Opinion: Mendësia romantike me llafologjinë e sofistikuar...
Vështrime

Opinion: Mendësia romantike me llafologjinë e sofistikuar...

09.May.2012 23:43
0
  Mendësia romantike me llafologjinë  e sofistikuar  apo moraliteti shoqëror në socializimin e jetës dhe politikës !

Shkruan: Blerim  Shabani  

       Personiliteti  publik  jetëgjatë ,progresiv ,objektiv , garues , i suksesshëm ,  nuk mund të realizohet  pa kaluar nëpër tre filtra cilësues   në kohezionin social :
  • Integriteti moral
  • Ngritja profesionale
  • Arti dhe Etika e komunikimit me njerëz                                                                                                                                                              
Shoqëritë e qytetërimet njerëzore kanë pësuar ndryshim në metamorfozën e mendimit dhe kulturës fisnore , kombëtare, në kontekstin kohor dhe  hapësinor.Nga mesjeta e renesancës e deri te postmodernizmi i globalizimit , raca njerëzore ka evoluar me ndihmën e qytetërimeve ,disa të vdekura sot,  disa  akoma sjellin fleksibilitet në format e jetesës njerëzore. Shoqëria shqipëtare përballë uraganëve të fuqive të mëdha ,që nga shpata e deri tek pushka, ka tymuar rrjedhshëm edhepse bloza e armiqëve nuk është ndaluar për ta ngulfatur atë. Sa lehtë hapim gojat për të shpallur fajtorin "tjetrin".Rregulli logjik i ndryshimit fillon nga vetja e si rrjedhojë edhe masat njerëzore, por  çuditem sa me romantizëm duke berë llafologjinë e sofistikuar  dhe njeriu shpallë  “ e vërteta” jam unë …”gjykatësin “ e bëj unë, matësi i  "vlerave " të tjerëve sërish jam unë  ,për tu habitur  nga mendja autoritare e mbulurar me pëlhurën e moralit të dyshuar. E  ç’ështe morali?  E   ç’është e vërteta? E   ç’është e drejta? Ç ’është   shpirti ? Historia njerëzore ka shkruar në çdo kohë mendimin filozofik dhe atë teologjik  ! Shumë filozof përgjigjen dhanë , shumë të vërteta ata thane, por plotësinë e "të vërtetës" kurrë se arritën dot ta pranojnë e përcaktojnë. Individi bënë zgjedhjen e vet si të jetojë ,por shoqëria modelohet me sisitemin e caktuar të jetojë,  ndodhë që në zgjedhje edhe të gabojë.Dualizmi i mendimit njerezore ,besimtari pyet : po ateisti moral ka? Ateisti pyet :po besimtari qe prostituon moral ka ? Definicionet e moralit , nga i rendomti njeri, pergjigja vjen... të mos tradhëtosh , të mos gënjesh ,besniku bëhu .Po pse njeriu "superintelegjent” s'arrin dot ta pranojë të vërtetësn e ekuilibrit hyjnor të origjinës se vet ,e që ekuacioni është i zgjidhur për ta kuptuar  Shpirti +Trupi=Njeriu , por i vështirë për ta jetësuar , dy forma te pavarura nga njëra tjetra ,e para qiellore dhe e dyta tokësore ,por   kur bashkohen e bejnë njeriun njeri .Aty ku mungon perçuesi që bënë lidhjen e "elektrifikuar"  nëpërmes Mendjes  (Logjikës) dhe  Shpirtit  (Moralit) , humbet humanizmi ,sinqeriteti ,besnikeria ,çiltersia e mendjes, e të gjitha këto të vendosura në  zermrën  (defektoze -e sëmurë ose  e pastër-e shëndoshë). E vërteta  ,ç’më duhet të llomotis për të ,forca e ndërdijes dhe vetkoshiencës dorëzohet para "te vërtetës  absolute universale  hyjnore , po si te pajtohem me te "vertetat" njerezore kur energjia mendore është zbehur nga egoizmi ,mendjemadhesia ,mendja autoritariste, e deri te shpirti i lig ,i keq ,i burgosur nga grilat e epsheve dhe pasioneve ,kush me jep te drejten per ta besuar te vërtetën e këtij soji njerëzore , sado që noton , zhytet ne detin  e " vdekur " per te gjetur margaritarët që shëndrisin . Shtresimi i shoqërise  njerëzore "intelektual" dhe "te moralshem"  ,"të pashkollë" dhe "të pamoralshëm" në dialektikën konformiste për integrimin në jetën publike ,janë armët e "filozofëve" te vegjël sot ,të vetshpallur ,në mos me emër ,që përdorin ato me komoditet ndaj "të tjerëve " më të "vegjeleve" në pozitat publike  ,në emër të luftës brenda llojit ,sindromi kanceroz ,i zhvilluar në shoqërinë shqipëtare, historikisht . Individi dhe Shoqeria?  Le të flasë heshtja ime perballë përgjigjes që mund të japë ,dëshmi vetmia përballë ishujve njerëzish qe mbushin mendjet tona me llafet e hipokritëve ,zemrat me emocionet e shokut egoist dhe smirëkeq ?  Ç’më duhet një shok që vërtitet rreth meje jo natyrshëm dhe jo llogjikshem ,me plotë modesti mashtruese  dhe padrejtësisht të e meritojë shoqerinë. Cilat janë vlerat që ndërtojnë urat e komunikimit të një shoqërie të shëndetshme? Histografia shqipëtare e komunizmit ,është indikitor  sesi është krijuar “ kulti i individit “ i tipit Enver Hoxha , duke filluar nga nxënia e alfabetit jo sipas radhës ,por  me shkronjat e para që mësoheshin   E   N   V   E  R e deri tek asimilimi i lirisë shpirtëror e ,kulturore, fetare  ! Dhe për pasojë ,sot shqipëtari akoma zhvillon ndjenjën e “superioritetit “  përballë shqipëtarit (ngase fuqia e personit kishte protagoznizëm politik)  , përderisa shqipëtari zhvillon ndjenjën e inferioritetit përballë joshqiptarit (ngase robërimi mendor me veten  ishte zhvillimi brenda sojit ). Libri dhe dituria? Si mund të strukturohet  një shoqëri me demokraci te thellë ,kur vlera e saj ,mendimi  ndryshe , është produkt i mendjeve të kafexhinjëve  zhurmues më shumë ,sesa produkt i teoricientëve hulumtues ,studiues !Si mund te flitet për moralitet shoqëror akademik,politik,ekonomik ,ndërsa shoqëria i ka te hapura dyert e të keqes  në mënyrë të pakontrolluar  ,duke rënë për tu fundosur  në  pellgun  e korruptimit material  dhe shpirtëror  të elitave të shoqërisë ,ku qytetari ka për ti ndjekur për model “suksesi” . Dituria e nëpërkëmbur nga sasia dhe jo cilësia ,e shpërdorur dhë e nënvlerësuar nga antivlerat jo nga gara e pastërt ,dituria e politizuar dhe jo e thelluar  me parametrat emipirik e eksperimental, dituria e dirigjuar jo si proces zhvillimi por si zgjatim trashëgimie . Univerisitetet të mbipopulluara  në sasi ,që po e ndotin shoqërinë shqipëtare në cilësi ,me motivin  shpërlarje parash dukë bërë  lavazh truri me padituri .Cilët janë shpresat tona në ardhmëri për  garë dituri ! Moralisti ? Në kohën e hegjemonisë së politikës në jetën e qytetarit të sotshëm ,socializimi i jetës është venitur fatkeqësisht nga kapitalizmi i egër  dhe monopoli i resurseve ekonomike të vendit. Problemet shoqërore të lindura nga dukuritë negative që kërkojnë zgjidhje përmes debatit social  kontruktiv nga specialistët e fushave përkatësedhe qytetari  ,është anatemosur nga debati  i rënduar politik  ,për tu dyndur se kush do e ndajë pushtetin , edhepse partizimi  i  politikës  ka  për  mision  qytet-shtetin (polis)   duke përdorur  pushtetin . Sa mëpak hegjemoni  pushteti ,aq më shumë liri ! E zeza mbi të  bardhë  apo e bardha  mbi të zezë ,në jetën time dhe tuajën ka për tu shkruar ,por veprimtaria   jetësore ,biografinë ka për ta rënduar me faqen e bardhë ose të zezë , ty qytetar i nderuar  dhe i krenaruar !
Faleminderit Kosovë!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration