Ndërgjegjja e heshtur: Peshkatari dhe trofta (lloj i peshkut)
Vështrime

Ndërgjegjja e heshtur: Peshkatari dhe trofta (lloj i peshkut)

01.Aug.2014 15:36
0
Peshkatari po peshkonte përskaj lumit dhe pas disa minutave në grrep ngjitet një trofte por kur e vrejti se peshku ishte shumë I vogël e lëshoi në ujë. Pas pak përsëri i buzqeshi fati peshkatarit dhe ja në grrep ngjitet edhe një peshk "“ troftë . Kur e nxorri nga uji e vrejti se i njëjti peshk "“ troft e ka kap grrepin dhe përsëri nuk e mori se e konsideroi të vogël për ta përdorur ,dhe e lëshoi . Por me vete pëshpëriti se sa i marr që është kjo trofte une nuk e dua ai përsëri ngjitet në grrep dhe e mori si llojë të peshkut me memorie të pazhvilluar( pop. Kokë trash).

Shkruan: mr.sc. Agim Hasani

Materniteti

Spitali (materniteti) në Preshevë, kohën e fundit ishte sinonim  i një shërbimi ma të shpejtë duke menduar në afërsin, ma sigurt, duke menduar në besimin , në shërbime ma të mira duke u bazuar në kushtet dhe sjelljet, në ate se shumica e grave , motrave , nënave tona nuk e njohin gjuhën do të zvoglohen problemet gjatë lindjes.

E dija se kjo kërkesë e kahmotshme ishte arsietuar mirë dhe drejtë nga profesionistët, por edhe në aspektin politike, nga politikanët sepse edhe ashtu duhej të merrej si një kërkesë modeste  karshi nevojave që ka popullata e luginës në domenin e shëndetësisë.

Mirëpo, kur kjo kërkes zvarritet me decenie, dhe kur ajo përdoret për poena politike nga pal të ndryshme , atëhere duhej të ishte breng e të gjithve jo vetëm e atyre që për momentin kan nevoj për shërbim të këtij lloi apo të ngjajshëm.

Kjo çështje ka disa herë që  është ngritur në nivele komunash e më gjerë e në veçanti  si problem popullaritetin e arrin sa here që ka zgjedhje komunale dhe pastaj heshtet tretet , harrohet , anashkalohet etj. Në zgjedhjet e fundit bile u pre shiriti u bë ndërtesa  e shumë përfolur vetëm  duheshin edhe disa mijra euro për ta kompletuar aparaturën që të filloj punën materniteti.

Sigurisht me të drejtë ne si qytetar të zakonshëm u jemi gëzuar këtij gjesti human pavarsishte se kush ma tepër e dha kontributin për ndërtimin e maternitetit. Mirpo prit me muaj e prit me vjete ……… gjithëherë kur është fjala për  vendbanimet shqiptare del se ata janë të pafat dhe del një penges dhe ndalen punët.  

Si përherë topi bartet apo fai hudhet herë në trupin koordinues e herë në qendrën spitalore të Vranjës dhe përsëri e psojmë ne  bijat tona , grat tona. 

Edhe zojt e malit e kan pa e dëgjuar se atje ( Nëpër spitalet Vraj ,…)nuk ka shqiptare që nuk jep,  shpirti na duhet na vete i qerrasim mjekët , motrat ,portirat se ata rrall na kerkojne .Pse e bëjmë këtë  le ta thone psikologët por une këtë e kuptoj si tendenc për ta rahatuar shpirtin në munges të besimit dhe sikur  këtë boshllëk , këtë munges,  këtë besim qe nuk e kemi mundohemi  ta blejm me të holla .

Po flas për vete deri sa kam gjet një lidhje  e pastaj kam dhënë para nuk e kam ndier veten rahat kur ishte grueja në lindjen e parë , të njejtën ndjenjë pasiguria  e kisha deri sa u bë aperacion nëna e cila vuante nga kanceri , Babai i cili vuante nga sëmundjet e zemrës etj..Herën e fundit të atin nuk deshtën ta pranojnë në emergjenc në Bujanoc me infarkt  ,  sepse mjeku kujdestar ishte qëlluar  duke ngrën Hamburger dhe shkurt ma preu dil jashte kush të tha ti ta sjellësh të sëmuarin  këtu a po e sheh se jam duke ngrën.

Ishte ora 1700h pas dite pra  nuk ishte koha e ushqimit e as pushimit. Për këte më von pasi vdiq babai i shkrova letër (dy herë) drejtorit shqiptare  dhe këshillit drejtues dhe kam marre përgjigje banale, shkurt nuk morra kurrfar përgjigje  . Harrova të përmendi se drejtori më pat thëne se nuk je ti i pari që ankohesh në mjekun që vinte nga Nishi dhe punonte 24 orë pa ndërprer dhe pushonte tre ditë(se kam kuptuar me çfar ligji) .

Në vazhdim ,nuk dua të ju lodhi për përjetimet e mia që jane  të trishtueshme të dhimbshme të mjerueshme  për kohën,por do të lë hapësirë që çdo njëri prej jush të kujtoj rastin individual , të shkruaj , se e dije se secili e mban të mshefur nga një kujtim të hidhur në raport  pacient qendër shëndetësore.

Prandaj heshtja para vuajtjeve të këtij lloji është e barabart me vdekjen

E pas dy decenie përpjekje të kthehesh në pikën zerro e të thuash se nuk ka kushte aparatura të cilat blehen me para e të thuash nuk ke kuadro ku në çdo repart të qëndrës univerzitare spitalore në Prishtinë e gjetiu  e ke një  specialist preshevare apo bujanocali  e  tërrnovcali të cilët  kan shpreh gatishmeri ti ndihmojnë vendlindjes është një lojë sa e flliqur aq e rrezikshme.

Edhe politiçarët që hapur po gënjejnë para zgjedhjeve po edhe mjekët , intelektualët shqiptare të Luginës duhet ta kene të ditur se formimi i institucioneve nuk bëhet duke bërë sehire e duke u marr vetëm  me politike, por ato bëhen me përkushtim profesional me sakrifica  dhe me pergjegjësi morale e kombëtare.

Kjo e fundit e polemikës mes trupit koordinues dhe qendrës spitalore në Vraj është për të hedhur pluhur syve ose për të  krijuar turbullira sa për të na mashtruar disave për të ra në grrep tani me decenie sikur trofta. Sepse në këtë kohë të flasësh për kushtet për kuadrot është cinike sepse krejt kto mund të bëhen vetëm nëse ka vullnet nga ana e qeverise dhe në vend të disa kilometrave asfaltit mund të blehen aparaturat a për kuadrot ato vijnë edhe prej Nishit edhe Prishtinës.

Në kohën e Rashës, kur ishte krytare i komunes së Bujanocit udhëheqësia e katundit të Terrnocit kur shkonte të kërkonte ambulancë ai i thoshte gjene mjekun ne menjëher e hapim shërbimin mjekësor. Shiko kur nuk ka vullnet atehere gjinden arsye edhe banale sepse ma vone në ambulancën e Tërrnocit me decenie kan punuar mjek nga shkupi.

Personalisht kam menduar se çështja e maternitetit tani do ti takonte të shkuarës dhe kam  pritur që në nivel të komunave me shumic shqiptare  përmes udhëheqësve politik , organizatave joqeveritare,  shoqatës së mjekëve të luginës e asociacioneve tjera të ngritet iniciativa për të u ndërtuar një spital.

Mjekët shqiptarë duhet të jen promotor të senzibilizimit të situatës në shëndetësi sepse edhe betimi i Hipokratit a edhe ndjenja e profesionalizmit ata duhet ti shtyej të protestojnë të ngritin zërin por pse edhe të propozojne ide për të u përmirsuar gjendja egzistuese në shëndetësi.

Ndërgjegjja është ajka, kulmi i vetëdijes sonë humane dhe shkencore.  Ndërgjegjja është ndjenja më e pastër , ma e përkryer e njeriut e cila nuk guxon të qendroj e heshtur. Personi që nuk ka ndërgjegje njerzore nuk mund të ket as ndërgjegje kombtare.

 

Bujanoc 01.08.2014                                     

Mjegulla e krijuar dhe dëshira për pushtet
A ka në Kosovë ekstremizëm?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration