Nuk duhet të lejojmë që të fyhet Islami dhe Muhamedi a.s.
Nëse ne i kemi gjykuar vrasjet në Paris, kjo nuk do të thotë se pranojmë që mediat perëndimore të fyejnë Islamin, muslimanët dhe Muhamedin a.s.Shkruan: Mr. Ragmi Destani
Ngjarja në Francë edhe sipas disa analistëve nëpër media, ka dyshime të shumta; si thënia Allahu ekber gjatë vrasjeve që nuk i përgjigjet shprehjes nga një arab, pastaj vrasja e policit Mysliman ku asnjë pikë gjaku nuk u gjet në vendin e vrasjes me gjithë ata plumba, pastaj vrasja e të dyshuarve pa asnjë gjykim për të vërtetuar se a ishin ata apo jo, vetëvrasja e hetuesit për vrasjet, dhe disa dyshime të tjera që po qarkullojnë nëpër media etj.
Nga të gjitha këto, edhe pse paraprakisht ishte një provokim i rëndë për muslimanët nga kjo revistë, të gjithë myslimanët e botës shprehën keqardhje për këto vrasje dhe i dënuan ato.
Të gjitha institucionet fetare islame e shprehën qartë se kjo nuk ka të bëjë me islamin, dhe se islami nuk i pranon këto vrasje,, por përkundër kësaj, qeveritë perëndimore dhe mediat e tyre sikur në mënyrë të qëllimshme përdorën termin terroristët islamik!!!!??
Revista Charlie Hebdo dhe të tjerat, në vend se të marrin mësim nga gabimet e veta, të mos i provokojnë 1.7 miliardë mysliman, ata në mënyrë të qëllimshme po provokojnë që të nxisin edhe më shumë konflikte të cilat po i’u shërbejnë politikav të shteteve të tyre.
Muslimanët e gjithë botës nuk e pranojnë dot që të i’u fyhet feja e tyre e as profeti i tyre.
Ne nuk do ta fyejmë Profetin e tyre Isa a.s. sepse nuk është kulturë islame, dhe se Isa a.s. është Profet edhe i yni.
Por ne kemi shumë fakte dhe foto për pedofilinë e priftërinjëve të tyre dhe skandale të ndryshme seksuale dhe të tjera që ndodhin në kishat e tyre,, dhe mund që edhe muslimanët të fillojnë provokime të natyrave të ndryshme ndaj tyre.
Edhe pse ata janë të parët që provokojnë me ofendime Islamin, muslimanët dhe Muhamedin as. , në të
kundërtën, as Islami në mësimet e tij, as muslimanët e as Muhamedi a.s. nuk i sulmuan e as nuk i provokuan kurrë krishterët, e as fetë e tjera.
Obligim i të gjithë muslimanëve të botës është që:
1. Të mos biem në provokimet e tyre të dhunës, që i sherbejnë politikave të shteteve të tyre.
2. Ta duam edhe më shumë, Fenë tonë dhe Profetin tonë Muhamedin a.s.
3. Të shpërndajmë sa më shumë, fakte nga morali i Muhamedit a.s. ndaj muslimanëve dhe ndaj jomuslimanëve.
4. Intelektualët musliman me kompetencë, të shfaqin qëndrim të qartë me intelektualët e perëndimit dhe
të komunikojnë mes veti për këto çështje.
5. Politikanët e shteteve islame të reagojnë politikisht për këto ofendime që u bëhen qytetarëve të tyre.
6. Ekonomia Islame nëpër banka e tjera, kanë mundësi që përmes parave të tyre të ndikojnë te këto shtete.
7. Të bojkotohen produktet franceze dhe shteteve të tjera që i përkrahin këto provokime,, (sikur që iu bë Danimarkës kur i publikuan karikaturat për herë të parë).
8. Vatikani duhet të ketë rol dhe qëndrim për këto fyerje dhe shpifje që e prishin tolerancën fetare, e jo vetëm të kërkon pa të drejtë mbrojtjen më tepër të krishterëve në Azi dhe Afrikë.
Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI