Kësaj here e lidhi me tel, nuk e gozhdoi
Vështrime

Kësaj here e lidhi me tel, nuk e gozhdoi

27.Nov.2013 20:57
0
Erdhi edhe një 28 nëntor, shansi i mirë i politikanëve të Luginës që të mburren me vendosjen e flamurit duke imituar të madhin Ismail Qemalin. Më i shkathët, si nëntorin e kaluar edhe këtë nëntor, u tregua kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqiri. Nuk i pritej dhe vendosi që më 27 nëntor, ende pa rënë muzgu, të shpalos flamurin kombëtar, që ndër shqiptar festohet më 28 nëntor. Edhe flamurin që sot e vendosi, si duket e bëri vetëm për marketing, pasi ende nuk e ka gjetur atë të vitit të kaluar, kur, për dallim nga ky i sotmi që e lidhi me tel, atë e kishte gozhduar. Ndoshta lidhja me tel e shtizës së flamurit u bë për t’ia lehtësuar “vjedhjen” atyre që edhe 28 nëntorin e kaluar e lanë ballkonin e KKSH pa flamurin kuq e zi. Drejtuesi i këtij institucioni që është themeluar vetëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, deri më sot, kur ka hyrë në vitin e katërt të themelimit, akoma nuk ka arritur që t’ia mundësojë shqiptarëve të Luginës përdorimin zyrtar të flamurit, simbol kombëtar shqiptar. Nga ana tjetër nuk mbetet komunikatë në të cilën nuk trumbetohet për kompetencat e “shenjta” të KKSH-së, arsimin, informimin, përdorimin zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare. “Dëshirojë që viti i ardhshëm të jetë më i suksesshëm. Në pamundësi që të përdorim flamurin në atë formë siç e meritojnë shqiptarët, për shkak se është i ndaluar nga pushteti i Beogradit, edhe kjo formë e veprimit na shtynë neve që në vazhdimësi të kërkojmë që një ditë flamuri do të valojnë në të gjitha ndërtesat ku jetojnë shqiptarët”, u shpreh Beqiri para vendosjes së flamurit në ballkonin e godinës së KKSH-së. Nga ky fjalim i Beqirit, si çdo herë mbetemi me shpresë se vitin e ardhshëm do ta vendosim flamurin në mënyrë institucionale dhe pa frikë nga Beogradi. Beqirit i mbetet të angazhohet në institucionalizimin e simbolit kombëtar, ose në të kundërt nëse nuk mund ta bëjë këtë, atëherë të caktojë rojën në ballkonin e saj të “famshëm”, që mos t’i përsëritet rasti i 100 vjetorit të Pavarësisë. “Shumë martirë jetën flijuan, për ty flamur shkëmb e gur, brez pas brezi lartë të ngritën, që të përdhosesh s’lejuan kurrë”.   (Editorial i portalit Titulli)
Lugina: Protestë në festë
Sherri i Preshevës n’derë t’Stambollit!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration