Në 23 Vjetorin e Referendumit, Lugina e Preshevës duhet vendosur në fokus të dy qeverive shqiptare
Vështrime

Në 23 Vjetorin e Referendumit, Lugina e Preshevës duhet vendosur në fokus të dy qeverive shqiptare

26.Feb.2015 22:16
0
Referendumi i Shqiptarve të Luginës së Preshevës "Për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkëngjitjeje Kosovës", u organizua me sukses  më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, në kushte tejet të vështira politike e të sigurisë nën regjimin e egër dhe fashist të Millosheviqit.
Shkruan: Nehat Hyseni, (Zëdhënës i Referendumit)
Përkundrejtë terrorit dhe represalieve të papara që ushtronte ky regjim i tërbuar antishqiptar, megjithatë, Kosova kishte arritur që ta realizoj me sukses në vitin 1991 Referendumin për Pavarësi, që e sfidoi dge tronditi në themel degjimin e kasapit të Ballkanit, duke ia bërë me dije se nuk ka forcë apo regjim, sado antishqiptar që të jetë, që mund ta ndaloj shprehjen e vullnetit të shqiptarve për liri e pavarësi. 
 
Defilimi i tankeve, autoblindave dhe aviacionit ushtarak serb për ta frikësuar popullin dhe për të mbjellur frikë dhe panikë në popull, në cend që t'i frikësonte e trishtonte shqiptarët, krijoi pikërisht efekt të kundërt, duke i mobilizuar ata si kurrënjëherë më parë në rrugën e pakthim të pavarësimit nga Serbia.
 
Edhe shqiptarët Maqedonisë kishin organizuar paranesh referendumin e tyre. 
 
Ndërkaq, për ne ishte me rëndësi të veçantë Referendumi i myslimanëve të Sanxhakut, që u mbajtë në gjysmën e dytë të vitit 1991, meqë edhe pyetja e Referendumit ishte e ngjajshme, sepse edhe rethanat shoqërore e politike ishin të ngjajshme, si minoritet joserb që jetojnë në Serbi. 
 
Pyetja e Referendumit e tyre ishte: "A jeni për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkëngjitjeje njërës nga republikat". 
 
Për dallim prej tyre, pyetja jonë e Referendumit dalloi nga ajo e Sanxhakut vetëm në pjesën e dytë të pyetjes, kurse pjesa e parë ishte plotësisht e njejtë. 
 
Pra, pyetja jonë e plotë Referendumit ishte: "A jeni për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën". 
 
Kurse, Sanxhaku nuk e kishte precizuar pjesën e dytë të pyetjes lidhur me të drejtën e bashkëngjitjes.
 
Në fakt, pjesa e dytë e pyetjes së Referendumit ishte lënë si mundësi vetëm në rast se prisheshin kufijtë shtetërorë të Jugosllavisë së atëhershëme. 
 
Meqë Sanxhaku kishte pozitë specifike të diskontinuitetit dhe largësisë territoriale me republikën e Bosnes, atëherë ata e kishin lënë mundësinë e hapur për bashkëngjitje me Kosovë. 
 
Natyrisht se për ne nuk kishte dhe nuk ka kurrëfarë dileme se cili është vullneti ynë politik cilës republikë për t'iu bashkëngjitur, duke pasur parasysh faktin se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kufizohen me Kosovën dhe kanë kontinuitet të plotë etnik dhe territorial me te.
 
Pra, organizimi dhe mbajtja e Referendumit tonë kishte kontekstin kohor, që do të thotë se ai u mbajtë në kohën kur referendumet në trevat e ish-Jugosllavisë kishin filluar të mbaheshin njëri pas tjetrit. 
 
Kurse ne vendosëm që ta mbajmë më 1 dhe 2 mars, pikërisht në datën e Referendumit të Bosnes dhe Hercegovinës, me qëllim që të përfitonim nga fokusi i opinionit botëror e europian dhe eventualisht të siguronim ndonjërin nga vëzhguesit ndërkombëtarë edhe për tek ne.
 
Duke e ditur pozitën tejet delikate në të cilën gjendeshim, na duhej pasur kujdes shtesë dhe mobilizim, vendosmëri e përkushtim  edhe më të madh për realizimin e deklarimit të parë në histori të vullnetit politik të shqiptarve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dmth të Luginës së Preshevës, apo Kosovës Lindore.
 
Referendumi ynë u organizua qysh në fillimet e vendosjes së pluralizmit politik, një vjet e gjysëm pas formimit të Shoqatës së Pavarur Demokratike dhe Partisë për Veprim Demokratik dhe ishte fryt i bashkëpunimit dhe koordinimit të aktivitetit të tyre të suksesshëm.
 
Jehona e Referendumit të shqiptarve të Luginës së Preshevës tek ne dhe në botë, ishte e madhe. Me kohë kishim ndërmarrë të gjitha aktivitetet për dërgimin e dokumantacionit komplet reth mbajtjes së Referendumit të gjitha Agjencive më të njohura botërore me anë të telefaxeve, si psh CNN-it, Reuthers-it, ATSH-së, Jutel-it etj., të cilat dhanë lajmet mbi mbajtjen e Referendumit dhe u fokusuan tek shkaqet dhe problemet e shqiptarve që jetojnë në Jugun e Serbisë dhe me problemet e diskriminimin që ata përjetojnë nën regjimin antishqiptar e diktatorial të Sllobodan Millosheviqit.
 
 Kjo ishte një arritje dhe sukses i madh, sepse ia arritëm që çështjen e shqiptarve të Luginës ta nxjerrim nga anonimiteti dhe ta njoftojmë opinionin ndërkombëtar me hallet dhe proemet tona, si dhe me organizimin tonë politik dhe me pretendimet tona se vetëm me autobomi politike e tereitoriale, të garantuar nga ndërkombëtarët, mund të sigurohet jeta dhe liritë e të drejtat tona. 
Kurse, në rast të shpërbërjes së Jugosllavisë së atëherëshme, vullneti ynë politik është bashkëngjitja Kosovë.
 
Mirëpo, vlen të theksohet se edhe sot e kësaj dite, 23 vjet pas mbajtjes së Referendumit, vullneti  politik i deklaruar në Referendum, akoma nuk është realizuar. 
 
Madje, mund të themi se gjendja e shqiptarve të Luginës së Preshevës është e përkeqësuar e degraduar deri në absurd: gjykatat u janë marrë, shëndetësia dhe arsimi janë degraduar, shpërngulja dhe ekzodi i përmasave biblike i shqiptarve i shoqëruar me fushatën e egër policore për shlyerjen nga evidenca e shqiptarve që aktualisht punojnë në Kosovë apo gjithandej në Europë, papunësia ekstreme dhe diskriminimi ekstrem, kërcënojnë t'i shpërngulin edhe ata pak shqiptarë që kanë mbetur në trojet e tyre stërgjyshore dhe ta shndërrojnë këtë pjesë të gjeografisë sonë kombëtare në Çamëri të dytë.
 
Andaj, Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës duhet të ndërmarrin masa urgjente, sa nuk është bërë tepër vonë:
 
1. Ato duhet ta formojnë Fondin për Luginën e Preshevës,
 
2. Qeveria e Shqipërisë ta hapë Konsullatën e vet në Luginë,
 
3. Qeveria e Kosovës ta hapë Zyren e vet në Luginë, si phesë e Zyres ndërlidhëse të saj në Beograd,
 
4. Qeveria e Kosovës ta zbatoj Rezolutën për Luginën, të miratuar më 6.qershor 2013 në Kuvendin e Kosovës,
 
5. Qeveria e Kosovës ta përfshijë çështjen e Luginës së Preshevës në Dialogun e Brukselit, si çështe ekuivalente dhe të barabartë me atë të serbëve të Kosovës, sipas parimit të mirënjohur të reciprocitetit.
 
Pra, këto do të ishin çështjet urgjente që duhet ndërmarrë për ta shpëtuar Luginën e Preshevës nga zhbërja dhe degradimi i plotë i saj.
Ndërkaq, spektri politik i shqiptarve të Luginës së Preshevës duhet disiplinuar dhe duhet vënë në binarë të shëndoshë. E vetmja gjë që tregon rritje aty janë partitë politike të shqiptarve. Ishin shtatë parti dhe tani është paralajmëruar formimi i partisë së tetë shqiptare. 
Pothuajse çdo lagje dhe çdo mahallë kanë formuar parti politike, duke e copëzuar  e parcializuar skajshmërisht fuqinë vepruese të faktorit politik shqiptar në Luginë.
 
Kurse, pushteti lokal në Preshevë dhe Bujanoc, edhepse janë nën udhëheqjen e shqiptarve, ato shënojnë rekorde të korrupsionit, nepotizmit, keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit me tenderomaninë e korruptuar dhe në shërbim të bizneseve të familjarëve të tyre, që Serbia po e mbështetë me të gjitha forcat.
Këshilli Nacional i Shqiptarve të Luginës është degraduar dhe poshtëruar skajshmërisht nga mafia politike shqiptare e Luginës që aktualisht është duke e udhëhequr atë, e cila shet patriotizëm patetik gjatë natës, kurse është në koalicioni qeverisës në pushtetin lokal me forcat më antishqiptare serbe dhe me partinë serbe të Sveti Savës.
 
Pra, ky është absurdi politik që aktualisht e karakterizon Luginën e Preshevës, e cila i është lënë stihisë. Prandaj, është e domosdoshme që dy qeveritë, e Shqipërisë dhe e Kosovës, në mbledhjen e paralajmëruar të përbashkët, ta shtrojnë si çështje kryesore çështjen e Luginës dhe ta vejnë atê si prioritet të agjendës politike të tyre.
 

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

Atdheu im i sapolindur
Erdoganizmi vs. titizmit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration