Preshevari nokauton serbin në raundin e parë, ia theu hundën (Foto & Video)
Lokale

Preshevari nokauton serbin në raundin e parë, ia theu hundën (Foto & Video)

14.Dec.2014 13:11
0
Boksieri preshevar shënoi fitore me nokaut në raundin e parë ndaj serbit, Vanja Kostel, në duelin e zhvilluar në Zvicër.

Sevdail Sherifi ka shënuar një fitore të rëndësishme të boksit profesionist të shtunën në mbrëmje në Dubendorf afër Cyrihut.

Ai mposhti me nokaut klasik në raundin e parë boksierin nga Serbia, Vanja Kostel.

Sherifi, i njohur me nofkën "Iliriani", me një gjysmë aperkat të saktë, me dorën e majtë, në raundin e parë e rrëzoi për dysheme serbin, i cili më nuk arriti të ngrihej.

Pas meçit u konstatua se Kostel ka thyer hundën, fakt të cilin e potencoi edhe Sherifi, transmeton Titulli.

Duket se eksperienca që ka marr kohëve të fundit në kampet e ushtrimeve në SHBA dëshmojnë për përparimin që ka shënuar.

Sherifi 26 vjeçar është nga Tërrnava e Preshevës, ndërsa bokson në kategorinë Cruiser nga viti 2009. Deri më tani ka shënuar 11 fitore, 3 humbje e 4 barazime./Titulli.com/

 
 
Lugina kërkon ta ketë përfaqësuesin e saj në Qeverinë e Kosovës
Lugina me zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration