Vështrime
Ibrahim Rugova e ka vendin në piedestal të historisë shqiptare
Këto ditë ishim dëshmitarë të (stër)përsëritjes së sulmeve primitive, barbare e meskine të Adem Demaçit ndaj figurës së Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës.
Shkruan: Nehat Hyseni
Adem Demaçi si person që ”ia din rendin” sharjeve dhe shfryerjes vullgare të pasionit të tij, qoftë edhe mbi figurat emblematike të kombit shqiptar në përgjithësi, si dhe të historisë moderne të Kosovës në veçanti, ky ves i tij e trishtoi opinioinin mbarëshqiptarë.
Ndoshta më tepër na bëri përshtypje fakti se pse pikërsiht tani, kur përfunduan me sukses zgjedhjet lokale, që nga qarqet diplomatike europiane e botërore u cilësiuan si më demokratiket në hiostorinë e Kosovës?
Sa duket, në këtë fundvit, kur zakonisht bëhet bilanci për të arriturat, sukseset dhe dështimet e ekonomisë dhe politikës gjithkund në botë, prandaj edhe në Kosovë, sipas të gjitha gjasave, ishte moment për të sulmuar dhe për ta shpërqëndruar vëmendjen opinionit nga gjendja e trishtueshme dhe mjerimi ekonomik e social që e ka katandisur Kosovën, me pothuajse 1/3 e popullsisë në varfëri ekstreme.
Dorën në zemër, as rezultatet e partisë që aktualisht udhëheq qeverinë e Kosovës, duke krijuar mazhorancë qeverisëse të pakicës shqiptare me minoritarët, qofshin ata edhe serbë, megjithatë nuk ishin të mira. Kjo parti politike i humbi komunat më të rëndësishme, si psh. Ferizajin, Gjilanin, Vitinë etj, edhepse kohë më parë lavdërohej se “do t’i fitoj pa problem”.
Por, nuk ishte vetëm disfata në zgjedhjet lokale që e brengosi avokatin e kësaj partie para opinionit z.Adem Demaçin.
Përkundrazi. Viti 2013 do të mbahet në mend më tepër si nënshkrim të turpshëm dhe kapitulues para Serbisë, të “Marrëveshjes…” më 19 prill 2013 në Bruksel. Aty, kryeministri aktual i Kosovës e nënshkroi kapitulimin e pakusht të Kosovës ndaj Serbisë, ngjajshëm me kapitulimin e politikës kosovare në vitet 90-ta ndaj Serbisë, me ndryshimet e atëherëshme kushtetuese.
Mirëpo, derisa atëherë klasa politike kosovare arsyetohej me politikën e “vëllazërim-bashkimit” dhe me tutorizmin partiak e policorë të Serbisë, tani në Kosovën e lirë, kur nuk me kemi as policinë serbe e as Partinë komuniste në Prishtinë, sigurisht se veprimi i tillë është vështirë të arsyetohet.
Andaj, mendoj se pikërisht këtu qëndron problemi i arsyetimit dhe mbrojtjes së asaj që as nuk mund të arsyetohet, e aq më pak të mbrohet as para shqiptarve në Kosovë, e as para Zotit. Prandaj edhe Adem Demaçi ka zgjedhur pikërisht tani kohën për të sulmuar që pikërisht tani të sulmohet në mënyrë të paskrupullt Dr. Ibrahim Rugova!
Sepse, Hashim Thaçi dhe Adem Demaçi, si trima të Kosovës, na “çliruan” nga Serbia. Kurse, Ibrahim Rugova na paskësh qenë “frikacak” dhe nuk paska pasur guximin as të luftoj, e as të shetisë midis Prishtinës gjatë kohës së okupimit, siç bënte Adem Demaçi, pa iu rrezikuar as qimja e flokut!
Pra, ajo që don të na servoj Adem Demaçi, me demek, është ndarja e shqiptarve në “miq dhe armiq”, si dikur në regjimin komunist, në “patriotë e tradhëtarë”.
Natyrisht, “patriotët” e Adem Demaçit tani janë zënë “pisk”, meqë na e rikthyen Serbinë sërish në Kosovë, duke e futur Asociacionin e komunave me shumicë serbe si “Republika Srpska”, dmth. si “kali i Trojës” të Kosovës, ose si shtet brenda shtetësisë së brishtë e me plotë halle e mangësi, të Kosovës.
Natyrisht se këtë akt aq të dëmshëm dhe trishtues, me të cilin disfunksionalizohet shtetësia dhe seriozisht vihet në pikëpyetje pavarësia e Kosovës, meqë Serbisë i pranohen ingjerenca Brenda shtetit të Kosovës, i ndjeri Presidenti Rugova nuk do ta kishte nënshkruar kurrën e kurrës. Dhe këtë e dijnë të gjithë kosovarët.
Prandaj, këtë s’ka mundësi që të mos e dijë as Adem Demaçi. Sepse, “trimat” e tij sot, të cilët, për hire të së vërtetës, i kanë siguruar para të majme dhe rrogë marramendëse, shoferë dhe veturë personale për te, si dhe pagesa e beneficione të tjera nga taksapaguesit kosovarë. Si kundërshpërblim Adem Demaçi tani po e bënë avokatinë ndaj zhbërjes trishtuese të shtetësisë dhe përdhosjes së pavarësisë së Kosovës.
Prandaj, Dr. Ibrahim Rugova është arkitekt i Pavarësisë së Kosovës dhe sulmet meskine ndaj kësaj figure gjigante të Kosovës moderne nuk ia ulin aspak vlerën dhe meritat e tij historike. Përkundrazi, sulmet e tilla flasin qartë për dashakeqësinë, smirën dhe zilinë e sëmurë të tyre, pa ia arritur qëllimit të tyre për ta baltosur këtë figure të madhe të shqiptarisë, që ka zënë vend të lartë,në piedestalin e historisë tonë kombëtare.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!