Faleminderit Kosovë!
Vështrime

Faleminderit Kosovë!

14.May.2012 10:12
0
Dikur, jo shumë larg në vite, shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kanë qejf ta quajnë veten Kosovë Lindore, dhanë shumëçka për Kosovën, të cilën historikisht e konsiderojnë Atdhe të tyre. Drilon Hyseni; Por, ata nga modestia asnjëherë nuk i kanë përmendur ndihmat në të mira materiale dhe njerëzore, sa herë kur vëllezërit e tyre kosovarë ndodheshin në rrezik, pa përjashtuar edhe luftën e fundit të Kosovës për liri dhe mëvetësi. Viti 2012, shënon katër vjetorin e shtetësisë së Kosovës dhe 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, e shqiptarët e krahut lindor të Kosovës jetojnë akoma me idealet dhe amanetet e dëshmorëve të kombit për një bashkim kombëtar, për një  “Shqipëri etnike”. Por, si duket ëndrrat e atyre që ranë heroikisht për këto ideale, nuk janë akoma të realizuara, më mirë të themi janë të keqinterpretuara dhe të keqdestinuara, ngase jeta e shqiptarëve e ndarë në kufij politikë tregojnë një cenim të qarkullimit të lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve. Pak kush e ka pasur idenë se pas kalendarit të vitit 1998, kufiri me Kosovën do ta humbas kuptimin klasik të kufijve mes vëllazëror, të paktën kur vije në pyetje lëvizja e lirë e shqiptarëve, që jetojnë në anën tjetër të Kosovës me Serbinë. Me këtë gjest të autoriteteve kosovare vërtetohet akoma më shumë diagnoza se pushtetarët kosovarë si duket vuajnë nga amnezia. Kosova, sot, është një shtet, realisht pa pjesët e saj: veriore dhe lindore. Ajo, në veri vazhdon të përballet me barrikadat politike, kurse në lindje me taksat administrative, probleme këto të të shkaktuara nga vetvetja. Për dallim nga pjesa veriore e cila vazhdon të jetë e paralizuar nga telashet, që i sjell Beogradi, pjesa lindore dëmtohet nga problemet artificiale, të cilat vijnë nga vetë qeveria kosovare. Tashmë  “Kosova Lindore” ka ngelur në udhëkryqin e servuar mirë si nga ana e Beogradit ashtu edhe nga ana e Prishtinës zyrtare. Që nga janari i këtij viti Qeveria e Kosovës, bëri ca ndryshime, në vazhdën e bisedimeve me Beogradin, dhe caktoi një taksë, për qytetarët e Serbisë, që duhet paguar për të hyrë në territorin e Kosovës. Kjo taksë me çmim marramendës erdhi si rezultat, që caktoi Kosova si shenjë reciprociteti me Serbinë. Mirëpo, në fakt, ky reciprocitet i vendosur nga autoritet kosovare vlen respektivisht për qytetarët shqiptarë, që jetojnë vetëm pak kilometra nga kufiri me Kosovën. Kjo tarifë taksore nuk vlen për serbët, të cilat disponojnë me tabela të makinave me targa te vjetra GL, UR dhe ata mund të hyjnë e të dalin kur të duan, sepse nuk kane nevojë për polisat kufitare. Faleminderit Kosovë për murin e Berlinit! Ky kufij mes shqiptarëve, po e ngadalëson e vështirëson komunikimin e ndërsjellë vëllazëror. Nuk është vetëm taksa tarifore si pengesë për qarkullim të shpejtë dhe efikas, por edhe nevoja e pa nevojë e kërkesës së dokumenteve shtesë, që jepen gjatë kalimit, duke pritur në radhë të gjatë nëpër pikat kufitare të kufijve të improvizuar, gjatë proceseve të integrimeve evropiane, kur kufijtë e kanë humbur kuptimin klasik që kishin dikur e që kanë tashti. Qytetarët shqiptarë gati se të gjithë ata që jetojnë në Serbi, janë të pajisur tashmë me letërnjoftime biometrike, të cilët posedojnë edhe mikro-qipat, ndaj me kalimin e tyre në aparaturat policore, identifikohet dhe caktohet shumë lehtë data e hyrje-daljes. Po ky veprim po i shkon dikujt për shtati e më së paku shqiptarëve të Kosovës Lindore, të cilët duhet të paguajnë haraç, për t’i vizituar të afërmit dhe farefisin e tyre, qoftë për gëzime, qoftë për hidhërime. Modeli i Shqiponjës me dy kokë e shumë flatra, simbolizon ndarjen e shqiptarëve në disa shtete dhe krahina, mos vallë nuk qe i mirë, ngase shqiptarët të prirë gjenetikisht për ndasi, nuk është e çuditshme, që kësaj Shqiponje t’ia nxjerrin një kokë nga prapa…!!! Faleminderit Kosovë!/Titulli.com/
Opinion: Mendësia romantike me llafologjinë e sofistikuar...
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration