titulli.com
Vështrime

Opinion: Ku të kërkohet mëshira e Shqiptarëve të Luginës - Në Prishtinë apo Beograd?

16.Mar.2012 17:09
0
“Mëshira është e vërtet vetëm atëhere kur jep diçka për të cilën vehtën do ta lije keq, nëse mëshira nuk është sakrificë por është vetem tepricë atëherë ajo vetëm e irriton atë të cilit i jepet” ka thënë Tolstoji. Kur Kosova u bë shtet i Pavarur dhe Sovran më 17 Shkurt të 2008 si gjithë Shqiptarët anë e kënd botës, gjithashtu edhe ata të Luginës , me lot në sy e kanë pritur këtë ditë gëzimi, dhe për ketë ditë u sakrifikuan shekuj me radhë bijtë dhe bijat e këtij kombi. U ringjall optimizmi së paku tek të rinjët e kësaj ane që të shkollohen në gjuhën shqipe dhe të kenë më afër vllezërit shqiptarë kosovarë sepse atyre qysh herët i’u mbyllën dyert e shkollimit të lart, sepse Lugina nuk kishte Universitet në gjuhën shqipe,nuk kaluan as pesë vite kur pesimizmi i kaploj qytetarët e kësaj treve, përdhosja e të drejtave elementare të një kombësie siç është ajo e shkollimit në gjuhën amëtare i acaroj tejmase banorët shqiptarë të Luginës sa që u detyruan t’i marrin rrugët e mërgimit ashtu siç kanë bërë kohë më parë, shembullin për këtë gjë e kemi edhe sot në Komunën e Medvegjës ku vetëm 3% e popullatës shqiptare jeton në atë vend. Ka filluar që të ndryshohet opinioni, baza e vetë-ekzistimit të qeverive tona si një qëllim parësore duhet të jetë opinioni i popullit dhe po që se do të varej nga ne atëher besoj se do të vendoset nëse duhet të kemi një qeveri pa gazeta ose gazeta pa qeveri, nuk do të hamendesha për asnjë moment që të preferoja këtë të dytën sepse nuk do të lexoja se çka flitet dhe çka shkruhet nëpër to. Nuk mbeti derë për të kërkuar mëshirë as në Prishtinë, e aq ma pak në Beograd, nuk  afron mëshirë askush për ta lënë vetën keq, asnjëra e as tjetra nuk po e sakrifikon vetën për një grusht shqiptarë të Luginës , shihet haptazi se çdo ditë e më shumë po vështirësohet raporti, komunikimi, afërsia mes Luginës së Preshevës dhe Kosovës. Pas nënshkrimit të marveshjës në Bruksel mes Kosovës dhe Sërbisë të gjithë menduan se do të hapen rrugët për një lëvizje të lirë dhe të garantuar, ndërkohë nxjerret një vendim nga Beogradi për  vendosjen e tarifave të policave të sigurimit në kufirin mes Sërbisë dhe Kosovës, ndërkohë edhe Kosova e bënë një gjë të till  pa menduar fare për çështjen e shqiptarëve andej, të cilët mbeten të anashkaluar nga Qeveria e Serbisë dhe aq me keq nga Qeveria amë, nga i kishin të drejtuar sytë! Çka ndërmorën në këtë rast Insitucionet e Kosovës?! Asgjë..! E vështërsojnë vetëm më shumë afërsinë e banorëve shqiptarë të Luginës me Kosovën,. Pas vendosjes së tarifave serbët prapseprap nuk humbasin asgjë nga ky vendim sepse ata lëvizin lirshëm  Kosovë – Sërbi dhe pa paguar policat e sigurimit sepse ata ende kan targat e vjetra të Kosovës e jo me targa KS  apo RKS, atëherë kush u dëmtua më së shumti këtu pos shqiptarëve të Luginës, të cilët kanë targa të Sërbisë dhe për dy javë i’u duhet të paguajnë më shumë se 60 euro, e mos të flasim për linja të autobusave apo kamionëve ku tarifat janë më të mëdhaja dhe për fat të keq puna e tyre bie çdo ditë e më shumë. Në anën tjetër kur analizojmë hyrjet e politikanëve serbë në Kosovë, shohim që ato bëhen me pëlqimin e Institucioneve të Kosovës, besa-besë edhe me përcjellje të policisë së Kosovës, Forcave Speciale si dhe KFOR-it , atyre nuk i obligohet që në zyrën e Shoqatës së Sigurimeve Kufitare të dorëzohen kërkesa për policat e sigurimit, ndërsa ditë më parë Kryetarit të Komunës së Bujanocit i’u ndalua hyrja në Kosovë sepse nuk kishte bërë kërkesë në Shoqatën e Sigurimeve Kufitare, saktësisht në zyrat e tyre për policat e sigurimit. A thua vallë edhe politikanët e Serbisë  bëjnë kërkesë në zyrat e Shoqatës në Prishtinë, e jo siç ka thënë Shoqata se mund të bëni kërkesë të shkruar aty për aty përmes postës elektronike!? Policia e Kosovës e ka kthyer mbrapa eskortën e Kryetarit të Komunës së Bujanocit, i cili ishte nisur për përurimin e një rruge në fshatin Mohovc të Komunës së Bujanocit, i cili në pamundësi të kalimit të rrugës shumë të vështirë nga Bujanoci për në Muhovc dhe se zgjedhja më e lehtë e kabinetit të Kryetarit ka qenë që të kalohet tranzit, ku ky fshat është shumë afër kufirit të Dheut të Bardhë. A thua sa janë ndjerë të indinjuar për këtë veprim shqiptarët e Luginës? Sa po vështirësohet qarkullimi mes Kosovës dhe Luginës?! Askush nuk po e mendon këtë se çdo ditë e më shumë po largohemi! Të ndalemi dhe të mendojmë kush ka  fituar këtu nga marrëveshja e Brukselit Serbët e Kosovës apo Shqiptarët e Luginës, sepse një veprim i tillë nga ana e Institucioneve të Kosovës ka qenë i pamenduar mirë ! Tani kur mendoj për Shqiptarët e Luginës  në Mëshirën e kujt do të mbetën të Prishtinës apo të Beogradit? Kjo i mbetet kohës që t’a vërtetoj! Shkruar nga Teuta Fazliu Autorja është në studimet postdiplomike në Shkenca Politike.  
Opinion: Pasurinë time private e kam vu në shërbim të Popullit Shqipëtar...
Opinion: Lugina deklaroi vullnetin politik, pjesë e pandarë shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration