Letër e hapur kushtuar të ndjerit Rexhep Adili
Vështrime

Letër e hapur kushtuar të ndjerit Rexhep Adili

19.Apr.2013 12:19
0
Në shenjë respekti për nderë të pesë vjetorit të vdekjes së Rexhep Adilit Shkruan: Galip Beqiri [caption id="attachment_31682" align="alignnone" width="150"]Galip Beqiri Galip Beqiri[/caption] E nderuara familje Adili Të nderuar miq e sportistë të Rexhep Adilit, dhe Të nderuar bashkëvendës Mora shkas për të shkruar në pesë vjetorin e vdekjes të një kolosi të madh të sportit e posaçërisht futbollit, Rexhep Adilit, për të cilin ndaj kujtime të bujshme si një bashkëveprimtarë i kohës. Rexhep Adili, një shembull i pashoq si sportist, si prind, si mik, si pedagog e më e rëndësishmja si aktivistë të palodhshëm të çështjes kombëtare ku edhe ndërthuri veprimtarin e tij. Me vdekjen e Rexhep Adilit, vendlindja Tërnoci, po edhe Lugina e Preshevës e humbi njërin nga flakadanët i cili diti që përmes sportit të veproj e krijoj hapësirë për trajtimin e të gjitha çështjeve me rëndësi për shqiptarët. Rexhep Adilin e njoha si aktivistë që përherë ka qenë në ballë të çdo aksioni që është ndërmarrë si në fshat ashtu edhe më gjerë, në interes të çështjes shqiptare. Isha mefat që në të gjitha aktivitetet e ndërmarra të kem afër vetes dy ish nxënës të shkollës së mesme Rexhep Adilin dhe Ridvan Qazimin. Këta të dy ishin jo vetëm sportistë, por edhe aktivistë të dalluar për shumë çështje të kohës. Për Rexhepin kam kujtime të mira që nga shkolla e mesme në organizimin e turnirëve në shkollë, më pas e njoha si student, si lojtar të klubit futbollistik Tërnoci, më vonë si pedagogë në shkollë, si trajner i klubit Tërnoci, si anëtar i Federatës së Fudbollit të Kosovës. Po ashtu Rexhepi ka dhënë një kontribut të çmueshëm edhe gjatë luftës së Kosovës, po padyshim dhe gjatë Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rexhepi më vonë edhe si i punësuar në qendrën sportive “Rinia” në Bujanoc që kurr nuk është pajtuar me fatin dhe tretmanin që e kishte në këtë qendër sportive, nga se Rexhepi kërkonte gjithmonë aktivitete, kërkonte ndryshime në organizime sportive në interes të sportit. Krenoheme mburrem që Rexhepin e pata mik edhe pse për nga mosha kemi pasur dallime të mëdha. E nderuara familje e Rexhepit duhet të jeni krenar që keni pasur një bashkë familjar të tillë, të urtë e të sinqertë të shoqëruar me të gjithë. Sportist i dalluar, aktivist i dalluar një njeri me vizion me ideal të qarta dhe me karakter të fortë. Por mos lejoni kurr që në mesin tuaj të abuzohet emri i Rexhep Adilit. Ju rini dhe Sportistë duhet që gjithmonë të keni shëmbëlltyrën e Rexhep Adilit si një sportist patriot i cili e deshi shumë Tërnocin, Luginën por edhe shqiptarët. Me shumë rrespekt. Miku Juaj Galip Beqiri (Autori është kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc)
Lugina dhe rruga për të shpëtuar nga krizat momentale
Top “mediat” e Luginës…
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration