Vështrime
Kur lufta vetëmbrojtëse bëhet një akt i ndëshkueshëm
Lufta është akti më mëkatar i botës së njerëzimit ku gjithcka shndërron në armiqësi dhe urrejtje. Henry Dunant, babai i humanitetit i cili bëri gjithcka për viktimat dhe të plagosurit e luftës së përgjakur në betejën e njohur të Solferinos në vitin 1859, që atëherë tha: “Të gjithë jemi vëllezër”. Qëllimi i tij ishte të i bashkonte popujt nën shenjën e humanitetit dhe të krijojë kushte për jetë që do të mundësojë vendosjen e paqes autentike.
Shkruan: Hilmi Gashi
Vizioni i Dunant-it dukej tërësisht joreal, dhe aspak revolucionar. Mund të merret me mend se nuk hasë në dyer të hapura; armiqtë e rrethojnë duke e përqeshur, idetë e tij i quajnë edhe “budallëqe” dhe “të marra”. U deshën dekada dhe shekuj që ideja e tij të gjej vendin dhe domosdoshmërinë e saj, që viktimat e luftës duhet mbrojtur me Konventë ndërkombëtare.
Luftërat e quajtura të “padrejta” dhe të “drejta”, kanë qenë nocion i studimit që në filozofinë e lashtë duke filluar nga Aristoteli e deri tek Marksi. Dhe me të drejtë në shekullin XIX, termi “luftë e drejtë” u zëvendësua me atë “luftë vetëmbrojtëse”.Dikur, luftërat kanë qenë kasaphane të tmerrshme, ku kanë mundur të bëhen edhe masakra dhe krime ndaj civilëve e që, pas mbarimit të konflikteve dhe betejave, nuk janë proceduar si krime.
Me luftërat e shumta gjatë historisë thuajse gjithmonëkanëqenë shkelur normat ndërkombëtare të së drejtës, dhe asnjëherë s’kanë qenë bërë akt i ndëshkimitnë nivelin e merituar. Mbase ndëshkimi i krimeve të luftës, s’ka qenë rregulluar me të drejtën ndërkombëtare deri në Luftën e DytëBotërore,me procesin e njohur “Gjyqi i Nurembergut”.
Pas dy luftërave botërore, konventat ndërkombëtare kanë kodifikuar dhe imponuar ligjet dhe një etikë të luftës që palëve në konflikt ua ndalonte represaliet ndaj popullsisë civile.Në botën e sotme, përballemi me një ndryshim të karakterit të luftës. Siç duket veprimet e luftës janë bërë akte të ndëshkueshme jo vetëm për humbësit (agresorin), por edhe për fituesit (viktimën) e luftës.
Një konfuzion i tillë ka përfshirë edhe opinionin e Kosovës, rreth vazhdimit të proceseve gjyqësore kundër pjesëtarëve të UÇK-së, qoftë në Tribunalin e Hagës, qoftë në gjykatat e Kosovës dhe hetimet që i ka filluar EULEX-i që nga viti 2008. UÇK-ja padyshim ka qenë në anën e fituesve të luftës së fundit të Kosovës dhe asnjë histori nuk mund ta mohojë se ka zhvilluar një luftë të drejtë dhe për kauzën e pavarësimin e merituar të Kosovës, duke e pasur edhe përkrahjen e botës demokratike dhe angazhimin vendimtar të forcave të NATO-s.
Por ç’po ndodh sot? Në një thënie të një filozofi ku shkruante për shkakun dhe tëpavetëdijshmen, thoshte: “një i varfër mori hua nga një i pasur 25 florinj,duke u siguruar për varfërinë e tij. Të njëjtën ditë mirëbërësi e gjeti atë në një restorant para një pjate prej salmoni me majonezë. Ai e qorton. Si ju merrni para hua tek unë dhe pastaj porosisni salmon me majonezë? Për ketë ju deshën paratë e mia?Unë ju kuptoj– përgjigjet i akuzuari. Kur kam para,nuk guxoj të ha salmon me majonezë. A nuk me thoni kur do ha salmon me majonezë?
Pyet edhe populli sot, pyesin edhe çlirimtarët, se cka po ndodhë në oborrin e tyre?Kur do i gëzoj ky vend dhe qytetarët e saj vlerat e një lirie të shumëpritur të fituar me mund dhe gjak? Kush mund të dojë vendin tonë më shume sesa shqiptarët, ne vetveten?Vendi ynë po vazhdon të ballafaqohet me një situatë të rëndë. Dhimbjet për të vrarët dhe të pagjeturit vazhdojnë të shqetësojnë zemrat e rreth dy mijë familjeve.
Ndërkohë, që edhe për mijëra të tjera, dhimbja nuk ka të ndalur pasi, UNMIK-u, EULEX-i, dhe as institucionet tona të drejtësisë nuk kanë arritur as minimalisht të ndjekin dhe ndëshkojnë kriminelët e shumtë serbë, që kryen gjenocid dhe etnocid ndaj shqiptarëve. Sipas të dhënave të shumta, për 14 vjet që nga mbarimi i luftës, vetëm tre serb janë gjykuar për krime lufte në mënyrë përfundimtare. Ndërsa, sipas EULEX-it, janë ndëshkuar pesë veta. Por, sa ka vend kjo, ndëshkimi i 3-5 vetave për 12 mijë viktima shqiptare.
Jo shumë kohë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë të ditur se, do të ngrenë një muze, ku do të jenë afishuar krimet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi mosha e tyre e re dhe koha kanë bërë që të harrohën një pjesë e këtyre krimeve. Padyshim vendi më demokratik në botë nuk mund të harroj luftëtarët e vetë, të cilët dhanë jetën përballë bishës naziste dhe koalcionit të tyre Berlin-Tokio-Romë.
Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti më i përgjakshëm i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945.Për politikanët tanë shqiptarë të Kosovës të majtë dhe të djathtë po ju kujtojmë një tragjedi që kombi amerikan nuk e ka harruar dhe s’ka për ta harruar kurrë, e cila ka të bëjë me sulmin mbi Pearl Harbor i kryer nga aviacioni japonez kundër bazës detare të Shteteve të Bashkuara, Hawai, në mëngjesin e 7 dhjetorit 1941 (8 Dhjetor në Japoni), e cila edhe sot e kësaj dite respektohet nga ushtria dhe kombi amerikan. Aq e vërtetëështë kjo sa që luftanijet amerikane nga me e thjeshta deri tek ajo më e sofistikuara, sikurse është aeroplanmbajtësja me emrin e ish-Presidentit antikomunist “Ronald Regan”, sa herë që mbarojnë udhëtimin apo inspektimet në Paqësor do të ndalojnë dhe me një ceremoni të vecantë do të ndërojnë mijëra ushtarë amerikanë të vrarë nga sulmi i aviacionit japonez. Nuk ka asnjë shans që luftanijet dhe aeroplanmbajtëset amerikane të kthehën në SHBA pas inspektimeve të tyre, pa u kthyer dhe pa zhvilluar ceremoninë e përkujtimit të amerikanëve të bombarduar dhe të vrarë pabesisht nga ushtria japoneze.
E pra, nuk ka shembull më prekës, por edhe më të fuqishëm për të treguar vitalitetin e një kombi sikurse është rasti i kombit amerikan. Mëqenëse në SHBA po ngrihet një muze për të treguar krimet e Luftës së Dytë Botërore është momenti që edhe politika dhe kombi ynë të reflektojnë sa nuk është vonë. Një thënie e Winston Curcill, e cila do të mbetet e pavdekshme thotë se: “Historia shkruhet nga fitimtarët”.
Lufta çlirimtare e popullit shqiptar të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është kapital i pazhdukshem në historinë e këtij vendi, njëherësh është argumenti më i fuqishëm për pavarësinë e tij. Rrjedhimisht, vlerat e kësaj lufte do të duhej të ishin mbrojtur tashmë me rezoluta e me ligje, sepse duke i mbrojtur ato vlera, Kosova mbron të ardhmën e vet si vend i lirë.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!