Miqësia shqiptaro "“ amerikane nëpër kohë!
Vështrime

Miqësia shqiptaro "“ amerikane nëpër kohë!

30.Jun.2015 09:44
0
Edhe pak ditë, pikërisht më 4 korrik shteti më i fuqishëm në botë për nga sistemi politiko-ekonomik dhe simboli i lirive themelore të njeriut dhe demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, festojnë ditëlindjen respektivisht 239 vjetorin e pavarësisë. Në SHBA kjo ditë është ditë feste ku populli amerikan e feston me manifestime të ndryshme patriotike, sportive, kulturore dhe tubime familjare duke i kujtuar me krenari të parët e tyre që vunë themelet e SHBA-ve për ta bërë atë që është sot.

Krahas popullit amerikan edhe një popull i vogël në globin tokësor siç janë shqiptarët kanë arsye të shumta që t’i bashkëngjitet popullit amerikan në gëzimin e tyre kombëtar. Historia na mëson se po të mos ishin SHBA-të, populli shqiptarë që moti do të pushonte së ekzistuari.

Të kujtojmë presidentin e 28 amerikan, që ndihmoi çështjen shqiptare në Konferencën e Paqes në Versajë më 1919, Woodrow Wilson. Faik Konica shkruante se, Shqipëria: “ishte dënuar me vdekje, dënimi do të zbatohej doemos, asnjë rreze shprese s’ndrite gjëkundi. Po e papritura ngjau dhe kjo e papritur erdhi nga qëndrimi i Woodrow Wilson-it”.

Kurse, Fan Noli në cilësinë e kryetarit të ‘’Vatrës’’ kishte takuar presidentin Wilson dhe në një letër që i kishte dërguar anëtarëve të kësaj shoqate shkruante:  “Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë me Presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha . .” dhe më tej:  “Gjatë kthimit unë si lutës i përulur iu afrova dhe i thashë ta shpëtonte këtë racë heroike dhe të pashpresë dhe t'i kthejë asaj bukën e jetës, lirinë. Dhe përgjigjja e tij fisnike ishte: “Unë do të kem një zë në Konferencën e ardhshme të Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë".

Dhe këtë premtim presidenti Wilson e mbajti edhe kur ishte shumë i sëmurë, kur kuptoi se Konferenca nuk po i merrte parasysh kërkesat e popullit shqiptar, ai prapë i bashkëngjitët punimeve të Konferencës dhe kur u sigurua për fatinë e Shqipërisë u kthye në Amerikë.

Pra, Shqipëria e sotme administrative është rezultat i patriotëve shqiptarë dhe SHBA-ve, respektivisht presidentit të saj Wilson, pasi që e mbrojtën nga copëtimi i shteteve ballkanike dhe fuqitë e kohës siç ishin Franca dhe Italia.

SHBA-të prapë në vitin 1999 i dalin në ndihmë popullit shqiptar me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe luftën e UÇK-ës. Me siguri ju kujtohet?  Ishte presidenti Amerikan, Bill Clinton që uli në prehrin e tij fëmijët shqiptar, duke i përçuar një mesazh të qartë dhe kategorikë bashkësisë ndërkombëtare: ‘’nëse mendoni të luani me fatin e këtij populli liridashës gaboheni rënd, ne nuk do t’ju lejojmë’’. Rezultatin e atij premtimi e kanë shijuar të gjithë shqiptarët, me intervenimin e fuqisë ushtarake më të madhe të kohës NATO.  

Në vitin 2007 në Tiranë, në vizitën historike ku u prit nga populli shqiptar si hero, erdhi presidenti i radhës George W. Bush ku deklaron:’’ Kosova sa më shpejt të shpallë pavarësinë kurse nga Tirana zyrtare kërkoj përgjegjësi për fatin e 7 milion shqiptarëve në Ballkan’’. Derisa Prishtina e kuptoi qartë këtë porosi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008, Tirana zyrtare ende po bëhet e shurdhër ndaj presidentit Bush.

