Biblioteka e Qytetit në Gjilan do të marrë emrin e Beqir Musliut

Nga Redaksia.B 11.06.2018 14:37

Komuna e Gjilanit për nder të Ditës së Çlirimit nga sot ka nisur me aktivitete të ndryshme shënimin e Ditëve të Lirisë së Gjilanit duke nderuar e çmuar vlerën e madhe të shkrimtarit Beqir Musliut.

Me homazhe pranë varrit të shkrimtarit dhe shpalljen e fituesit të çmimit “Beqir Musliu”, kanë shënuar fillimin e ditëve të festës dhe krenarisë në shenjë të lirisë që gëzojmë gati dy dekada.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka thënë se Beqir Musliu ishte një gjigant në letërsinë shqipe, jo vetëm shqiptare, por edhe më gjerë.

“Nga sot nisim iniciativën për emërtimin e Bibliotekës së Qytetit me emrin e tij. Njeriu i letrave e i librit duhet të jetë në auditoriumin e madh të librave e të leximit, sikur që është biblioteka e re e Gjilanit, që na bënë nderë të gjithëve me emrin Beqir Musliu”, tha Haziri.

Në ambientet e Bibliotekës së Qytetit është publikuar fituesi i çmimit letrar “Beqir Musliu” që juria profesionale e cila ka ndarë këtë çmim për Ramadan Rexhepin, një shkrimtarë e publicist nga Kosova Lindore me qëndrim prej rreth dy dekadash në Skandinavi.

Nga Redaksia.B 11.06.2018 14:37
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.