Lugina dhe rruga për të shpëtuar nga krizat momentale
Vështrime

Lugina dhe rruga për të shpëtuar nga krizat momentale

20.Apr.2013 11:10
0
Për shqiptarët po përsëritet keq historia. Janë të shumtë ata që vetëm flasin, ka pak nga ata që shkruajnë e akoma më pak nga ata që lexojnë. Punë bëhet më së paku, kurse mund të themi se aktualitet dhe ngjarjet në vend dhe rajon fare nuk studiohen me mençuri. Ndonjëherë në jetë na ndodhin disa gjëra për t’i kuptuar disa të tjera. Absurditeti më i madh qëndron aty sepse neve si komb na ndodhën aq shumë  ngjarje e ndodhi fatale, pothuajse janë konsumuar edhe fjalët për t’i përsëritur e ripërsëritur sërish. Mirëpo ne vazhdojmë me fanatizmin tonë, duke këmbëngulur për të mos pranuar se cila është arsyeja, dhe akoma nuk arrijmë edhe vetë ta kuptojmë, duke e ditur që nuk është vetëm një e tillë. Shkruan: Fisnik Saqipi Fisnik-Saqipi Ne të gjithë ndajmë një obligim moral dhe etik, që të kontribuojmë për qytetet ku kemi lindur dhe rritur, është ky një obligim moral universal njerëzor. Çdo ndihmë që japim sigurisht është në dobi dhe në të mirën tonë, pavarësisht se ndonjëherë kalojmë krahas disa momenteve krize individuale dhe dëshpërohemi, prapë se prapë e ndjejmë brenda në vete atë se duhet të bëjmë diçka dhe ta ndryshojmë për të mirë, kur shohin gjithandej gjëra të deformuara. Motivimi në disa raste është i habitshëm, sepse lind papritmas dhe po nuk vepruam në kohë, shpërthyeshëm do të na ikë. Aktualiteti në Luginë Momentalisht Lugina e Preshevës vazhdon të jetë në një gjendje akute emergjente. Vazhdojnë të njëjtat lojëra, vetëm se protagonistët ndryshohen njëri pas tjetrit. Lind vetvetiu pyetja e famshme, a ka pas ndonjëherë liderë popullor popullata shqiptare e Luginës? Lider, të cilin e respekton dhe e vlerëson populli, dhe që ndjehet i kënaqur me të? Lugina s’është se s’ka pasur lider, por popullariteti i tyre ka zgjat gjithmonë shumë pak. Çdo herë, atyre, ju desh shumë pak kohë për të treguar kualitetet e tyre. Kemi pasur udhëheqës që nuk i respektonim, por i frikoheshim, dhe njeriu s’mund të vlerësoj dikë që nuk realizon as gjysmën e asaj që e premton. Sigurisht që nuk mund të jemi të kënaqur, sigurisht që aktualiteti është pothuajse i njëjti gjatë këtyre viteve të fundit. Vazhdojmë të vuajmë nga të njëjtat sindroma, kritikojmë, harxhojmë energji kot e kot, ndërsa ditët dhe jeta jonë kalon dhe për mirëqenien tonë askush, madje as ne vetë nuk mendojmë.   Bashkimi bën fuqinë  Uniteti kombëtar i Luginës është e vetmja rrugë, i vetmi shpëtim për të dalë nga kriza momentale dhe janë tre kategoritë e kësaj shoqërie që mund të na nxjerrin nga ky problem jetësor, e në të kundërt çdo ndarje do të jetë përçarje, dobësim por edhe shkatërrim! Kategoria e parë janë intelektualët tanë. Përderisa këta heshtin dhe tërhiqen, atëherë gabojnë rendë. Kategoria e dytë janë prijësit fetar, të cilët kanë mision të veçantë dhe të cilët duhet të bashkohen dhe të ulen në një tryezë së bashku për të folur e për t’i rrahur hallet dhe problemet e shqiptarëve mysliman, që jetojnë në këtë anë. Kategoria e fundit ndoshta ajo më e përgjegjshmja, janë udhëheqësit tanë politikë, sepse janë ata të cilët mbajnë mbi supet e tyre përgjegjësi të mëdha. Ideologjia e famshme 3D, ky trekëndësh aq i fortë, i cili me pak vullnet dhe dëshirë do të realizohet dhe padyshim për një kohë shumë të shkurtër do ndryshoj shumë gjëra, do të rilind optimizmin, e bashkë me optimizmin do të ndez dritën e gjelbër edhe shpresën rinisë. Ne, si popull, kemi fuqi dhe potencial, mirëpo vazhdon të na mungoj guximi për t’i thënë “po” bashkëpunimit. Disa vite më parë, por edhe aktualisht institucioni më i lartë “Akademia e Shkencave të Kosovës” në krye të saj ka një intelektual të Luginës, disa vite më parë kishte edhe kryetarin e “Kuvendit të Kosovës” dhe sa e sa të tjerë, në nivele të larta universitare, pa anashkaluar dhe intelektual që kanë vepruar, sakrifikuar dhe kontribuar për vite, brenda e jashtë vendit, të cilët e kanë dëshmuar me vepra dhe meritojnë respekt të veçantë dhe vlerësime maksimale të jashtëzakonshme. Marr guximin për të folur, për kategorinë më të ndjeshme dhe më të ndershme, për prijësit tanë fetar. Është zbuluar sipas disa studimeve se në ish republikën e SFRJ-së, është predikuar feja e censuruar, dhe ndoshta shkaku i kësaj, akoma ekzistojnë edhe disa mosmarrëveshje në këtë kategori të ndershme të shoqërisë. Dhe pjesës së tretë, të cilëve kredoja morale i ka rënë në zero, sepse në mënyrë më të ulët harruan gjakun e dëshmorëve dhe për një kohë shumë të shkurtër harruan të kaluarën dhe filluan bashkëpunimin dhe bashkimin me ata që na dëbuan me vite, na diskriminuan shekuj me radhë dhe ne serish vazhdojmë të mashtrojmë veten se ata kanë ndryshuar. Mirëpo ne serish paguajmë kosto të lartë si pasojë e mungesës së një identiteti dhe ndjekjes së një ideologjie të ndershme kolektive, sepse pak rëndësi ka, nëse dëmtohet tjetri, e rëndësishme është të realizojmë objektivat tona personale. Kjo është maksima ose parimi momental i tyre. E themi me detyrim, sepse duhet të jemi të drejtë dhe të sinqertë me veten, sepse për të përmirësuar duhet ndjekim ideologji të qarta e të pastra dhe të dobishme për të gjithë, të ndërtuara mbi prioritete të realizueshme dhe konkrete.   Konkluza Fare i thjeshtë është konkludimi. Të zbresim në fushën e veprimit dhe të fillojmë fushatën për të bashkuar këto kategori dhe pastaj, hap pas hapi, do realizojmë edhe planet e tjera. Sepse po nuk sakrifikuam, dihet mirë se çfarë na pret, po nuk morëm iniciativën atëherë kuptohet se do vazhdojnë edhe brezat që vijnë të përballen me këto probleme. Pengesat e para që ka çdo njëri, janë brenda tij dhe këto i di mirë gjithsecili nga ne, mirëpo duhet të çlirohemi dhe të bëhemi me mendje hapur. Është thënë që ne reagojmë vetëm atëherë kur të gjithë parametrat tona bërtasin, mirëpo ne akoma nuk po reagojmë pavarësisht se të gjithë parametrat po bërtasin e po vazhdojnë të na godasin. Suksesi dhe dalja nga kjo krizë vjen vetëm kur të jemi të bashkuar dhe duke inkurajuar njëri tjetrin, duke krijuar një klimë pozitive optimiste, duke përdorur një gjuhe argumentuese dhe me vizione të qarta zbatuese. Me këto mund t’ia dalim me guxim, shumë siguri dhe me krenari të pastër, sepse pa vendosmëri nuk do të ketë kurrë progres shoqëror. (Autori është psikolog i diplomuar) Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
(Marrë)veshja (jo)ideale – “Të gjithë kemi fituar”...
Letër e hapur kushtuar të ndjerit Rexhep Adili
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration