Lugina: Protestë në festë
Vështrime

Lugina: Protestë në festë

28.Nov.2013 15:07
0
Është e vështirë të pranohet fakti, se në shekullin 21, ku të gjithë vendet botërore njohin një zhvillim të hovshëm në shumë sfera të jetës, ne luginasit duhet të protestojmë. Shkruan: Fatlum Q. Hetemi fatlum hetemi Të protestojmë për të drejtat më elementare, që në shumicën e vendeve tani më janë harruar, jo për shkak rëndësisë, por për shkak të kërkesave tjera. Sot, qytetarët shqiptarë nga Lugina janë më të shtypur se kurrë. Ata nuk gëzojnë edhe të drejtat më parësore si pakicë në një shtet që thirret në emër të demokracisë. Ata sot janë më të harruar se kurrë, në një vend ku faktori ndërkombëtar është i pranishëm me shumë misione. Ata sot kërkojnë të drejtat elementare, që për shumë vende tjera do të ishte absurditet që në këtë kohë të kërkohen këto të drejta, të cilat kah moti është dashur të zgjidhen. Lugina po përjeton çdo ditë situata të vështira dhe nuk është se këto situata nuk kanë dashur t’i zgjidhin, sepse askush nuk dëshiron të jetojë me frikën e ndëshkimit për një gjë që është krejt normale, për një popull që është autokton dhe që padrejtësisht po tkurret nga politikat herë barbarisht të realizuara me veprim, si lufta, herë barbarisht të realizuara me procese politike, me ligje të krijuara aty për aty. Shqiptarët e kësaj ane janë lodhur me gjendjen e tillë, të krijuar padrejtësisht, sepse ata gjithmonë kanë dëshmuar se janë në gjendje të përshtaten më çdo situatë, aty ku duhet dialogu, aty kanë qenë; aty ku duhet të kontribuojnë, aty kanë qenë; aty ku duhet të luftojnë, aty kanë qenë. Prandaj kjo shihet edhe në protestat demokratike, të cilat janë shembull për të gjithë, pasi që pavarësisht të këqijave që kanë ndodhur mbi këtë popull shqiptar, ata kanë gjetur forcën për të vazhduar të jetojnë, vetëm që kjo zonë të frymojë shqip ashtu edhe siç i ka hije.   28 Nëntori dhe problemet e pazgjidhshme të shqiptarëve nga Lugina As qindra Nëntor që kaluan nuk po mund që të reflektojnë pozitivisht në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve nga Lugina, probleme që kanë zënë rrënjë më shumë se qindra vjet. Shqiptarët e kësaj ane edhe në këtë festë mbarëkombëtare gjenden në një situatë jo të volitshme, pasi që para kësaj feste ndodhen gjera që fatkeqësisht tani më janë bërë të njohura, sepse nuk është hera e parë dhe nëse kështu vazhdohet nuk do të jetë as hera e fundit. Ndodhitë e fundit që kanë ndodhur gjatë këtij viti, prej nëntorit të kaluar, që ishte i njëqindi janë të shumta, diskriminuese dhe të dëmshme për qytetarët shqiptarë, sepse këto i shtohen vetëm vargut të madh të problemeve, të cilat janë krijuar gjatë këtij shekulli dhe, që nuk po mund të zgjidhen asnjëherë. Shqiptarët e kësaj ane ende kanë problem me përdorimin e simboleve kombëtare, kanë probleme në siguri, kanë probleme në gjykata, kanë probleme në shëndetësi, kanë probleme në arsim, kanë probleme në sport dhe të gjithë këto nuk janë si rezultat i mos kërkesave, por janë si rezultat i një politike diskriminuese që vjen nga qeveria qendrore. Këto çështje vazhdimisht udhëheqësit politik i paraqesin para faktorit ndërkombëtar, para qeverisë serbe, para udhëheqëseve të Shqipërisë dhe Kosovës, por pavarësisht përpjekjeve të institucioneve shqiptare këto probleme vazhdojnë të jenë shqetësuese dhe vendimtare për ardhmërinë e qytetarëve të Luginës. Dhe,  nëse të gjithë këto probleme të përmendura nuk janë shqetësuese për faktorin ndërkombëtar dhe për qeverinë serbe, atëherë çfarë duhet të bëjnë qytetarët e kësaj ane? A duhet vallë që këta qytetarë të jetojnë të vdekur në një vend që duhet të jetojnë të gjallë? A duhet që para mijërave padrejtësive të heshtin dhe ashtu në heshtje të largohen ngadalë nga shtëpitë stërgjyshore? A duhet vallë që shqiptarët e kësaj ane të jenë shikuese në lojën ku luajnë vetë? A duhet vallë që të duartrokasin edhe kur pësojnë? Atëherë ku po mbetet e drejta e individit, e  drejta e pakicave, e drejt që është garantuar me kushtetutë dhe me Konventa të shumta që janë krijuar në emër të së drejtës. Dhe, nëse këto nuk janë shqetësuese atëherë shqetësimi si nocion nuk po ekzistuaka!
Të festosh duke protestuar!!!
Kësaj here e lidhi me tel, nuk e gozhdoi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration