për fusnotën? a do ta ndalojmë tashmë Serbinë që të mbaj të drejtën e kodit telefonik edhe për Kosovën apo do të kemi domenin tonë në internet , qoftë edhe me fusnotë? Tani marrëveshja është çështje e kryer dhe duhet që të pajtohemi se nuk mund të kthehemi mbrapa, çka tutje tyre? Të gjitha këto që NE populli i Kosovës nuk kemi asnjë përftim, e gjithë beneficionet si duket po i merr Serbia që shumë shpejt do të marr statusin kandidat për në BE dmth këto negociata kanë qenë një favor plus për shtetin serb !!!!!! “ Jemi shtet sui generis” NE vërtet jemi sui generis si në vendimmarrje, si në shtetësi, sinë negociata dhe ne çdo gjë tjetër.   Autorja është në studimet postdiplomike në Shkenca Politike.
Opinion: Lugina deklaroi vullnetin politik, pjesë e pandarë shqiptare
Opinion: Lugina pjesë e Qeverisë në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration