Vetëvendosje: Kundërshtojmë idenë që Lugina e Preshevës t’i bashkëngjitet Kosovës
Lokale

Vetëvendosje: Kundërshtojmë idenë që Lugina e Preshevës t’i bashkëngjitet Kosovës

22.Sep.2018 20:09
0

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, fton të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkëngjiten protestës së tyre më 29 shtator të këtij viti, siç ka thënë ajo, për ta parandaluar iniciativën e fundit të presidentit Hashim Thaçi për ndarjen e vendit, shkruan "Zëri.info".

Haxhiu gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka vlerësuar se kreu i shtetit kurrë s’ka qenë në situatë më të vështirë politike sesa që është tash që nga fillimi i karrierës së tij politike. 

A e përkrahni idenë që Lugina e Preshevës t’i bashkëngjitet Kosovës dhe çka nëse kjo e fundit ndërrohet me veriun e Kosovës?

Haxhiu: Ne si Vetëvendosje kundërshtojmë idenë e shkëmbimit territorial, madje për neve është e papranueshme që kjo temë të normalizohet në Republikën e Kosovës. Thaçi ka bërë gabim që e ka normalizuar “shkëmbimin” si koncept, kjo është e papranueshme për ne. Ne kemi pasur edhe shumë paraqitje të tjera publike, por edhe në Kuvend disa herë e kemi ngritur çështjen e qytetarëve ose të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, në Medvegjë e në Bujanoc dhe pat pasur edhe një rezolutë të Kuvendit, e cila ndër të tjera ka kërkuar edhe reciprocitet politik, që nënkupton reciprocitet të të drejtave ndërmjet serbëve që jetojnë në Kosovë me shqiptarët që jetojnë në Kosovën Lindore.

Daci thotë se ideja e korrigjimit të kufirit dhe përfshirja e Luginës lindi në vilën e tij në takimin me Thaçin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration