LPD ngushëllon familjen e futbollistit Triumf Shabani
Lokale

LPD ngushëllon familjen e futbollistit Triumf Shabani

29.Jun.2014 18:09
0

Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) dhe udhëheqësi i saj Jonuz Musliu, i cili është njëherit edhe kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, me pikëllim të madh kanë marrë lajmin e hidhur për vdekjen e papritur të futbollistit të “Ferronikelit” të Kosovës, Triumf Shabani, i cili me origjinë ishte nga Verbani, Komuna e Bujanocit.

Ndërrimi i jetës në fushë të lojës dhe në ditë të partë të muajit të bekuar të Ramazanit, tregon për shpirtin e pastër dhe të dëlirë të cilin e kishte i ndjeri Triumfi, një futbollistë 20 vjeçar me një perspektivë të shëndosh të futbollit shqiptar. Ndarja nga ne e djaloshit nga Verbani i Bujanocit, jo vetëm që është një humbje për familjen e tij, për “Feronikelin” e kolegët e tij, por edhe një mungesë për sukseset e mëtejme të futbollit shqiptar”, thuhet mes tjerash në kumtesën ngushëlluese të LPD-së dhe drejtuesit të saj Jonuz Musliut.

LPD i shpreh ngushëllime familjes Shabani, Ekipit të Futbollit “Ferronikeli” dhe gjithë atyre që e njohën e dëgjuan për sukseset e këtij djaloshi, i cili do të jetë gjithherë në zemrat tona, thuhet në ngushëllimin e LPD-së./Titulli.com/

Shokët rrëfejnë momentin e vdekjes së futbollistit nga Bujanoci (video)
Problemet e zhvillimit ekonomik të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration