Lugina me zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës?
Shqiptarët e Luginës do të kenë përfaqësuesin e tyre në Qeverinë e re të Kosovës.
“Kosova Lindore do të jetë e përfaqësuar në Qeverinë e Kosovës me një zëvendësministër. Ky vend është siguruar më herët në marrëveshjen e koalicionit mes PDK-së dhe “Vatrës”, ku vet Hashim Thaçi na ka premtuar se do të kemi përfaqësuesin tonë në nivelin qeveritar”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Lëvizja “Vatra”, transmeton portali informativ Titulli.
“Ne Lëvizja “Vatra” me seli në Gjilan jemi të bindur se do ta kemi përfaqësuesin tonë në Qeverinë e Kosovës duke ju referuar një marrëveshje të koalicionit të mëhershëm në mes të PDK -së dhe “Vatrës. Ne maj të viti 2014 kem lidhur koalicion për zgjedhjet qendrore me PDK, ku si rezultat i kësaj marrëveshje ne do të duhej të përfaqësohemi në qeverisje me një zëvendësministër”, thuhet në kumtesën e lëshuar sot.
Kjo Lëvizje, që rreth vetes grumbullon shqiptarët e shpërngulur nga Lugina që jetojnë në Kosovë, thekson se është në bisedime të vazhdueshme për të realizuare marrëveshjen e koalicionit PDK-VATRA.
Palët janë dakorduar me kryetarin e PDK-së Hashim Thaçin që “Vatra” të përfaqësohet në nivel zëvendësministri në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës. /Titulli.com/