Skenarët e mundshëm të shkëmbimit, Veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës, Trepça nyja kryesore

Nga Redaksia 16.04.2018 10:12

Pas shtatë viteve nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi ende nuk është arritur ndonjë rezultat konkret në normalizimin e marrëdhënieve mes veti.

Në një raport të publikuar nga Instituti për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG) përmendet në një pjesë të rekomandimit edhe rregullimi i kufijve apo shkëmbimi  territorial, shkruan Titulli.com.

Sipas këtij rekomandimi shkëmbimi mundë të jetë një zgjidhje praktike në qoftë se vjen me një marrëveshje mbi Trepçën dhe Ujmanin-Gazivodën ndërsa defekti është se një marrëveshje e tillë mundë të përtërijë konfliktet në rajon.

Hulumtimi i bërë thotë se kompromisi dhe pëlqimi i Serbisë nuk është i garantuar dhe se Serbia mundë të kërkojë më shumë nga Kosova në këmbim të Luginës së Preshevës.

“Do të ishte sfiduese që Kosova të bëjë që Serbia të heq dorë nga pushteti mbi Luginën e Preshevës sepse Serbia kontrollon këtë pjesë dhe në një masë të madhe edhe veriun e Kosovës”, thuhet në rekomandimin e raportit, transmeton Titulli.com.

Ky skenar i i shkëmbimit territorial (Veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës)vlerësohet i rrezikshëm që mundë të destabilizonte rajonin dhe do të kishte implikime negative ekonomike.

Me gjithë këto rreziqe sipas raportit të hulumtimit nëse ky skenar do të ketë mbështetje më të gjerë ndërkombëtare dhe në një farë mënyre të kënaq të dyja palët atëherë mundë të provohej si një zgjidhje e mundshme afatgjate./Titulli.com/

Nga Redaksia 16.04.2018 10:12
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.