Këto janë arsyet se pse shqiptarët duhet t’i gëzohen ditëlindjes së SHBA-ve. Ky shtet me vepra konkrete e jo me fjalë e ka dëshmuar përkrahjen dhe respektin që ka ndaj popullit shqiptar. Është detyrë e çdo shqiptari  që të kultivoj ndjenja miqësie ndaj SHBA-ve, qytetarëve dhe ushtarëve  amerikan kudo që ata ndodhën, sepse pa  përkrahjen e tyre nuk do të ishim këtu ku jemi. Madje pro-amerikanizmi  duhet të jetë pjesë e fuqishme e identitetit shqiptarë në shekullin 21. Vetëm mendja me të shkuar diçka keq për SHBA-të, qytetarët apo ushtarët e saj, është shenjë se ti nuk je shqiptarë.

A mund ta quash vetën njeri apo shqiptarë kur nuk e respekton atë që të ka mundësuar, të jesh ky që je sot? Një gjë duhet ta kuptoj çdo shqiptarë, ata që sjellin në pikëpyetje miqësinë shqiptaro-amerikane e sjellin në pikëpyetje të ardhmen e popullit të vet, familjes së vet dhe vetveten duke u mundësuar hienave ballkanike copëtimin e lehtë të gjahut.

Miqësia shqiptaro – amerikane në të kaluarën ka kaluar nëpër sprova të shumta, gjatë epokës së komunizmit, por edhe sot po kalon falë dy kategorive të popullit tonë, e që më së paku do të duhej nga ta: politikanëve dhe disa hoxhallarëve. Politikanët shqiptarë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup në vend së të bëjnë politikën për interesat e votueseve të tyre ata mbrojnë interesat e Rusisë në Ballkan. Disa hoxhallarë në vend së të mbrojnë parimet fetare dhe interesat e xhematit të tyre, po mbrojnë interesat e shejtanit duke ia shpërlarë trurin rinisë shqiptare me identitetin kombëtar dhe idetë e kohës së gurit.

S’ka dyshim se edhe këto sfida populli shqiptarë do t’i tejkaloj, pasi që rinia shqiptare gjithnjë e më shumë po vetëdijesohet dhe po angazhohet që shqiptarët në Ballkan të jenë të barabartë me të tjerët e jo si popull i dorës së dytë. Sukseset që na presin në të ardhmen do t’i realizojmë me mikun e vetëm SHBA-të, e cila edhe për gjatë shekullit 21 do të mbaj epërsinë e superfuqisë së vetme të kohës.

Forcat përparimtare shqiptare siç janë: politikanët e rinj, intelektualët, shoqërinë civile i bashkon ideali i të qenit i barabartë dhe i lirë, vlera këto të përbashkëta me shtetin dhe popullin amerikanë. Po këto vlera duhet të vlejnë edhe për politikanët shqiptarë në Ballkan duke u shkëputur nga interesat ruse dhe disa hoxhallarë duke u larguar nga shejtani dhe të afrohen më shumë me Zotin.

Miqësia shqiptaro-amerikane nuk ka lindur rastësisht, ajo erdhi si rezultat i ndihmës konkrete nëpër periudha të ndryshme historike që ky shtet i fuqishëm bëri për shqiptarët, kurse në traditën e popullit tonë është e rrënjosur thellë vetëdija pro-amerikane e shprehur përmes këngëve popullore:’’ mbaju Nëno mos ke frikë se ke djemtë në Amerikë’’ apo ‘’Amerikë, Amerikë për shqiptarët diell dhe dritë’’.

Urojmë që kjo miqësi të vazhdoj përgjithmonë, kurse popullit amerikan i dëshirojmë çdo të mirë në këtë shekull, sidomos në përhapjen e ideve demokratike, ide që ende i mbajnë në shpresë popujt e robëruar anekënd botës. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj!

Shrkuar nga Fadil Isufi;            

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin demos edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI  

 

 

                                                           

Marrëveshja e 23 qershorit për njohjen e polisave dhe efekti i sajë
Antiislamizmi musliman
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration